Një tjetër aks rrugor është rikonstruktuar totalisht në Bashkinë e Cërrikut duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët. E shumëkërkuar nga banorët, tashmë me fondet e Bashkisë Cërrik është bërë rikontruksioni, konformë të gjitha standardeve i rrugës së fshatit Malasej duke bërë të mundur lidhjen e këtij fshati me aksin nacional Cërrik-Elbasan dhe qytetin. Teksa inspektoi investimin, Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri vlerësoi modelin e qeverisjes së mirë vendore që ofron Andis Salla, duke mbajtur premtimet edhe pas zgjedhjeve. “Kam pasur rastin ta shoh edhe më herët këtë rrugë, thjesht emrin…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Përmet. Një grua e cila punon si kujdestare në banesën e një çifti të moshuarish ka shkuar në punë këtë të diel për të gjetur pa jetë zonjën e shtëpisë. 80-vjeçarja është goditur me shkop druri nga bashkëshorti moshatar, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pëllumbarë rreth orës 6:30 të mëngjesit. I moshuari është i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Pesë persona kanë humbur jetën të shtunën, si pasojë e tre aksidenteve që ndodhën në Podujevë, Pejë dhe Graqanicë. Policia e Kosovës njofton se aksidenti në Graçanicë ndodhi rreth orës 16:25, ku viktimë mbeti një grua. Një aksident tjetër ka ndodhur rreth orës 21:24 në fshatin Shajkoc të Podujevës, ku dy persona mbetën të vdekur. Të shtunën në Ozdrim të Pejës humbën jetën edhe dy këmbësorë, të cilët u goditën nga një veturë.
Velipoja, një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ka publikuar pamje nga peizazhi mbresëlënës plazhi i Velipojës. “Me Velipojën e dashur ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama. Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës është ndër më të preferuarit në veriperëndim të vendit edhe për shkak të cilësive kurative të rërës. Rëra me efektin e saj kurativ, ndërthurja me hijeshi e detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, bëjnë për vete çdo vit pushues…
18 persona të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ pritet të njihen këtë të dielë me masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës. Konkretisht: Marjano Latifaj, Meridio Beluli, Qamil Veshaj, Manuel Veshaj, Bledar Bajrami, Emisa Bajrami, Ilir Beja, Ariselda Delibashi, Gabriele Paskali, Albano Shabani, Shkëlqim Bakaj, Aleksandro Alikaj, Fatmir Alikaj, Rael Hoxhaj, Dashamir Dahri, Eriselda Zekaj, Nikola Bledar Selimaj, Julian Shabani.
Rruga e re e bukës përmes Detit të Zi, pa pasur nevojën e kalimit të anijeve në ujërat ruse, në një kohë kur Kremlini ka refuzuar zgjatjen e marrëveshjes për drithërat, ka rezultuar efektive. Dy anije mallrash kanë mbërritur në një port ukrainas për herë të parë pasi udhëtuan përmes këtij korridori në Detin e Zi. Anijet arritën në Chornomorsk të shtunën dhe do ngarkohen me 20,000 ton grurë, i cili do të dorëzohet në Egjipt dhe Izrael, për t’u shpërndarë më pas në tregjet botërore. Zyrtarët thanë se ishte hera e parë që anijet civile kishin arritur në një…
Për agjentët imobiliarë, sistemi i ri i kadastrës për shqyrtimin e aplikimeve sipas algoritmit dështoi. Masa ishte e parakohshme, teksa u zbatua pa u përfunduar dixhitalizimi i dosjeve të pronave. Agjencitë e pasurive të patundshme pohojnë se nga muaji korrik po përballen me vonesa të gjata që kanë krijuar bllokim të shitjeve. Vonesat me aplikimet pranohen edhe nga noterët. Por për Agjencinë e Kadastrës Shtetërore, pas disa vonesave që u hasën në fillim, shërbimi është normalizuar. ASHK vlerëson se ndryshimi i sistemit ishte i domosdoshëm në luftën kundër korrupsionit. Në Shqipëri, sipas të dhënave të publikuara në 2021 nga Kadastra…
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se 29 tonë furnizime shëndetësore, të mjaftueshme për pothuajse 250,000 njerëz kanë zbritur ditën e djeshme në Bengazi. OBSH-ja dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare të ndihmës në rast emergjencash u kanë kërkuar autoriteteve libiane të ndalojnë varrosjen e viktimave të përmbytjeve të së dielës së shkuar në varreza masive. Sipas ekspertëve varre të tilla mund të sjellin shqetësim mendor afatgjatë për familjet, ose të shkaktojnë rreziqe shëndetësore nëse ndodhen pranë ujit. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Libiane, deri të enjten u regjistruan 11,300 të vdekur nga përmbytjet në Derna, ndërsa 10,100 persona të tjerë u…
Këtë të dielë do të ketë kthjellime, që do të jenë më të dukshme në në zonat bregdetare. Në pjesën tjetër të territorit, parashikohet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash. Pas mesdite pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të mbeten në zonat malore duke gjeneruar reshje të izloara shiu. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.
Shpërthime janë raportuar në qytetin jugor të Odessa, ndërsa sirenat e alarmit për një sulm ajror ranë në të gjithë Ukrainën pas lëshimit të raketave të lundrimit nga bombarduesit strategjikë rusë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se nuk do të ketë fund të shpejtë të luftës në Ukrainë. “Kështu që ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë. Ne të gjithë shpresojmë për një paqe të shpejtë. Por në të njëjtën kohë ne duhet të pranojmë se nëse Presidenti (Volodymyr) Zelensky dhe ukrainasit pushojnë së luftuari, vendi i tyre nuk do të ekzistojë…
Dashi Në dashuri të shtunën është dikush që të bën zemrën të rrahë dhe nëse je i bindur, bëje atë. Në punë gjithçka po shkon mirë. Marrëdhënie të mira me kolegët e shenjës së demit. Demi Të dielen kjo ditë është shumë e mirë për ndjenjat dhe duhet të përpiqemi të përfitojmë nga favori i yjeve. Nuk ka asnjë lajm të madh në punë dhe po ashtu në dashuri. Binjakët Të dielen hëna jep emocione të forta, mjafton të dini se me kë t’i ndani ato. Në punë jeni të respektuar nga të gjithë. Prandaj mund të bëni propozime dhe…
Një ngjarje e rëndë tronditi sot Lezhën, ku një efektiv policie u vetëvrarë me armën e shërbimit. Ngjarja u regjistrua në Spiten të Lezhës rreth orës 17:50 kur polici Gjin Lesi vrau veten me armën e shërbimit. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar policia e cila ka zbardhur detaje nga vdekja e 64-vjeçarit. Ai është gjetur i vdekur në banesën e tij dhe aktin e rëndë sipas policisë e ka marrë në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë.