Author: tirana

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho foli me tone të ashpra dhe tha se lojërat e fatit janë aktivitet i kapur nga mafia. Ai tha se shumë deputetë kanë aktivitete të lojërave të fatit, ndërsa akuzoi dhe policinë se është e implikuar. Këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë po zhvillohet seanca dëgjimore me grupet e interesit për bastet online, ku kërkohet rihapja e tyre. “Duke pasur ligj arritëm në konkluzionin se duhen mbyllur. Sporti është preteksti. Në kushtet e Shqipërisë është aktivitet kriminal. Kush thotë të kundërtën, gënjen, ose është pro mafias. Ky aktivitet është i kapur nga mafia. Politikanë…

Read More

Akuzat nga kryeministri Albin Kurti ndaj Mirosllav Lajçak, nuk kanë gjetur mbështetje nga Shtetet e Bashkuara, pasi kanë besim të plotë në Bashkimin Europian sa i përket ndërmjetësimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, gjatë një fjalimi të mbajtur në edicionin e dytë të Samitit të Paqes dhe Demokracisë që po mbahet në Prishtinë tha se SHBA ka besim të plotë te Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak,, të deleguar për dialogun Kosovë-Serbi “SHBA-ja ka besim të plotë në BE-në në ndërmjetësimin e saj të dialogut, SHBA-ja ka besim të plotë në përfaqësuesin e lartë…

Read More

Papa Françesku thotë se bota është në prag të një lufte bërthamore, sikur kriza raketore e Kubës e vitit 1962. “Ndërsa bota jonë vazhdon të jetë nën shtrëngimin e luftës së tretë botërore, e cila po zhvillohet gradualisht dhe në rastin tragjik të konfliktit në Ukrainë, ku nuk mungon kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore”,-tha Papa. Ai bëri një krahasim midis situatës aktuale dhe kohës që i parapriu botimit të “Pacem in Terris”, ku kriza lidhur me vendosjen e raketave në Kubë në tetor të vitit 1962 e solli botën në mënyrë të rrezikshme pranë shkatërrimit bërthamor. Po ashtu Papa…

Read More

Këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë po zhvillohet seanca dëgjimore me grupet e interesit për bastet online, ku kërkohet rihapja e tyre. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se ligji i basteve online është marrëzi me rregullat e qeverisë. Për të aktiviteti u shtua në mënyrë informale. “Së pari, të gabosh është njerëzore dhe siç qeveria pranoi dështoi me mbylljen e lojërave të fatit ashtu siç e ka pranuar dhe në relacionin që ka sjellë këtu ku thuhet “edhe pse aktiviteti i lojërave të fatit u ndalua me ligj ky aktivitet u kanalizua në mënyrë informale” gjithmonë aktivitetet…

Read More

Dy modele janë gjetur të pajeta brenda 48 orëve në Los Angeles, gjë që ka ngritur dyshimet e autoriteteve për mundësinë e një vrasësi serial që tashmë po qarkullon i lirë. Nichole “Nikki” Coats dhe Malisa Mooney, 31 dhe 32 vjeç u gjetën pa jetë në zona të ndryshme të LA, dhe të dyja janë viktima të krimeve të dhunshme. Familjarët e tyre janë pothuajse të sigurt se një vrasës serial është përgjegjës për krimet, ndonëse provat janë ende të paqarta. Të afërmit e Nichole Coats e gjetën trupin pas 2 ditësh, pasi vajza nuk përgjigjej në telefon. Vdekja e…

Read More

Këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë po zhvillohet seanca dëgjimore me grupet e interesit për bastet online, ku kërkohet rihapja e tyre. Deputeti i PS-së, ish-zv/kryeministri Erion Braçe duke iu drejtuar përfaqësuesve të Shoqatës së Basteve, tha se ata nuk duhet të përfaqësojnë krimin në komision. Sipas Braçes para 2018 bastet i ka pasur në dorë krimi dhe argumenti që ata sjellin se do të mbeten informale por t’u kthehen kompanive është perceptuar si shantazh. “Këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. Kjo ka qenë e qartë. Ti nuk duhet të përfaqësosh krimin në komision. Ju kam dëgjuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mori pjesë në takimin vjetor të “Iniciativës Globale Klinton”, që u mbajt në New York. E themeluar në vitin 2005 nga Presidenti Bill Clinton, “Clinton Global Initiative” CGI mbledh liderë shtetesh nga mbarë bota, si dhe aktorë të rëndësishëm të fushave të ndryshme në një përpjekje të përbashkët për të hartuar dhe zbatuar zgjidhjet më të mira për sfidat emergjente me të cilat përballet sot globi, të cilat në takimin e këtij e vit u fokusuan në ndryshimin e klimës, rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe barazinë shëndetësore. Takimi 2023…

Read More

Një tjetër aksident është shënuar në vend dhe që mund të kishte rezultuar fatal për dy të rinj që udhëtonin nga Tirana në drejtim të Klosit. Mjeti që lëvizte në rrugën e Arbrit doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë, por për fat të mirë të dy personat që ndodheshin brenda pësuan dëmtime dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit numër 2 në fshatin Shkallë të Xibrit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e vërteta të aksidentit.

Read More

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla flet hapur dhe thotë se do ta arrestojnë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç nëse ai futet pa leje në Kosovë. “Për me leje, shkon te Kryeministri, për pa leje vjen te unë. Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiçit. Nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës”, tha Seçla në një emision televiziv në Kosovë. Për të është çështje vendimmarrëse e kryeministrit Albin…

Read More

Këtë të mërkurë, Gjykata e shkallës së Parë në Vlorë është blinduar. 6 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Obelisku” do të dalin para togave të zeza ku dhe do t’i komunikohet masa e sigurisë. Pas hekurave ranë shtetasit Satilno Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi si dhe Kevin Metaj, të cilët akuzohen se kishin planifikuar një vrasje.

Read More

Këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë po zhvillohet seanca dëgjimore me grupet e interesit për bastet online. Ish-kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyrti tha se ligji ka problematika e shtoi se me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. “Ligji ka problematika që nuk janë marrë parasysh. Me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Në botë ka edhe pika fizike jo vetëm online. Ligji kërkon të deklarohen edhe shumat e vogla, kjo do pengojë edhe turistët të luajnë. Pse të jenë vetëm kompani të huaja, ato do i dërgojnë…

Read More