Zbardhet dosja e përgjimeve për megaoperacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, ku 3000 forca policie arritën të shkatërronin 23 grupe kriminale, duke vënë në pranga dhjetëra shpërndarës. Burime pranë prokurorisë së Elbasanit zbulojnë skemën e trafikimit të lëndëve narkotike në këtë qark. “Më datë 07.09.2023, rreth ores 19.50 agjenti në mbulim me emrin e koduar “Koli” është nisur për në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës” në Qukës të Librazhdit dhe ka marrë kontakt me shtetasin S. F. Ky shtetas i ka thënë që duhet të vinte më shpejt se shokët e tij po e prisnin prej 20 minutash. Kanë…
Author: tirana
Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit. Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës. Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e…
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka konfirmuar publikisht romancën e saj me biznesmenin Kreshnik Gjergji. Ajo është duke shijuar pushimet me të dashurin e ri dhe miqtë në Mykonos. Në një fotogaleri në Instagram, ajo shfaqet krah të dashurit të saj në një jaht, duke shijuar pamjen. Ndërkohë, dje lancoi një tjetër projekt muzikor, këtë herë ajo u bashkua me Brunon dhe Klajdin Harunin për këngën me titullin “Xhane, xhane”.
Një kamion mallrash u shkrumbua nga flakët pasditen e kësaj të shtune në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Panaja. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar për të shuar flakët , ndërsa për momentin qarkullimi në këtë aks rrugor është bllokuar. Do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë shkaqet e zjarrit.
Më 18 shtator në vendin tonë do të nisë Censusi i Popullsisë dhe Banesave. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut iu ka bërë thirrje të gjithë maqedonasve në Shqipëri, që të shprehin lirisht përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe fetare, në përputhje me ligjin dhe praktikën pozitive demokratike në Shqipëri. “Shqipëria njihet në botë për shoqërinë e saj multietnike dhe multikulturore, në mënyrën se si u arrit në Maqedoninë e Veriut dhe që përfaqëson një trashëgimi autentike të paçmuar politike dhe kulturore. Duke e njohur rolin e maqedonasve si qytetarë lojal të Shqipërisë, regjistrimi i ardhshëm…
37-vjeçari që u gjet i pajetë në dhomën e hotelit është identifikuar si Laçi Pirro nga Korça. Pirro u gjet i pajetë nga punonjësja e hotelit. Sipas burimeve policore, aktin e vetëvrasjes, 37-vjeçari mund ta ketë kryer mbrëmjen e djeshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Ministria maqedonase e Punëve të Jashtme (MPJ) konfirmoi të shtunën se tre diplomatë rusë janë shpallur persona të padëshirueshëm. Ministria bëri të ditur se më 12 shtator kishte thirrur ambasadorin e Federatës Ruse në Shkup për t’ia dorëzuar notën diplomatike. Vendimi, sipas MPJ-së është marrë pas njoftimeve nga autoritetet kompetente për aktivitete të diplomatëve që bien ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Njoftimi për vendimin u bë i ditur në platformën X, i njohur më parë si ‘Twitter’, të premten pasdite nga Ambasada Ruse. Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova shkruante në rrjetet sociale…
Një 54-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar sot në Ostia të Italisë. I arrestuari akuzohet për një vrasje me paramendim, kryer në Belgjikë në vitin 1999. Mediat italiane shkruajnë se 54-vjeçari u arrestua pas kontrollit në rrugë dhe identifikimit të mëpasshëm. Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës.
Tërmeti 6.8 ballë që goditi Marokun para një jave, u mori jetën mijëra personave, ku mes tyre kishte dhe fëmijë. Një mësuese nga Maroku i kujton vazhdimisht nxënësit e saj që humbën jetën nga tërmeti. Nesreen Abu ElFadel ishte në Marrakesh, por Adaseel, fshati malor ku ishte shkolla dhe nxënësit e saj, ishte më afër epiqendrës. Mësuesja e gjuhës arabe dhe frënge u kthye menjëherë në Adaseel ku shkoi të kërkonte fëmijët dhe zbuloi se të 32-të, nga mosha 6 deri në 12 vjeç, kishin humbur jetën. “Shkova në fshat dhe fillova të pyesja për fëmijët e mi: “Ku është…
Autoritetet greke kanë arrestuar katër persona në ishullin e Rodos, pasi ishin duke trafikuar 38 emigrantë të paligjshëm përmes një skafi. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, njëri prej të arrestuarve, 31 vjeç, është shtetas grek, ndërsa tre të tjerët janë të huaj, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur. Në mesin e emigrantëve të shpëtuar nga roja bregdetare janë 26 burra, 10 burra, si dhe 2 vajza të mitura. Autoriteti Qendror Portual i Rodos ka arrestuar katër trafikantët, ndërsa skafi është sekuestruar.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, i ka uruar ditëlindjen liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Urimi i kryeministrit Edi Rama FATOS NANO u gjend në krye kur armata e shpartalluar komuniste kryente funeralin e Partisë së Punës në mes të shkretëtirës, me flamurin e rreckosur të diktaturës së proletariatit në gjysëm shtizë, moralin nën shuajt e këpucëve të rraskapitura nga marshimi 45 vjeçar drejt horizontit që vetëm largohej derisa u zhduk dhe gurmazin e konsumuar të komunizmit që nxirrte thirrjet e fundit për luftë me tërë botën, teksa era e papërmbajtshme e ndryshimit e kthente vajtimin…
68-vjeçari grek, i cili vrau shqiptarin Brigen Limka në Greqi, është paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pire. Dhimitris Kutrumanis shihet me pranga në duar, i veshur me antiplumb dhe nën masa të rrepta sigurie. “Kemi pasur prej disa vitesh përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportohet të ketë thënë ai për hetuesit. Brigen Limka, babai i tre fëmijëve, u ekzekutua një konflikti për parkingun.