Një 40-vjeçare nga Berati humbi jetën tre ditë më para, pas shqetësimeve që shfaqi pas lindjes së fëmijës së saj të tretë. Bashkëshorti i saj hedh akuza të rënda ndaj mjekes gjinekologe, duke thënë se pas vdekjes së 40-vjeçares “mund të fshihet një gabim i saj”. Në rrëfimin e tij, për emisionin “Zemër e Hapur”, Fisnik Habibi thekson se e shoqja nisi të shfaqë shqetësime të rënda pas lindjes, ndërsa hodhi akuza se mjekia Edlira Shkëmbi, nuk e kishte kryer procedurën siç duhej. 40-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni të dytë dhe u dërgua drejt Italisë për shkak të komplikacioneve, ku…
Author: tirana
Këtë të martë, takimi mes grupit të Bardhit dhe të Berishës është zhvilluar në Kukës, në kuadër të zgjedhjeve të së dielës në këtë bashki. I pranishëm në këtë tryezë ishte dhe deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili nënvizoi rëndësinë që opozita të ketë një qëndrim të qartë për reformën zgjedhore. Mes të tjerash Salianji është shprehur i prerë në qëndrimin e tij, ndërsa theksoi se kushdo që voton pro qeverisë, duhet të përjashtohet nga grupi i PD. “Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura, por duhet të qartësojmë “pazarin”…
Gazetari Baton Haxhiu, thotë se Sali Berisha e ka mbyllur me kohë kapitullin e tij në politikë dhe rikthimi i tij është betejë për dinjitetin. Sipas Haxhiut, beteja e Berishës është formale dhe ai po lufton për familjen e tij. “Ajo që është tragjike është që PD që ai ka themeluar po e humb njeriun që e ka themeluar dhe nuk mund të ngelet më as kryetari nderi i partisë që themeloi. Berisha e ka mbyllur kapitullin qëmoti. Rikthimi i tij është betejë për dinjitetin e tij, ai është një nga ata që nuk do të mbetet në histori vetëm…
Pak ditë pas lirimit nga paraburgimi, prokuroria e Tiranës kërkon rikthimin në qeli të këngëtares Enca, të cilës iu zbuluan në ballkonin e shtëpisë disa vazo ku kultivonte kanabis. Vendimi i Gjykatës së Tiranës, që liroi këngëtaren duke caktuar ndaj saj masën e “detyrimit për paraqitje” është ankimuar në Apel nga prokuroria. Këngëtarja u arrestua pasi u akuzua se kultivoi bimë kanabis në ballkonin e banesës së saj në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo, mirëpo në fund gjykata vendosi ta lërë…
Punonjësit e Bankës së Shqipërisë janë armatosur. Guvernatori Gent Sejko ka hapur një tender për të blerë pistoleta paralizuese, për një vlerë prej 56 milionë lekë të vjetra. Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Banka e Shqipërisë ka hapur tenderin e hapur kombëtar. “Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit ‘blerje 24 copë pajisje pistoleta muskulparalizuese (electric shock) për nevojat e Bankës së Shqipërisë’” thuhet në njoftimin që Banka ka bërë në Agjencinë e Prokurimit Publik. Por, ndryshe nga institucionet e tjera shtetërore që publikojnë edhe dokumente shtesë, Banka nuk ka dhënë asnjë informacion se kush do…
Edhe këtë të martë deputetët e grupimit të Sali Berishës dhe ato të Gazment Bardhi kanë vijuar sot takimet ndërmjet tyre. Por takimi i sotëm mes tyre është zhvilluar në Kukës, ndërsa Sali Berisha dhe Gazment Bardhi janë ulur përballë njëri-tjetrit. Kjo mbledhje në Kukës vjen pasi këtë të dielë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme për kryetarin e Bashkisë. Pjesëmarrës në mbledhje online Jorida TabakuDash ShehiAgron ShehajHelidon BushatiIna ZhupaLuan BaçiZheni GjergjiVangjel DuleAgron Gjekmarkaj
Krerët më të lartë të Shtetit shkelin protokollin. Bajram Begaj, Edi Rama dhe Lindita Nikolla i vunë çelësit zyrës duke udhëtuar jashtë Shqipërisë njëkohësisht duke e lënë vendin pa drejtues. “Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”, protokolli i shtetit. Bajram Begaj dhe Edi Rama morën rrugën për në Amerikë ku do të jenë pjesë e takimeve në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, një aktivitet i cili në publik është njoftuar më…
Kanë nisur hetimet në lidhje ngjarjen shokuese dhe tronditëse të regjistruar në Fushë-Kosovë në kopshtin “Gëzimi ynë”, ku një fëmijë 3-vjeçar u dhunua barbarisht nga tre edukatoret. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar nëna i fëmijës. Sipas saj edukatoret e kanë marrë në telefon për të treguar bëmat që ka bërë fëmija në kopsht dhe kjo e fundit e prekur ka menduar se 3-vjeçari ka rrëzuar ndonjë fëmijë dhe u ka kërkuar falje. “Mësuesja fitore më tha hajde këtu se djali ytë e ka ba namin. Më erdhi shumë keq sepse mendova që e ka rrëzu dikon ose…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në New York me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan. Kryeministri informoi se gjatë takimit u diskutua për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë. Rama ndodhet në New York ku do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Delegacioni shqiptar në OKB kryesohet nga Presidenti i…
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar këtë të martë raportin final me gjetjet dhe rekomandimet pas monitorimit të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 14 Maj. Komiteti ka evidentuar shkelje në shpërndarjen e materialeve zgjedhore, parregullsi në listat emërore si dhe intimidime të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka nënvizuar praninë e personave të paautorizuar nëpër qendrat e votimit, duke cenuar lirinë e qytetarëve për të shprehur vullnetin e votës. Prezenca e personave të paautorizuar ishte edhe në procesin e numërimit. Tjetër shkelje e evidentuar ishin raste të votimit familjar. Vëzhguesit e KShH konstatuan shkelje në masë…
Qeveria “Rama 3”, vendos që të rregullojë me ligj shërbimin rezervist. Do të jetë një strukturë e përbërë prej 2100 ushtarakësh rezervistë e cila do të organizohet dhe do të funksionojë si pjesë përbërëse e strukturës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë Funksioni i kësaj strukture është një kërkesë e vazhdueshme e NATO-s dhe bëhet i domosdoshëm sidomos tani me konfliktin Rusi -Ukrainë “Me gjithë përpjekjet për krijimin dhe funksionimin e strukturës organike të rezervës në Forcat e Armatosura, hartimit të konceptit të përdorimit apo akteve për këtë strukturë, krahas traditës së FA-së në të kaluarën, lind domosdoshmëria…
Këtë të dielë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale në Bashkinë e Kukësit, dhe kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka udhëtuar në këtë qytet ku është takuar me biznesmenë të zonës. Ai u shpreh se Kukësi është rrethi më i varfër në Europë dhe për këtë është faji i politikave të ndjekura. “Është kënaqësi të diskutoj me ju problemet themelore të një shoqërie, problemet e biznesit, në prani të kandidatit, kryetarit të ardhshëm të Bashkisë së Kukësit, zotit Emri Vata. Kukësi, banorët e Kukësit dhe të Qarkut të Kukësit, janë sot më të varfrit në Europë. Këtu nuk jemi…