TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Caka për masakrat e serbëve në burgje: Shumë persona na kanë vdekur në duar

23:58 / September 26, 2023

Humb tezen pak orë para sfidës, Ronaldo mungon në goleadën e Al Nassr

23:47 / September 26, 2023

Verërat që somelierët nuk do t’i porosisnin kurrë në një restorant

23:38 / September 26, 2023

Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

23:29 / September 26, 2023

Vrasja e Martin Bardhit, Artan Hoxha: Rrësheni është zona më “e nxehtë” e Shqipërisë

23:24 / September 26, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Begaj: Zhvillimi i qëndrueshëm, udhërrëfyesi ynë i pandashëm për rrugëtimin drejt BE-së

08:17 / September 19, 20232 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Më 18 dhe 19 shtator, po mbahet në Nju Jork, Forumi i Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i njohur si Samiti për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku marrin pjesë kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Begaj mori pjesë në këtë takim të nivelit të lartë, që i parapriu nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ky samit i dyti që nga miratimi i Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, vlerësohet si një moment kyç për të risjellë në qendër të vëmendjes së shteteve dhe qeverive nevojën për trajtimin me përparësi të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe avancimin e Agjendës 2030, pas ndikimit të pandemisë, agresionit rus kundër Ukrainës dhe një sërë faktorësh të tjerë, që ndikuan në ngadalësimin e këtij procesi.

Presidenti Begaj, mbajti një fjalë në emër të Shqipërisë, në ditën e parë të samitit, gjatë Segmentit të Dialogut të Udhëheqësve me temë “Forcimi i politikave të integruara dhe institucioneve publike për arritjen e OZHQ-ve”. Presidenti Begaj u shpreh se, zhvillimi i qëndrueshëm është garancia jonë më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja e Stabiliteti.

“Dëshiroj të theksoj se Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar, duke përqafuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese që përfshin zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor. Zbatimi i agjendës së OZHQ-ve nuk është vetëm një prioritet; është një përpjekje kombëtare kolektive ku janë angazhuar të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë shoqërinë civile,” tha në fjalën e tij Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj u ndal në hapat e ndërmarra nga vendi ynë në kontekstin e zbatimit të OZHQ-ve, ku veçoi miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të rezolutës që përvijon angazhimet tona për të promovuar, financuar dhe monitoruar realizimin e OZHQ-ve, si pjesë e rrugëtimit tonë drejt integrimit në BE, krijimin e Fondit të Përshpejtimit të OZHQ-ve, të financuar kryesisht nga qeveria, por edhe nga nga aktorë e partnerë joqeveritarë.

Presidenti Begaj tha se duhen intensifikuar përpjekjet për t’i dhënë një shtysë implementimit të Axhendës 2030. “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdojnë të shërbejnë si udhërrëfyesi ynë universal, i pandashëm dhe i integruar, duke udhëhequr vizionin dhe aspiratat tona për vitet në vijim”,-tha në mbyllje të fjalës së tij Presidenti Begaj.

bajram begaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Revoltohet Lapaj: Nuk po vdes për kolltuk, dua të ndryshoj këtë vend

23:19 / September 26, 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Açka pyet Bardhin: Kush është partia jote?

22:58 / September 26, 2023

Tajani dhe Rama drejtojnë nesër takimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik Itali – Shqipëri

22:43 / September 26, 2023

Kurti: Vuçiç i fiksuar me Adem Jasharin, epopeja dhe çlirimi nuk kopjohen!

22:20 / September 26, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Tajani dhe Rama drejtojnë nesër takimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik Itali – Shqipëri

22:43 / September 26, 2023

Kurti: Vuçiç i fiksuar me Adem Jasharin, epopeja dhe çlirimi nuk kopjohen!

22:20 / September 26, 2023

KFOR pas sulmit në veri: Kemi vepruar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in

21:50 / September 26, 2023

Emërime nepotike në Bashkinë e Kavajës, Qosja punëson djalin e tezes, dhëndrin, krushkën në poste kyçe!

21:20 / September 26, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Caka për masakrat e serbëve në burgje: Shumë persona na kanë vdekur në duar

23:58 / September 26, 2023

Humb tezen pak orë para sfidës, Ronaldo mungon në goleadën e Al Nassr

23:47 / September 26, 2023

Verërat që somelierët nuk do t’i porosisnin kurrë në një restorant

23:38 / September 26, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.