Aksidenti i regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot-Thumanë, ka rezultuar tragjik. Një 32-vjeçare ka humbur jetën rrugës për në spitaline Traumës.
“Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.
Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia.
