Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se bie dakord me qëndrimet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili tha se bota në asnjë rrethanë nuk duhet të lejojë Rusinë të “brutalizojë” Ukrainën pa pasoja. Pas daljes nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Stoltenberg ka thënë se është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë ta dënojë Rusinë dhe ta mbështesë Ukrainën në luftë. “Nëse nuk ngrihemi për Ukrainën, atëherë asnjë komb në botë nuk është i sigurt”, tha Stoltenberg. “Askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo luftë, por me mbështetjen…
Author: tirana
Një aksident është regjistruar në Pogradec, ku e lënduar mbeti një italiane. Në aksidentin e ndodhur në aksin nacional Pogradec-Lin mësohet se janë përfshirë një kamionçinë dhe një motomjet. E plagosura fillimisht u dërgua në spitalin e Pogradecit dhe tani mësohet se është nisur me helikopter drejt Tiranës, për trajtim më të specializuar.
Një velierë me emrin ‘Monreve’ me flamur ukrainas ka dhënë alarmin SOS pasi kishte pësuar një avari në motorra dhe po rrezikohej jeta e personave në bord. Mjeti ndodhej afër grykëderdhjes së Semanit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se falë ndërhyrjes në kohë te efektivit të anijes P-112 mjeti arriti të shpëtohet dhe vijojë rimorkimi drejt portit të Vlorës. Operacioni SAR u finalizua me sukses nga anija e Rojes Bregdetare, teksa personat e shpëtuar ndodhen në gjendje të mirë shendetesore.
Zhaklin Lekatari foli për seksin pas moshës 60 vjeç, një temë që konsiderohet ende tabu në vendin tonë. ”Në fakt mendohet se marrëdhënie seksuale bëjnë vetëm të rinjtë, por kjo është gabim…në moshën mbi 60 vjeç, mbase bëhet më shumë. Kultura të ndryshme kanë përjetime dhe diskutime të ndryshme për seksin, psh. në vendin tonë një femër mbi 40 vjeç siç jam unë, duhet të ishte me kohë e “dalë nga tregu” për pjesën e intimitetit, por në fakt nuk është kështu pasi seksualiteti dhe dëshirat seksuale nuk lidhen me moshën” vazhdoi më pas ajo.”Seksi duhet të konsiderohet si ushqimi…
Fitore Geci, nëna e 3-vjeçarit që u dhunua fizikisht nga edukatoret e çerdhes “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë u shpreh e revoltuar se i biri ka probleme me zemrën, e sipas saj, edukatoret e kopshtit nuk e kanë ushqyer. “Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hangër pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndal i ka hëngër dy hamburger dhe një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më…
Një operacion i madh i policisë italiane në zonat Alba dhe Bra ka çuar në arrestimin e 45 personave që merreshin me shpërndarjen e drogërave të forta, mes tyre edhe dhjetra shqiptarë. Hetuesit italianë thonë se përmes klientëve mundën të bien në gjurmët e shpërndarësve të drogës, duke identifikuar edhe bazat e tyre. Policia thotë se mes 45 të arrestuarve, 14 janë shtetas italianë dhe 31 janë shtetas shqiptarë. 16 persona të tjerë janë ende në kërkim pasi operacioni është duke vijuar.
Refugjatëve ukrainas do t’iu mundësohet të jetojnë në Bashkimin Evropian pa aplikuar për azil deri në mars të vitit 2025, sipas planeve të publikuara nga Komisioni Evropian të martën. “Ne u qëndrojmë mbrapa fjalëve tona. Ne i kemi mbrojtur ata që kanë pasur nevojë prej ditëve të para të pushtimit rus në Ukrainë dhe do të vazhdojmë kështu për aq sa të ketë nevojë”, ka thënë Komisionarja e BE-së për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, përmes një deklarate. Ukrainasit që i kanë ikur luftës janë përjashtuar nga procedurat e shumta për azil, të cilat i zbatojnë vendet anëtare të BE-së.…
Pas 1 viti aspak produktiv, Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore do të ketë dhe 6 muaj kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor. Zgjatja e afatit pritet të miratohet nga deputetët në seancën e ditës së enjte. Në këtë sezon të ri, Komisioni do përballet me ndryshime nga kampi opozitar. PD ka paralajmëruar ndryshimin e bashkëkryetarit, por dhe përbërjen e deputetëve, ndërsa nga PS, Damian Gjiknuri do të vijojë të jetë përfaqësuesi i mazhorancës. Brenda 6 muajve, dy janë çështjet emergjente të cilat do duhet të marrin zgjidhje: mundësimi i votës së emigrantëve dhe ndryshimi i…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Duke e cilësuar Sorecën, një mik të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Spiropali theksoi se për Shqipërinë, Bashkimi Europian nuk është një nga zgjedhjet, por e vetmja zgjidhje. Statusi i plotë: 🇦🇱🇪🇺| “Kënaqësi që prita sot Ambasadorin Soreca, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Tiranë, mik i mirë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. 🤝 ✅ Për Shqipërinë, Bashkimi Europian nuk është një nga zgjedhjet, por e vetmja zgjidhje. Mbështetja e familjes së madhe Europiane, duke…
Analisti Milaim Zeka u shpreh se konflikti në Bruksel, më 14 shkurt, erdhi nga Albin Kurti, pasi kryeministri i Kosovës e quajti zyrtarin e lartë të BE, Josep Borrell gënjeshtar. I ftuar në “TopTalk”, Zeka tregon se Kurti i ka propozuar ndërmjetësuesve të lartë një dokument, të cilët ata e kanë refuzuar, duke i thënë se të njëjtën gjë kanë bërë edhe me Serbinë. Kurti duke u treguar mosbesues u ka kërkuar që ta shohë dokumentin e propozuar nga Serbia, thotë Zeka. Pasi ky dokument u vonua, Kurti akuzoi Josep Borrell se një dokument i tillë nuk ekzistonte por po…
Faqja “Vrojtuesit e lagjes” ka denoncuar përmes rrjeteve sociale një familje të njohur ditën e sotme. Bëhet fjalë për familjen e njohur të Mihrije dhe Naim Abazit. Dikush nga banorët e lagjes Bregu i Diellit ku është banesa e çiftit Naim e Mihrije ka denoncuar se po bëhet mbindërtim në banesën e tyre, Sakaq, reagimi i Naim Abazit ka qenë i menjëhershëm, i cili e ka dhënë versionin e tij, duke mohuar se po bën mbindërtim. “Jo për Zotin s’ka mbindërtim po kulmin po e ndërrojmë se na u ka kallë besoj e keni pa! Tash fillon dimri dhe s’ke…
Një i ri 25 vjeç ka tentuar t’i japë fund jetës në qytetin e Korçës. 25-vjeçari ishte gati për t’u hedhur nga kati i pestë i pallatit, por forcat e policisë kanë shkuar në momentin e duhur dhe kanë shpëtuar të riun.