Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gruaja i tregoi policisë për drogën që burri solli në shtëpi. Ja si u zbulua 30 kg hashash dhe 500 gr kokainë

14:40 / September 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1200 630 bdeea2c8d0b938d63c69d9f1f423c9c0 1695040151
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gruaja e Eduard Mehmetaj, njërit nga personat e shpallur në kërkim gjatë operacionit antidrogë në Fier, ku policia sekuestroi 30 kg hashash dhe 500 gramë kokainë,rezulton të ketë bashkëpunuar dhe treguar në polici për aktivitetin kriminal të burrit të saj.

Gjatë këtij aksioni të kryer 10 ditë më parë, u arrestua Osmën Mehmetaj babai i Eduardit dhe Panajot Shahaj, komshiu i personit të shpallur në kërkim Eduard Mehmetaj. Në dosjen hetimore të siguruar nga “Ora News”, del se mjaft të dhëna për identifikimin e personave ka dhënë gruaja e Eduardit, shtetasja Elsa Mehmetaj.

Sipas saj,automjeti tip “Volvo” ku policia gjeti lëndën narkotike, është i rregjistruar në emër të burrit të saj Eduartit, por nuk e ka blerë ai vetë. Sipas dëshmitares mjetin e kanë blerë shokët e burrit, për të cilët nuk ka dijeni se, si quhen dhe se nga janë. “…automjeti ka rreth dy muaj i parkuar dhe nuk ka lëvizur që nga dita që është parkuar.

Në lidhje me makinerinë e presimit nuk e di se e kujt është, por atë e ka sjell Eduardi në shtëpi me mjetin e tij tip “Audi”, rreth dy muaj më parë…. Me makinerinë e presimit të pakove me lëndë narkotike, Eduarti ka paketuar në 7 shtator 2023 së bashku me Asqeri Shahaj i cili është gjitonë i lagjes tonë…”-ka rrëfyer Elsa Mehmetaj.

Kjo e fundit ka vijuar dëshminë e saj në polici se lëndën narkotike Eduarti e ka sjellë një ditë para, se në shtëpi të shkonte policia. Po atë natë ka bërë paketimin dhe vendosjen në makinën “Volvo” të pakove së bashku me Asqeri alias Panajot Shahaj.

Eduard Mehmetaj, merrej me izolimin e soletave të shtëpive dhe lyerjen e makinave. Persona të tjerë kanë çuar në servisin e tij një automjet “Volvo”, duke e kontraktuar atë të kryejë modifikimet e mundshme me qëllim fshehjen e 30 kg hashash dhe 500 gramë kokainë, me qëllim trafikimin e saj në drejtim të Greqisë.

Por në dijeni të këtij plani është vënë dhe policia e Fierit, duke arritur të zbulojë makinën dhe sasinë e drogës. Për këtë ngjarje është arrestuar babai dhe komshiu i Eduard Mehmetaj. Ndërsa ky i fundit vijon të jetë në kërkim.

Eduard Mehmetaj Osmën Mehmetaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Kamëz, një viktimë dhe një i plagosur, arrestohet autori

13:27 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.