Presidenti i Këshillit Evropian do t’i kërkojë Kinës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të bëjë më shumë për ta shtyrë Rusinë drejt një “paqeje të drejtë” në Ukrainë, sipas draft fjalimit të tij të parë nga Reuters. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të mbajtur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nesër në Nju Jork, Charles Michel pritet të bëjë thirrje për “një paqe të drejtë që respekton Kartën e OKB-së dhe parimet e saj thelbësore – integritetin territorial të një kombi sovran”. Drafti deklaron se ai më pas do t’i drejtohet drejtpërdrejt delegacionit kinez për t’i…
Author: tirana
Kafeja shijohet për një sërë arsyesh dhe ka një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore. Shumë preferojnë të pinë edhe nga një filxhan pas darke, për të tjerë kjo mund të duket e pakuptimtë sepse mund të largojë gjumin. Tradita familjare A ka diçka më të mirë se një filxhan kafeje pas një vakti të gatuar dhe të shijuar në shtëpi me të dashurit tuaj? Shumë organizojnë ende dreka dhe darka familjare, për të mbajtur familjen të lidhur. Dhe konsumi i kësaj pije kaq të dashur vetëm sa lë vend për më shumë biseda dhe çlodhje pas një vakti të madh…
Tirana do të mikpresë më 22 shtator “SANREMO GIOVANI”, një projekt muzikor i cili udhëton në mbarë botën dhe ka zgjedhur kryeqytetin shqiptar si destinacionin e parë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e këtij spektakli në sheshin “Italia”. “Mirëpresim këtë 22 shtator SANREMO GIOVANI. Një projekt muzikor i cili udhëton në mbarë botën dhe ka zgjedhur TIRANËN si destinacionin e parë. Ky koncert MADHËSHTOR vjen me pjesëmarrjen e plot artistëve të rinj italianë si edhe yjet e muzikës shqiptare Marsela Çibukaj, MC Kresha dhe Lyrical Son”, thekson Veliaj. View this post on…
Pasi kuqezinjtë fituan ndaj Polonisë, ai që u dogj ishte Fernando Santos, i cili u shkarkua nga stoli i kombëtares polake. Por nuk ka vonuar dhe është prezantuar trajneri që do drejtojë Levandovskin me shokë deri në fund të fazës kualifikuese të “EURO 2024”. Michal Probierz do të ulet në stolin e skuadrës polake, me lajmin që është njoftuar vetë nga ana e federatës. Ai ishte trajneri i kombëtares U-21, teksa tashmë do të marrë në drejtim kombëtaren A. “Mikal Probierz është trajneri i ri i kombëtares polake. Kjo është zgjedhja më e mirë e mundshme. I uroj trajnerit të…
Aksidenti i regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot-Thumanë, ka rezultuar tragjik. Një 32-vjeçare ka humbur jetën rrugës për në spitaline Traumës. “Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë. Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të…
Shqipëria do të drejtojë këtë të mërkurë një nga seancat më të rëndësishme në Këshillin e Sigurimit në OKB. Do të jetë kryeministri Edi Rama që do të drejtojë këtë seancë të nivelit të lartë, fokusi i së cilës do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, por dhe adresimi i nevojave aktuale dhe të ardhshme humanitare. Të pranishëm do jenë krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Për herë të parë që nga fillimi i luftës do të jetë i pranishëm fizikisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së edhe presidenti i Ukrainës…
Prokuroria e Përgjithshme ka shpallur zyrtarisht kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. “Prokuroria e Përgjithshme shpall zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 (dy) prokurorëve nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) prokurorë nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës të apelit të juridiksionit të përgjithshëm, si më poshtë: – Afërdita Ndoi – Prokuroria e pelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë– Moisi Duda – Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë– Edina Kurti – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës– Edlira Bako – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës ku ka falenderuar uniformat blu për mega operacionin i cili çoi në pranga 233 shpërndarës droge si dhe u bë e mundur goditja e 23 rrjeteve kriminale. Balla thekson se operacione të tilla janë një tregues domethënës për seriozitetin dhe angazhimin e Policisë së Shtetit kundër çdo veprimtarie të paligjshme. “Kemi arritur të japim goditjen e parë të madhe, edhe pse është një punë që është zhvilluar muaj pas muaji, vit pas viti, por e vërteta është që operacioni…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të ulë çmimet e 50 produkteve ushqimore, me qëllim për të mbrojtur qytetarët. Në mesin e produkteve bazike që do të shiten më lirë janë buka, mishi, qumështi dhe nënproduktet e tij, frutat dhe perimet. Këtyre produkteve bazike do t’iu vihet etiketa “çmim i garantuar” dhe do të shiten 10 për qind më lirë sesa deri tani, duke filluar nga 20 shtatori deri më 30 nëntor. Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, tha se qeveria u detyra të marrë masa për ndryshimin e çmimeve të produkteve bazike, pasi gjeti dallim të…
Ata janë çifti shqiptar më i komentuar dhe popullor. Kiara Tito dhe Luiz Ejlli ndodhen në Itali, pasi atje këngëtari do të mbajë një koncert. Çifti ka ndarë në rrjete sociale foto nga qëndrimi i tyre në Milano, por Kiara ka postuar një foto shumë romantike, aq sa edhe shkrimi që ka vënë. Teksa shihen duke u puthur në mes të Duomos, ajo shkruan ”Për ty që je, thjesht je thelbi i ditëve të mija”. View this post on Instagram A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)
Sot Këshilli i Sigurimit do të zhvillojë një debat të hapur të nivelit të lartë ku tema kryesore do të jetë lufta në Ukrainë. Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga oborri i OKB-së, ku shihet i veshur me atlete dhe shkruan se Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit. Rama i cili do të kryesojë mbledhjen, mbrëmë u shpreh se gjatë këtij debati liderët do të kenë mundësinë që të shprehin mendimet e tyre në ndikimin që…
Këtë të mërkurë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë. Temperaturat minimale do të luhaten 13-22 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 27-31°C e veri, 31-34°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.