Dashi Të mërkurën do të jetë një ditë plot energji dhe vitalitet për ju. Ju do të jeni në gjendje të përballoni çdo sfidë me vendosmëri dhe guxim të madh. Përfitoni sa më shumë nga kjo ngarkesë pozitive dhe mos kini frikë të përfshiheni. Ju mund të merrni rezultate të mahnitshme! Demi Të mërkurën mund të keni një surprizë të këndshme në dashuri. Mund të jetë mundësia e përsosur për të bërë një hap përpara në marrëdhënien tuaj ose për të takuar dikë të veçantë. Mos harroni të ndiqni instinktet tuaja dhe mos e humbisni këtë mundësi! Binjakët Të mërkurën…
Author: tirana
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Mylte të Lezhës. Flakët kanë djegur katin e dytë të banesës e cila ka qenë në ndërtim. Familjarët nuk ndodheshin në shtëpi, në momentin kur ka rënë zjarri. Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një bombol gazi që po përdorej për punimet e banesës.
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë turistja italiane që u aksidentua pasditen e së martës në Pogradec. Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Korçës, 31 vjeçarja u transportua për në kryeqytet, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip “Benz” që përplasi turisten italiane.
Janë në hidhërim patologjik sot në Shqipëri të paguarit e Beogradit, të Athinës dhe të Moskës I.E para që e denoncoi, para dy vjetësh, financimin nga Moska të shqiptarëve agjentë të Rusisë, ishte ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zonja Yuri KimPo sot çfarë kanë këta agjentë që mbetën nëpër ekranet televizive me inat antishqiptar?!! Por, bashkë me këta të shitur…Sot është në ankth historik edhe Athina politike, dhe Beogradi politik.Sepse shqiptarët po kërkojnë të ecin në rikthimin e historisë së tyre të grabitur nga Beogradi dhe Athina, që sigurisht se në historinë 200 vjeçare, Moska ka…
Pedagogu Rezart Prifti dhe kryetari i partisë Bindja Demokratike, Fabian Topollaj kanë debatuar në lidhje me krijimin e partive të reja. Sipas pedagogut Prifti, partitë e reja nuk kanë as lider dhe as ideologji. Ai u shpreh se partitë e reja nuk duan të kenë lider sepse nuk kanë guximin të garojnë për të kryesuar partinë. Nga ana tjetër Topollaj tha se nuk ka asnjë parti të re pa ideologji dhe cilësoi si partinë me ideologjike partinë “Lëvizja Bashkë”, të drejtuar nga Arlind Qori. Pjesë nga debati në studio Fabian Topollaj: Ne kemi pasur parti të vogla të cilat kanë pasur…
1.Trajtimi me aloe vera. Hiqni shtresat e jashtme të gjethes për të nxjerrë xhelin e aloe verës. Më pas, aplikojeni në shenjat tuaja. Masazhojeni xhelin në lëkurë me lëvizje të buta rrethore dhe lëreni për gjysmë ore. Bëjeni këtë dy herë në ditë. Aloe Vera gjithmonë është njohur për efektivitetin e saj në zhdukjen e shenjave për shkak të vetive antiinfliamatore dhe antibakteriale. 2.Trajtimi me vaj ulliri. Aplikoni vaj ulliri esktra të virgjër në zonën e prekur dhe masazhojeni me lëvizje rrethore. Lëreni për 30 minuta ose gjithë natën nëse dëshironi. Mos e lani me ujë; thjesht pastrojeni me një copë…
Presidenti i Republikës Bajram Begaj është takuar me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në New York, ku ndodhet me delegacionin shtetëror të Republikës së Shqipërisë për javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti i Republikës, mori pjesë sot në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i njohur si Samiti për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku marrin pjesë kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky samit, i dyti që nga miratimi i Agjendës…
Inter nesër do të fillojë rrugëtimin në Champions League, ku do të ndeshet me Real Sociedad, ndeshje e vlefshme për grupet e këtij kompeticioni. Cuadrado dhe Calhanoglu janë mungesat e ditës së nesërme, por për turkun, Inzaghi ka konfirmuar zgjidhjen. “Real Sociedad është një ekip i fortë, që ka një trajner prej disa vitesh, duhet t’i bëjmë ballë organizimit të tyre. Mungesa e Calhanoglu? Unë do t’i besoj Asllanit. Ai është një lojtar i madh, shumë na e kanë kërkuar aktivizimin e tij dhe momenti ka ardhur. Asllani është një lojtar shumë i rëndësishëm për Interin, ashtu si Calhanoglu. Nesër…
Këngëtarja Barbana Dini, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë nënë. Lajmin e bukur e ka ndarë në “Instagam” dhe vajzës ka zgjedhur t’i vendosë emrin e të vëllait, Ergi Dini, i cili humbi jetën në një aksident disa vite më parë. “Më 15 shtator mes emocioneve të papërshkrueshme, erdhi në jetë mrekullia jonë Ergola Ergi Parubi! Erdhe si bekim për t’i dhënë jetës tonë motiv, ngjyra, jetë e dashuri të pakufi! Bija ime, je kryevepra ime! Jam e bindur që këtë emër që babi yt zgjodhi për ty do ta mbash me shumë…
Trupi gjykues vendosi sot që Dritan Goxhaj të ekstradohet me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë. Ish-luftëtari i UÇK-së u mbrojt sot përpara togës së zezë. Në fjalimin e tij, Goxhaj përsëriti se ky ekstradim është një shkelje e ligjit dhe thyen çdo Marrëveshje Ndërkombëtare. Ai pretendon se nuk ka shkelur në asnjë moment ligjin dhe kjo që po i ndodh atij është një rrëmbim dhe dorëzim tek të ashtuquajturat, Dhomat Speciale të Kosovës. Jashtë sallës së gjyqit sot kishte edhe një protestë të organizuar nga shoqëria civile dhe qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë kundërshtuar…
Përdoruesit e lenteve të kontaktit janë rekomanduar sot të kontrollojnë sytë pas përhapjes së një infeksioni të rrallë që mund të shkaktojë verbim. Studiuesit kanë zbuluar një trefishim të rasteve me keratit acanthamoeba që prej vitit 2011. Ky infeksion shkakton inflamim dhe dhimbje në kornenë e syrit, ku më të rrezikuarit janë përdoruesit e lenteve. Nëse lihet pa trajtuar, ky infeksion mund të përhapet në të gjithë syrin, duke shkaktuar humbje të shikimit brenda pak javësh. Pacientët që janë prekur nga ky infeksion kanë humbur 25% të shikimit ose janë verbuar për shkak të kësaj sëmundje. Autori kryesor i këtij studimi, John…
Barbie arkëtoi 4 milionë $ të tjera këtë fundjavë, vetëm dy muaj pas premierës dhe listohet në vendin e 14-të në botë me një fitim prej 1.4 miliardë $. Duke marrë parasysh që filmat me fitimet më të larta në mbarë botën janë të zhanrit fantazi, me disa përjashtime si “Titanic”” dhe “Top Gun”, komedia rozë shquhet për mesazhin e ngrohtë rreth fuqizimit të grave. Me yje si Margot Robbie në rolin e saj si kukulla tipike Barbie dhe Ryan Gosling në rolin e kukullës Ken, filmi po pushton botën. Barbie i Greta Gerwig, është filmi i vetëm i drejtuar nga një…