Një ekip hetimor i fshehtë i Daily Express ka ekspozuar një bandë kontrabandistësh njerëzish. Trafikantët e njerëzve janë kapur duke u mburrur para një ekipi të fshehtë të Daily Express për drejtimin e kalimeve vdekjeprurëse me varka të emigrantëve nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Gazetarët në këtë dokumentar të ri, që pason artikullin e disa ditëve më parë ku jepnin rezultatet e hetimit, tregojnë gjithë skemën sesi ranë në gjurmët e këtij grupi dhe sesi arritën të depërtonin në brendësi të tij. Ata zbulojnë të gjitha komunikimet në telefon dhe për herë të parë bëhen publike inçizimet e bisedave me trafikantët…
Author: tirana
Një indoneziane është dënuar me dy vjet burg pasi postoi një video ku shqiptoi një frazë islamike para se të hante mish derri. Lina Lutfiawati, 33 vjeçe, u fajësua për “nxitje të urrejtjes” ndaj individëve dhe grupeve besimtare. Gjithashtu ajo u gjobit me 16.245 Dollarë. Dënimi i saj mund të zgjatet tre muaj më shumë nëse nuk paguan. Lina përdor edhe emrin Lina Mukherjee duke qenë se admiron filmat e Bollywood, por identifikohet si myslimane. Konsumimi i mishit të derrit është rreptësisht i ndaluan në fenë islame. Influencerja ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Tik Tok dhe drejton…
E pazakontë është ajo çka shfaqet në fotot e mëposhtme! Në një makinë të vogël, familjare, ku normalisht do duhet të ishin vetëm 4 pasagjerë, drejtoresha e një kopshti ka vendosur të fusë 25 fëmijë. Ky rast është parë në rajonin e Bukhara-s në Uzbekistan, kur një drejtoresha në fjalë transportoi të vegjlit me një Chevrolet Spark. “Fëmijët do duhet të qëndronin në këmbë, pasi hapësirë për 25 persona nuk mund të kishte”, shkruan tabloidi gjerman BILD. Sipas BILD “Udhëtimi i tyre duhej të ndërpritej, pasi kështu rrezikohej mirëqenia e fëmijëve. Tre fëmijë ishin në bagazh, gjashtë në sediljen e përparme dhe 16 të…
Nga Eduard Zaloshnja Qysh kur ka filluar regjistrimi i popullsisë në shtetin e pavarur shqiptar, numri i banorëve të minoritetit grek ka qenë gjithnjë një çështje e nxehtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo e fundit, para çdo regjistrimi popullsie (Censusi) këtu, ka bërë thirrje dhe fushatë për inkurajimin e banorëve të shprehin përkatësinë etnike greke, dhe më pas, ka bërë kontestime për shifrat zyrtare të publikuara nga shteti shqiptar. Edhe regjistrimi aktual i popullsisë (Censusi) nuk përbën përjashtim, sidomos tani që po përkon me “pataten e nxehtë” Beleri. Meqë vetëdeklarimi i etnisë ka karakter identitar dhe jo material (si fjala…
Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit si Fifi, do të jetë pjesë e spektaklit më të madh të kërcimit, Dancing With The Stars. Ajo është këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore shumë e dashur për publikun. Partneri i saj i kërcimit do të jetë balerini Graciano Tagani. Ata mezi po presin për të ndriçuar skenën e Dancing With The Stars! Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë; politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, dhe modelja Atalanta Kërçyku, blogerja e njohur Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri,…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zbuluar disa prej projekteve kryesore të Tiranës në forumin “Qytete për të gjithë”. Duke folur në një panel me urbanistin e mirënjohur kanadez, Gil Penalosa, ndër 100 urbanistët më të mirë në botë, Veliaj u ndal te ajo që qytetet duhet të bëjnë për fëmijët dhe pse përfshirja e tyre është e rëndësishme për zhvillimin e qyteteve, duke sjellë si shembull rastin e Tiranës. “Një politikan ose një kryebashkiak duhet të mendojë për votuesit dhe taksapaguesit duke qenë se…
Policia e Lushnjës ka kapur 8 klandestinë sirianë në një banesë të braktiksur në afërsi të aksit Lushnje-Golem. Konkretisht, në banesë fshiheshin 4 femra dhe 4 meshkuj. Për ngjarjen është shpallur në kërkim personi i cili ju dërgonte ushqimet klandestinëve sirianë. Mësohet se sapo ka parë makinat e policisë, ai ka braktisur mjetin dhe është larguar.
Megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, vijon që të arrestojë. Një 21 vjeçar ra në pranga pasi ishte shpallur në kërkim. Deri tani ka shkuar në 93 numri i shtetasve të ndaluar. Në Kamëz u arrestua Elidon Barruku, banues në Bathore, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, informoi sot policia e Tiranës. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150…
Ish-deputeti Selami Jenisheri vazhdon të lëshojë “perla” edhe tani që nuk është në vëmendjen e publikut. Së fundmi, ai i është drejtuar me një letër kreut të FSHF-së, Armando Duka, ku i tregon “çelësin” e suksesit për fitoren e ndeshjes me Çekinë, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian. Në letrën e tij, Jenisheri shkruan se ka bërë një studim, për një stërvitje që lojtarët e zakonshëm i kthen në nivelet e ekipeve kombëtare, ku më pas shiteshin edhe bëheshin milionera. Sipas tij, stërvitja që ai ka përgatitur është vlerësuar nga trajnerët e federatave europiane, si më e mira nga…
Gjyshi i 3-vjeçarit që u dhunua nga edukatoret në kopësht në Fushë-Kosovë, ka folur sot mbi gjendjen e djalit të mitur dhe nënës së tij. Ai është shprehur se të dy janë shumë të shqetësuar, ndërsa shton se 3-vjeçari ka shumë frikë dhe urinon pa kontroll. “Kur kam fol me vajzën dhe djalin e vogël, vajza është e shqetësuar shumë. Na ka ardh shumë keq për atë që ka ndodhur. Nuk e di se si mund të bëjë një nënë dhe një edukatore atë veprim. Besoj se drejtësia ka marrë masat. Drejtoresha i ka hapur te gjitha kamerat. Mbrëmë ja…
Përmes një raporti, deputetët e Parlamentit Evropian kanë shprehur keqardhje për ngecjen që Mali i Zi ka bërë në rrugën drejt integrimit në BE si pasojë e krizës së brendshme politike. Eurodeputetët po ashtu shprehën shqetësim edhe për tentimet për ndërhyrje dashakeqe nga jashtë që sidomos vijnë nga Rusia, Kina dhe Serbia. Raporti për Malin e Zi u miratua në Komisionin e Politikës së Jashtme të PE-së me 51 vota në favor, tri kundër dhe tetë abstenime. Në raport u tha se ligjvënësit evropianë mirëpresin vazhdimin e përkushtimit të Malit të Zi për integrim në BE dhe mbështetjen e lartë…
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që pritet të mbahet këtë të mërkurë, është ftuar për të qenë i pranishëm edhe Gazment Bardhi. Në seancën e fundit plenare, kryeparlamentarja Lindita Nikolla lexoi një njoftim ku thuhej se kryetare e grupit ishte Flutura Açka. Por Gazment Bardhi është thirrur në mbledhjen ku janë të pranishëm, kryetarja e Kuvendit, Kryetarët e Grupeve Parlamentare dhe kryetarët e Komisioneve Parlamentare. Nëse Kuvendi do të njihte Açkën ai kryetare të grupit, atëherë Bardhi nuk do ishte thirrur në këtë mbledhje, pasi ai nuk ka asnjë funksion tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, përveç se si deputet.…