Author: tirana

Një 35-vjeçar është arrestuar në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia për një tentativë vrasje. Pas hekurave përfundoi Albert Margjoni. 35-vjeçari, që sapo vinte nga Spanja, ishte dënuar me 6 vite burg. Në vitin 2009, Margjoni akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi E. M, dhe për pasojë është plagosur ky i fundit. Njoftimi i policisë Po kthehej nga Spanja, në vendin tonë, duke qenë i shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e kishte dënuar me mbi 6 vjet burgim, për një tentativë për…

Read More

Magamet Kurbanov, nipi i bosit mafioz të Azerbajxhanit, Nadir Salifov, i cili u vra 2 vjet më parë në Beylikdüzü të Stambollit, ka rënë pre e një sulmi të armatosur nga persona të paidentifikuar. Si pasojë e atentatit, Kurbanov dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa një ish-polic, i identifikuar si Yılmaz Demir, që udhëtonte me ta, ka mbetur i vdekur në vend. Vetura që drejtohej nga Israfil Orujov është ndjekur nga një automjet tjetër i drejtuar nga persona të paidentifikuar. Pasi e kanë ndjekur për disa kilometra, atentatorët i janë afruar automjetit të Kurbanov dhe kanë nisur të…

Read More

Përmes platformës e-Albania drejtuesit e mjeteve mund të informohen tashmë edhe mbi masat administrative të marra ndaj tyre në rast shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor. Kryeministri Edi Rama ndau sot një video informuese të Policisë së Shtetit mbi procedurën e sistemit të ri të njoftimit të gjobave të Policisë Rrugore në telefon përmes e-Albania. Përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo në e-mail, duke pasur mundësinë të shlyejë detyrimin në kohë dhe përfitojë nga ulja e masës së gjobës 50 % kur e…

Read More

Mundësi legjendar i sportit të WWE, Gabbi Tuft ka ndërruar gjininë e tij duke u kthyer krejtësisht në femër, ndërsa është kthyer edhe në një fenomen në rrjetin social TikTok. “Mundësi 127 kilogramësh dhe bodybuilderi që të tjerët shikonin në ekran apo live në sallat e tejmbushura të këtij sporti aq shumë të dashur, kur shihej para pasqyrës ishte një tjetër person”. Tuft debutoi me emrin Tyler Reks në vitin 2009 në këtë sport, atëherë kur peshonte plot 127 kilogramë, me një trup muskuloz e të lakmuar nga të gjithë sportdashësit, por papritur ai ndryshoi gjininë e tij dhe u…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se zhvlerësimi i euros dhe ulja e eksporteve në vend, po çojnë në falimentimin potencial të mijëra bizneseve eksportuese, prodhuese apo furnitore. Në një dalje për mediat, Meta deklaroi se nga kjo situatë “ka përfituar veç qeveria dhe një grup importuesit”, ndërsa thekson se kjo krizë është “provokuar nga flukset e larta të parave të pista në qarkullim”. “Nëse nuk kemi ndërhyrje me politika fiksale nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë, eksportet do te fundosen me tej, prodhuesit dhe eksportuesit do të mbyllin fabrikat, mijëra njerëz do mbesin pa punë, konsumatori…

Read More

Policia e Dibrës në kuadër të punës parandaluese për mbrojtjen e mjedisit, procedon penalisht një 27-vjeçar, pasi është kapur duke transportuar lëndë drusore, të prerë në mënyrë të paligjshme. Sipas njoftimit të policisë, lënda drusore dhe mjeti me të cilin 27-vjeçari po kryente transporti është sekuestruar nga policia. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për…

Read More

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në takim zyrtar ambasadoren e Francës në Tiranë, Catherine Suard, në pararendje të Ministerialit të Ministrave të Ekonomisë, pjesë e Procesit të Berlinit. Në këtë takim u vlerësua niveli i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe u theksua potenciali për forcimin e mëtejshëm të tyre në të ardhmen. Gjatë takimit, ministri Mete vuri theksin te rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme që Franca ka dhënë për Shqipërinë dhe për reformat që Qeveria shqiptare ka ndërmarrë në rrugën e saj të transformimit dhe zhvillimit ekonomik. Në mënyrë të veçantë, Mete vlerësoi rolin që Franca…

Read More

Në margjinat e ceremonisë në monumentin e Christopher Columbus në New York, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni preku çështjen e emigracionit të paligjshëm në vend, për të cilën tha se nuk do të lejojë që Italia të bëhet kampi i refugjatëve të Evropës. Ajo nënvizoi se në këtë situatë është e rëndësishme që vendet t’i shpallin luftë trafikantëve të qenieve njerëzore. “Është e rëndësishme që memorandumi me Tunizinë të vazhdojë, një model për t’u përdorur edhe me kombet e tjera. Është një model për t’u përdorur edhe me kombet e tjera”,-tha Meloni. ndër të tjera Meloni është shprehur se çështja…

Read More

Në prangat e policisë ka rënë një 60-vjeçar, pasi u zbulua se në një banesë të vjetër, thante kanabis. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet Xh.I, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Dh.I, 51-vjeçe. “Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 3.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharjeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 armë gjahu, që u gjet gjatë kontrollit në banesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime…

Read More

Inteligjenca artificiale është edhe kërcënim, por edhe mundësi për gazetarinë, përderisa gjysma e të anketuarve për një raport të ri që u publikua thanë se kanë shqetësime lidhur me implikimet etnike në punën e tyre. Përderisa 85 për qind e të anketuarve kishin eksperimentuar me chatbot-et e inteligjencës artificiale, sikurse ChatGPT dhe Google Bard, për punën e tyre, përfshirë shkrimin e përmbledhjeve apo gjenerimin e titujve, 60 për qind thanë se kishin rezerva. Studimi, i kryer nga Nisma për Inteligjencën Artificiale e Shkollës Ekonomike të Londrës, anketoi mbi 100 organizata mediale nga 46 shtete lidhur me përdorimin nga të inteligjencës…

Read More

Këtë të mërkurë, Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjashtë personat e arrestuar në operacionin ”Obelisku”. Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën shtrënguese të “arrestit me burg” për Santiljano Basho dhe Mariglen Aliaj, të cilët u ndaluan në flagrancë nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. Në burg me afat 45 ditë mbetën edhe 4 personat e akuzuar për “moskallëzim krimi”. Bruno ShehuMehmet HoxhajBeraldo XhindiKevin Metaj Në mesin e tyre edhe pronari dhe kamerieri lokalit ku u ndaluan personat që posedonin armë. Aksioni policor i koduar “Obelisku” u zhvillua…

Read More