Author: tirana

Këngëtarja nga Kosova, Linda Halimi, e cila prej vitesh jeton në SHBA, ka zgjedhur që disa ditë pushimi t’i kalojë në vendin e origjinës. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ngacmimet që merr në rrugë nga djemtë, teksa i kërkojnë drejtpërdrejt adresën e saj në “SnapChat”, aplikacion i cili shquhet për flirt e biseda më private.  ‘’O shpirt a ma jep Snapin? Jasha Prishtinë, u kënaqëm”, ka shkruar ajo.

Read More

Tashmë Brukseli ka një udhërrëfyes të qartë sesi do të sillet me Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate për t’u anëtarësuar në BE. Një raport që ka nisur që të hartohet që nga muaji Janar nga një grup ekspertësh franko-gjerman sugjeron vitin 2030 si afat për zgjerimin. Teksti i propozimeve titullohet “Një lundrim në det të hapur” ka nënvizuar sfidën për integrimin e mundshëm të rreth dhjetë vendeve në BE. Autorët e raportit kanë argumentuar faktin se Komisioni i ardhshëm Evropian duhet që të angazhohet dhe të bjerë dakord se si ta bëjë zgjerimin e BE-së gati deri atëherë. Ky plan…

Read More

Kirurgu Besim Boçi, duke folur për operacionet estetike te të rinjtë, tregoi se vendin e parë e zë kirurgjia estetike e hundës, ku grupmosha që shkojnë është 15 vjeç e lartë. Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai u shpreh se vajzat kërkojnë kryesisht me modelin Kim Kardashian. “Kirurgjia estetike e hundës zë vendin e parë, këtu vijnë vajza të reja 15 vjeç e lartë, por ne kemi indikacionet për ndërhyrjet kirurgjikale, kështu që jo të gjitha vajzat arrijnë ta bëjnë. Në moshat e vogla vijnë me një model, Kim Kardashian plot raste dhe na e paraqesin atë për hundën…

Read More

Nëse po kërkoni të aplikoni për një vizë në Mbretërinë e Bashkuar në të ardhmen e afërt, ajo mund të kushtojë më shumë sesa mund të prisni. Vendi po rrit tarifat për shumicën e vizave – përfshirë ato për studentët dhe turistët – nga 4 tetori, pas një njoftimi nga kryeministri Rishi Sunak në korrik të këtij viti. Ai zbatohet për udhëtarët nga e gjithë bota që kërkojnë vizë për të hyrë ose qëndruar në MB. Lëvizja vjen përpara nisjes së skemës së re të vizave për Autorizimin Elektronik të Udhëtimit në MB. Kjo do të thotë që kostoja e…

Read More

Gazetari Arsen Rusta është përplasur nga një makinë, teksa ishte duke raportuar “live” përpara godinës së SPAK-ut në Tiranë. Makina shihet në video teksa ecën mbrapsht dhe përplas gazetarin, fatmirësisht pa pasoja të rënda. Ky i fundit në nerva e sipër e godet makinën me grusht dhe thotë “tashi edhe shofer që të shtyp drejtpërdrejt…Ju kërkoj ndjesë”. Trafiku i madh në këtë rrugë dhe prania e lartë e medieve duket se e vështirëson punën e gazetarëve, pasi kjo nuk është hera e parë që një incident i tillë ndodh. Më herët edhe gazetarja Anila Hoxha është përplasur në të njëjtën…

Read More

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të martë në aksin Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat. Në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe një motomjet. Për pasojë, ka mbetur e plagosur drejtuesja e këtij të fundit, një shtetase italiane. Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa e plagosura është transportuar drejt spitalit jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK, Dritan Goxhajt. Vendimin për ekstradimin e ish-anëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj e ka dhënë gjyqtarja Alma Kolgjokaj. Mbrojtja e ish-anëtarit të UÇK-së ka lexuar konkluzionet e saj në gjykatë, ku ka pretenduar se arrestimi i Goxhajt është antikushtetues. Gjykata Speciale e Kosovës e akuzon Goxhajn se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së ka si qëllim ekstradimin drejt Dhomave të Specializuara.

Read More

Alma Kaçi, e reja që ishte pjesë e skandalit seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, është shprehur se prej 3 muajsh jeton pa drita dhe pa ujë, pasi sipas saj, pronari i shtëpisë ku ajo jeton me qira, kërkon ta largojë nga shtëpia, për shkak të frikës. Komentet Kaçi i bëri përmes një interviste në Ora News, ku tha se momentalisht ajo ndihet e braktisur nga të gjithë familjarët. Ajo i bën thirrje drejtësisë që të mundësojë të drejtat e djalit të saj, i cili është vetëm 12 vjeç. “Jam e sigurt që opinioni publik do të thonë pse…

Read More

Një efektiv i forcave operacionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është vendosur në pranga në Greqi pasi kërkohej për trafik droge. Italia kishte lëshuar ndaj 32-vjeçarit Amarildo Kureta një urdhër-arresti ku kërkohej për trafik droge ndërkohë që punonte në radhët e Policisë së Shtetit. Ai është vendosur në pranga mbrëmjen e djeshme në shtetin grek. 32-vjeçari punonte prej disa vitesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku ishte pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në këtë drejtori. Më herët Kureta ka qenë pjesë e forcave “Shqiponja” në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Gjithashtu bëhet e ditur se Kureta kishte marrë…

Read More

Juliana Nura, Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova” do të jetë pjesëmarrëse në spektaklin “Dancing With the Stars”. Mentor i saj do të jetë balerini profesionist Dion, i cili do ta ndihmojë në këtë rrugëtim të ri. Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë: politikani Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, modelja Atalanta Kërçyku, blogerja e njohur Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri, dhe regjisorja Arnita Beqiraj.

Read More