Author: tirana

Prokuroria dërgon në gjyq Drejtoren e Përgjithshme të Spitalit Memorial në Fier nën akuzën për ‘Shpërdorim detyre’. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të shtetases R.D., me detyrë Drejtor i Përgjithshëm pranë Spitalit Memorial Fier, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Nga hetimet është provuar se e pandehura në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe në mungesë të miratimit nga Ministria e Shëndetësisë, ka lejuar kryerjen e paligjshme të…

Read More

Prestigjozja britanike kushtuar udhëtimeve “Lonely Planet” ka intriguar vizitorët e vendit e të saj përmes një rrëfimi për kryeqytetin shqiptar, Tiranën. Në rrëfim ajo përcjell të gjitha ngjyrat e shijet kryeqytetit shqiptar nga arkitektura, street-art e deri tek restorantet me ushqime të papërsëritshme e baret fantastike. Lajmin e ka ndarë edhe kryeministri Rama, i cili shprehet se ky superpromovim premton më shumë vizitorë nga Britania e Madhe, të cilët për periudhën janar-gusht të këtij viti kanë qenë plot 161 mijë, ose 33% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Read More

Rreth orës 08:55, në lagjen “Guerrile”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. B., 36 vjeç, dhe banesa është djegur pothuajse plotësisht. Në banesë, në momentin e rënies së zjarrit, nuk ka patur njerëz. Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Read More

Një qytetar ka protestuar i vetëm këtë të hënë në Apelin e GJKKO teksa po mbahej seanca e Fredi Belerit. Në video tregohet momenti kur qytetari i thotë ambasadores greke se po mbrojnë një vrasës. “Jeni kriminelë, ai është një vrasës. Ai është vrasës, turp t’i vijë”- tha qytetari. Apeli i Posaçëm ka rrëzuar sërish kërkesën e Fredi Belerit për ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Beleri kërkoi lirinë duke insistuar duhet të betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, por Apeli i GJKKO e la në burg. E pranishme në gjykatë ishte është edhe ambasadorja greke, Kostandina…

Read More

Në janar të vitit 2022 pati një sulm seksual ndaj një pensionisteje 80-vjeçare në Westend, Gjermani. 20 muaj më vonë, autori u identifikua dhe u arrestua në Munih, falë një kamere interneti në banesën e viktimës. Autor është një 66-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Siç raporton policia, shtetases së moshuar i është afruar në rrugë një person i panjohur më datë 13.01.2022. Me një justifikim ka arritur të bindë gruan që ta çojë në banesën e saj, ku të dy kanë biseduar fillimisht. Por papritmas burri ka përfituar nga pafuqia e viktimës së tij…

Read More

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, është shkarkuar nga posti i saj, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë, ka konfirmuar qeveria e vendit. Zonja Maliar ka qenë një figurë e shquar gjatë gjithë luftës, duke postuar përditësime të përditshme mbi përparimin e vendit në terren. Ndërsa pesë zyrtarët e tjerë nuk janë emëruar ende, ata janë identifikuar si zëvendësministra të tjerë. Qeveria nuk ka dhënë një arsye për shkarkimin e saj. Megjithatë, kjo ka ardhur pasi Volodymyr Zelenskyy emëroi Rustem Umerov si ministër të ri të mbrojtjes të vendit në fillim të këtij muaji.

Read More

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë kritika ndaj përfaqësuesit të BE-së Miroslav Lajçak në takimin e fundit që pati në Bruksel me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Sipas tij, ndërmjetuesi i dialogut Lajçak u pozicionua kundër Kosovës dhe se ishte në koordinim me Presidentin serb Vuçiç. “14 Shtatori pati një pozicion të ndërmjetësit kundër Kosovës dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti. Ata kanë shkuar larg me të ardhmen e Kosovës. Në situatën që jemi nuk mund të shtrembërohen në gjykimin tim. Ose do të zbatohet marrëveshja bazike në tërësi ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që do Serbia, kjo…

Read More

Javët e fundit, disa produkte kozmetike janë tërhequr për shkak të pranisë së lilial, lule e familjes së zambakut, substancë e ndaluar në Bashkimin Evropian që nga viti 2022 për shkak të efekteve të dëmshme në shëndetin e njeriut. Ndër markat e përfshira në tërheqjen nga tregu të shumë produkteve me efekte negative është edhe Palmolive. Në fakt gjatë këtyre ditëve është bërë tërheqja e madhe nga tregu e produkteve të ndryshme kozmetike, për shkak të pranisë së lilial, Butylphenyl Methylpropional ose BMHCA në etiketë. Është një substancë gjenotoksike që është e ndaluar në Bashkimin Evropian që nga marsi i vitit 2022 dhe për këtë arsye…

Read More

Policia Rrugore e Fierit ka arrestuar shoferët e autoambulancës dhe të kamionit që një ditë më parë u përfshi në aksident në aksin Lushnje-Fier, duke shkaktuar vdekjen e një pacienti që po transportohej me ambulancë. Shoferët L.Gj. 31 vjeç dhe F.R. 54 vjeç akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Si pasojë e përplasjes mes dy mjeteve, mbeti i vdekur në vend 77-vjeçari Dashamir Koçaj i cili ishte pacient në autoambulancë dhe po transportohej për mjekim nga Vlora në Tiranë. Kamioni kishte hyrë në parakalim pranë sheshpushimit në Savër duke dashur të dalë përpara ambulancës, por nuk ia ka…

Read More

Qeveria ka përcaktuar kalendarin e rritjes së pagave në sektorin publik, sipas një vendimi që u mor më herët këtë vit nga Këshilli i Ministrave për t’i çuar ato në nivel bruto 900 euro deri në vitin 2025. Dokumenti i qeverisë “Masat Prioritare të Reformës së Administratës Publike”, që është në fazën e konsultimit publik, parashikon që kësti i parë i rritjes të jepet në muajin dhjetor 2023 dhe tjetri në dhjetor të vitit 2024. Në fund të vitit 2022, paga mesatare mujore bruto në sektorin publik arriti në 70,770 lekë, ose rreth 670 euro. Për të arritur nivelin e…

Read More

40-vjeçari Dorjan Keqi i arrestuar rreth 1-vit më parë si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Energjisë Elektrike për Veriun Saimir Jaku, do të përballet në gjykatë me akuzën “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”. Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet në lidhje me krimin e ndodhur me 9-shtator të vitit 2016 në një lokal në Rrëshen, dhe dosja penale me të pandehur 40-vjeçarin nga Kruja ka kaluar për gjykim. Ashtu si dhe gjatë momentit të arrestimit, Dorjan Keqi, dyshohet…

Read More

Romina Radonshiqi, eksperte e ekonomisë, ka folur mbi arsyet se përse nuk ulen çmimet e karburanteve në vendin tonë. Duke folur për debatin e përhershëm të taksave, si “arsye” për pasjen e çmimeve të tilla të karburanteve, ekspertja Radonshiqi u shpreh se në vendin tonë kemi tetë taksa, pesë prej tyre i mbledh shteti, ndërsa tre të tjerat janë koncesionare. Dhe duke qenë se Shqipëria nuk shquhet si një vend që ka një aftësi mbledhëse të taksave, e vetmja mënyrë për ta bërë këtë gjë, sipas ekspertes, është duke ia vendosur ato hidrokarbureve.Debati i përhershëm për përfshirjen e taksave që…

Read More