Author: tirana

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se nesër disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike nga ora 07:00 deri në orën 14:00, për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet. Ndërprerje do të ketë vetëm në datën 20 shtator në zonat e mëposhtme: “Me kërkesë të OST e cila do të stakojë energjinë për masë sigurie në linjën 110kV Tirana 1 220kV – Traktora, për shkak të punimeve për ndërtimin e Unazës së Re në zonën e Freskut, gjatë intervalit kohor 07:00- 14:00 do të mbeten pa energji këto zona në Tiranë: Pjesërisht: Dajt,…

Read More

Ish-banorja e “BBV1”, modelja Beniada Nishani do të futet në tregun muzikor. Ajo ka treguar për “Wake Up” në Top Channel, se së shpejti do e shohim në muzikë. Ajo tregon se do të vijë në bashkëpunim me këngëtaren Arlinda Gjoni. Sipas Beniadës, ky projekt nuk është fillimi i një karriere në muzikë, thjesht është një eksperiencë e bukur që po bën me shoqen e saj të ngushtë. “Nuk jam këngëtare, nuk do bëhem, thjesht do jetë një eksperiencë e bukur me shoqen time të ngushtë”, shprehet Beniada Nishani.

Read More

Edhe pse në arrati ish-zv/kryeministri dhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj ankimon në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses. Ai kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel. Sipas ankimit, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit. Avokatët mbrojtjës kanë renditur katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave.

Read More

Gjatë vizitës zyrate në New York, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly. Kreu i qeverisë shqiptare ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani si dhe ambasadori i Shqipërisë në OKB-së, Ferit Hoxha. “Me Ministrin e Jashtëm britanik, James Cleverly”,-shkruan Rama pa dhënë detaje, teksa ka shpërndarë edhe disa foto nga takimi mes tyre. Rama ndodhet në Amerikë në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pasi Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurisë në OKB. Shqipëria e mori për herë të parë Presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve…

Read More

2 ngjarje kriminale janë parandaluar nga Policia e Shtetit, një në Shkodër dhe një në Vlorë. Sipas njoftimit të Policisë, janë arrestuar gjashtë persona, dy prej të cilëve u kapën në flagrancë me pistoleta gati për qitje. “Në Vlorë, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve, në bazë të inteligjencës policore, parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri. Policia vuri në pranga 6 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal, 2 prej të cilëve u kapën në flagrancë në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje”, njofton Policia. “Në Shkodër, Policia…

Read More

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 26-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge. “Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVP Tiranë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, në lagjen “28 nëntori”, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi E. K., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së…

Read More

Nga: Alban Daci Çudira pa fund! Drejtues të PD e mandje mjaft të rëndësishëm që duhet të prodhojnë e zhvillojnë politikën e saj urojnë e përgëzojnë fillimin e një lëvizje populiste e cila në fakt objektiv kryesor ka eliminimin politik të PD dhe zëvendësimin e saj. Madje, edhe si teza përdor të njëjtat, por me pretekstin e të resë dhe me metodat e populizmit dëshiron të prezantohet si e ardhmja! Rreziku më i madh dhe kundërshtarët kryesorë për të ardhmen e PD nuk janë Berisha, Meta e Rama, sepse këta janë pjesë institucionale e klasike e politikës dhe janë pozicionuar…

Read More

OSSH Shkodër ka kryer një aksion blic në zonën e Thethit, me fokus bizneset e zonës, duke u bazuar mbi të dhënat e humbjeve në zonë. U kapën në flagrancë 5 subjekte private, me aktivitet “bujtina”. Nga verifikimi rezultoi se vidhnin energji elektrike me linjë të dytë. Një subjekt privat “pulari” në Shkodër u zbulua se vidhte energji elektrike, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë tek një tjetër abonent që kundërshtonte punonjësit e OSSH të hynin në ambjent për të kryer faturimin. OSSH ka intensifikuar kontrollet në sistemin e matjes së energjisë elektrike, me qëllim zbulimin e keqbërësëve me rrjetin,…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili njihet për bashkëpunimet si me qeverinë dhe opozitën, këtë herë ka dhënë një sinjal të çuditshëm në lidhje me partitë e opozitës. Pikërisht në konfliktin më të ashpër mes PD-së dhe Foltores, Meta ka thënë se “ne do të kemi raport të sinqertë me çdo faktor opozitar”. Fakti është se kjo është një frazë e ndryshme nga aleati i tij i ngushtë Berisha, të cilit i ka ofruar siglën e partisë. Berisha në çdo deklaratë përjashton në mënyrë të prerë Lulzim Bashën. “Partia e Lirisë ka pasur dhe do të ketë…

Read More

Pa nisur mirë, censusi i regjistrimit të popullsisë po shoqërohet me debate të shumta. Shqetësimet u ngritën në lidhje me rrezikun për ndërhyrje në krijimin e minoriteteve etnike të paqena në vendin tonë. At Nikolla Xhufka ka një mesazh për të gjithë shqiptarët, ku i bën thirrje të deklarohen si të duan sa i përket besimit fetar. Por thotë se e rëndësishme është që ata të deklarohen shqiptarë.

Read More

Sipas një studimi të ri të botuar në revistën “Science”, përpjekja për të pirë 8 gota ujë në ditë është e panevojshme për shumë të rritur të shëndetshëm. Sipas hulumtimit, sasia e kërkuar e ujit ndryshon nga personi në person dhe varet nga faktorë të tillë si mosha, gjinia, gjatësia, pesha, aktiviteti fizik dhe klima. Ekipi i studimit thotë se për të rriturit e shëndetshëm, 8 gota ujë në ditë nuk sjellin asnjë përfitim. Por nëse mund ta pini, nuk është e rrezikshme, sepse trupi ynë mund të nxjerrë ujin e tepërt përmes urinës. Sipas disa ekspertëve, ky besim popullor…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë vizitës në Kukës ishte në shkollën e mesme “Qazim Shehu”, në Shtiqën ku deklaroi se siguria e fëmijëve dhe nxënësve në shkolla do të jetë prioritet i punës e në krye të saj, lufta kundër narkotikëve. “Kemi shumë punë për të bërë. Nën drejtimin e Prefektit do të marrë jetë Task Forca që cakton perimetrin e sigurisë, me prezencë të shtuar të Policisë për të garantuar sigurinë. Problematika e lëndëve narkotike në shkolla nuk është vetëm në qendër të Tiranës, është një sfidë që ne do ta fitojmë në gjithë territorin e vendit”, tha…

Read More