Author: tirana

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka folur për çështjen “Beleri”. Sipas kreut të qeverisë greke, burgimi i Fredi Belerit hedh hije mbi marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe përmbys progresin që janë arritur katër vitet e mëparshme. “Jam i shqetësuar nga fakti jo vetëm i burgosjes, por madje edhe sot, Shqipëria i mohon një kryetari bashkie të drejtën të betohet. Ia kam raportuar këtë udhëheqjes shqiptare dhe nuk ndërhyj me drejtësinë shqiptare, por kjo është një shkelje e shtetit ligjor dhe krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet dypalëshe që do të ndikojë më gjerë në përpjekjet e Shqipërisë për t’iu afruar…

Read More

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 11 të ndaluarit vetëm pak ditë më parë në kuadër të operacioni “Tempulli”. Pjesa më e madhe e tyre ka deklaruar se janë përdorues të lëndëve narkotike dhe sasinë e vogël që u është gjetur e kanë patur për përdorim vetjak, ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria. Për prokurorinë ka prova të mjaftueshme që fajësojnë të 11 të ndaluarit për t’i mbajtur pas hekurave deri në përfundim të hetimit.

Read More

Lirimi nga burgu ka qenë një çlirim i madh për Emma Coronel, e njohur si e dashura e zotit famëkeq të drogës, kreut të kartelit të Sinaloas, El Chapo. Bukuroshja brune duket se është përshtatur shpejt me jetën jashtë mureve dhe hekurave të qelisë, duke u shfaqur në një festë VIP-ash në Los Angeles të premten mbrëma. Eventi u organizua nga avokatja e Coronel, Mariel Colón Miró i cili tani është një këngëtar në vendin e njohur si “El Farallon”. Ajo u martua me El Chapo kur ishte adoleshente, u dënua me tre vjet burg për trafik droge dhe pastrim…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar ndaj rasteve të zbulimit të mbi 10 mijë bimëve kanabis të kultivuara në Velipojë si dhe kapjes së një ngarkese me hashash në Pikën e Kalimit Kufitar me Malin e Zi. Ai kërkoi hetim të thelluar dhe përballjen me drejtësinë, për çdo person të implikuar. “Nisur nga rastet e kapjes së lëndës narkotike në pikat e kalimit kufitar, Agjencia e Mbikeqyrjes Policore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë duhet të hetojnë plotësisht gjithë rrugëtimin që nga momenti i kultivimit apo hyrjes në territorin e vendit tonë, për…

Read More

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës, po bie me shpejtësi dita-ditës ndërsa bregu i boshatisur nga uji është shfrytëzuar më së miri nga banorët për të grumbulluar mbetje drusore që kanë sjellë prurjet dhe hapësirat e krijuara për kullotje të bagëtive. Kuota aktuale ka zbritur në 274.50 metra mbi nivelin e detit ndërsa prurjet kanë rënë me 40 metër kub ujë në sekondë. Në Fierzë, aktualisht punohet me tre turbina. Pavarësisht kësaj rënie, Enti Rregullator i Energjisee raporton se niveli i ujit në kaskadën e Drinit, është më i larti i regjistruar në vitet e fundit në pjesën e…

Read More

Censi i popullsisë dhe banesave do të nis nesër 18 shtator, dhe do të zgjasë deri në 28 tetor. 8000 anketues do të trokasin derë më derë në të gjithë territorin e Shqipërisë për të marrë në pyetje të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Një thirrje vjen edhe nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, që i ka kërkuar komunitetit të vet të deklarojë përkatësinë fetare. “Thirrje. Të dashur besimtarë, praktikantë ose jo. Nesër, datë 18 shtator 2023, në të gjithë Shqipërinë do të nisë Censusi, Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave të të gjithë shqiptarëve. Ky është një proces tepër i rëndësishëm, pasi në…

Read More

Një i ri është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka kundërshtuar me forcë efektivët të cilët i kërkuan që të lëvizë makinën pasi e kishte parkuar gabim. Policia thotë se ka arrestuar 24-vjeçarin K.K, banues në Vaun e Dejës. ”Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet procedurale dhe në vijim të tyre është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi K. K., 24 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, të cilët i kanë kërkuar të lëvizë automjetin e parkuar në kundërshtim me rregullat”,-njofton policia. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës…

Read More

Russell Brand, aktori i “Get Him to the Greek” dhe ish-bashkëshorti i Katy Perry, është akuzuar për sulm seksual, abuzim dhe përdhunimin e 4 grave. Një prej grave që akuzoi aktorin, me pseudonimin Nadia, rrëfeu historinë e saj në Sunday Times dhe tha se ai e përdhunoi duke e mbështetur te një mur në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ngjarja e rëndë ndodhi në korrik të vitit 2012. “Ai është shumë i gjatë se unë dhe s’munda të lëvizja”, u shpreh gruaja dhe tregoi se disa herë i bëri thirrje të ndalonte. Përdhunimi ndodhi 5 muaj pasi Russell finalizoi…

Read More

Rrjetet sociale janë një dritare ku individë të ndryshëm shkëmbejnë pëlqime, bëjnë komente për foto apo video të ndryshme, dërgojnë mesazhe dhe bëhen palë virtualisht në tematika apo ngjarje të ndryshme. Jo domosdoshmërisht, njohja është reciproke, pra miqësi edhe në jetën reale, mund jetë edhe një shok i vjetër nga fakulteti, një kushërirë e largët, një shoqe e pallatit, e plot statuse të tjera. Por, e keni menduar ndonjëherë se pse njerëzit bëjnë unfollow në Instagram? Motivet janë të shumta, por ne po ju sjellim në vëmendje më kryesoret: Pse njerëzit bëjnë unfollow në Instagram? -Përmbajtje të bezdishme: Kur dikush…

Read More

Strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti, në bashkëpunim me policinë Malazeze janë duke hetuar një rast të trafikimit të një sasie rreth 300 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi. Policitë e dy vendeve, kanë intensifikuar veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Gjatë natës, në doganën e Malit të Zi, si rezultat i inteligjencës policore dhe kontrollit të detajuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi, është bllokuar një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K.…

Read More

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fushës së sportit në Laprakë. Sipas policisë dyshohet se një shtetas drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. ”Më datë 17.09.2023, rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton…

Read More

Policia Rrugore e Tiranës ka përdorur një mënyrë të çuditshme për të sensibilizuar shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke shkelur edhe normat e shpejtësisë. Mbrëmjen e kaluar efektivët kanë ndaluar mjetet që kryenin shkelje dhe i kanë treguar një mesazh sensibilizues. “E dini arsyen e ndalimit? Sot do të kemi një qasje tjetër, sot nuk do të ndëshkojmë, por do të marrim 15 sekonda nga koha juaj, do të vini me mua, do të shihni pamjet filmike dhe pastaj do të vazhdoni”, u shpreh punonjësi i policisë. Përballë tyre vunë imazhe nga aksidente të frikshme që kanë…

Read More