Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla në Kukës: Fëmijët janë nën besën tonë, sfidë problemet me drogën. Të ofrojmë siguri

08:26 / September 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a0a48d68 27e9 452f ac10 646c06d34c77
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë vizitës në Kukës ishte në shkollën e mesme “Qazim Shehu”, në Shtiqën ku deklaroi se siguria e fëmijëve dhe nxënësve në shkolla do të jetë prioritet i punës e në krye të saj, lufta kundër narkotikëve.

“Kemi shumë punë për të bërë. Nën drejtimin e Prefektit do të marrë jetë Task Forca që cakton perimetrin e sigurisë, me prezencë të shtuar të Policisë për të garantuar sigurinë. Problematika e lëndëve narkotike në shkolla nuk është vetëm në qendër të Tiranës, është një sfidë që ne do ta fitojmë në gjithë territorin e vendit”, tha Balla, referuar operacionit të fundit policor “Tempulli”, ku 23 grupe kriminale dhe një numër i lartë personash u proceduan.

Ai kërkoi nga të gjitha institucionet të kenë një angazhim të madh, për të krijuar një klime tjetër, të papërshtatshme për kultivimin e paligjshmërisë dhe duke iu gjendur në krah nxënësve.

“Jam këtu me Prefektin dhe drejtues vendorë, AKU, ISHP, Bashkinë e Kukësit, me të cilët duam që të zërë vend një qasje e re, sa i përket sigurisë në shkolla. Prindërit, gjyshërit teksa i sjellin fëmijët në shkollë na i besojnë ne, janë në besën tonë. Mësuesit, drejtuesit e shkollës, Oficeri i Sigurisë, Shefi i Komisariatit, apo Drejtori i Policisë, unë gjithashtu, na duhet të bëjmë detyrën që na ngarkon populli, t’i garantojmë çdo fëmije siguri. Fëmija teksa vjen për në shkollë mund të bjerë pre e keqbërësve. Fenomen mbetet shpërndarja e lëndëve narkotike. Edhe këtu në Kukës ka raste të personave të kapur nga gracka e Policisë për shpërndarje të drogës në shkolla, por ka dhe fenomene si bullizmi, etj.”, nënvizoi ministri Balla.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.