Këtë të mërkurë, Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjashtë personat e arrestuar në operacionin ”Obelisku”. Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën shtrënguese të “arrestit me burg” për Santiljano Basho dhe Mariglen Aliaj, të cilët u ndaluan në flagrancë nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.
Në burg me afat 45 ditë mbetën edhe 4 personat e akuzuar për “moskallëzim krimi”.
Bruno Shehu
Mehmet Hoxhaj
Beraldo Xhindi
Kevin Metaj
Në mesin e tyre edhe pronari dhe kamerieri lokalit ku u ndaluan personat që posedonin armë. Aksioni policor i koduar “Obelisku” u zhvillua mbrëmjen e së dielës nga forcat RENEA, FNSH dhe Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës.