Sezoni i ri i “Big Brother VIP Kosova” do të nisë së shpejti dhe këtë na e ka lënë të kuptohet moderatorja Liberta Spahiu. Ajo ka ndarë foton e njërit prej banorëve duke shkruar: “Euuu euuuu çfarë djali po ju pret në këtë sezon të Big Brother”. Spahiu është siguruar t’ia fshehë portretin, duke i lënë njerëzit të aludojnë se kush është ky personazh.
Author: tirana
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ngriti një grup të posaçëm hetimor, për të përcaktuar përgjegjësinë e strukturave përkatëse vendore, për shkaqet e mosevidentimit të kësaj veprimtarie kriminale, nga vetë këto struktura, deri në këto momente. Nga hetimet paraprake, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit pezulloi nga detyra, për mospërmbushje të detyrave (shkelje e parashikuar nga neni 209/1 i rregullores së Policisë së Shtetit), 4 punonjës policie: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ato të Stacionit të Policisë Velipojë, pas informacionit të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kanë ushtruar kontroll të…
Bardhezinjtë janë mes shumë pikëpyetjesh mbi të ardhmen e klubit ndërsa nga ana tjetër janë edhe lojtarët që vazhdojnë të shkaktojnë probleme e polemika, mjafton të përmendim rastin e fundit të Paul Pogba. Por, mesa duket telashet nuk kanë të mbaruar dhe nga Arabia vijnë lajme negative. Cristiano Ronaldo ka vendosur të nisë një process gjyqësor kundër Juventusit me portugezin që kërkon pagën e padhënë nga klubi në kohën e COVID-19. Bëhet fjalë për një shifër që shkon deri në 19.9 milionë euro me Ronaldon që nuk pret dhe kërkon të marrë atë që i takon. Pagat u shndërruan në…
Pas dy shekujsh rritjeje eksponenciale, është e pashmangshme që popullsia botërore të pësojë një rënie të mprehtë deri në fund të këtij shekulli: kjo është ajo që del nga një studim i botuar në World dhe i kryer nga William Rees, autor i mbi 150 studimeve mbi rritjen dhe rritjen dhe zhvillimi socio-ekonomik, dhe babai i shprehjes “gjurmë ekologjike”. Sipas Rees, konsumi ynë i paqëndrueshëm i burimeve të tokës dhe rritja eksponenciale e popullsisë e ka shtyrë shoqërinë moderne drejt një gjendjeje “mbi numër të avancuar”. Të gjitha llojet e kafshëve janë të predispozuara natyrshëm të rriten dhe të riprodhohen…
Pas pak ditësh, për të gjithë përdoruesit e lojërave elektronike, “EA Sport” do të nxjerrë në shitje edhe versionin i ri të futbollit, FIFA24. Ndërkohë, në ditët e fundit janë lançuar edhe vlerësimet për të gjithë futbollistët, përfshirë edhe ato shqiptarë. Futbollisti shqiptar më i vlerësuar, për sezonin e ri është Myrto Uzuni. Sulmuesi i Granadës ka një vlerësim të përgjithshëm 78, teksa goditja ka pësuar një rrjet të konsiderueshme që arrin në 79. Një sezon më parë, gjuajtja e Uzunit vlerësohej me 72. Në sy bie fakti se Jasir Asani që shënoi 2 supergola me Shqipërinë dhe që shpesh…
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se Ankaraja mund të “ndajë rrugët” me Bashkimin Evropian nëse është e nevojshme. Ai këtë gjë e deklaroi në një konferencë përballë gazetarëve në pyetjen e bërë për përmbajtjen e një raporti të Parlamentit Evropian për Turqinë. Raporti, i miratuar në fillim të kësaj jave, tha se procesi i pranimit të Turqisë me bllokun 27-anëtarësh nuk mund të rifillojë në rrethanat aktuale dhe bëri thirrje që BE të eksplorojë “një kornizë paralele dhe realiste” për lidhjet e saj me Ankaranë, raporton Reuters. Turqia ka qenë një kandidat zyrtar për t’u bashkuar me…
Luiz Ejlli u bë shumë shpejt një nga personazhet më të dashur për publikun, pas hyrjes së tij në Big Brother Vip. Edhe pse spektakli ka mbaruar që në maj, popullariteti i tij vijon të jetë i njëjtë. Së fundmi, ai ka publikuar një foto në Instagram nga një lokal ku po konsumon kafe. Lokali ka personalizuar biskotat me emrin e këngëtarit. “Luiz Ejlli lind, nuk bëhesh”, shkruhet mbi biskotë. Por Luizi ka një pakënaqësi, pasi “i kanë vendosur datë skadence”, që nënkupton se mbase fama e tij do të zbehet. “Nuk më pëlqen sepse i kanë vendosur datë skadence”,…
Fabiani, berberi fierak që qethi Edi Ramën këtë verë, ka treguar në një emision televiziv se kryeministri i ka paguar paratë si çdo klient tjetër, por e ka tepruar me bakshishin. “Një pagesë u bë, por me (bakshishin) e teproi pak”, u shpreh Fabiani në emisionin “Zgjohu” në MCN. I riu që “bëri skulpturë” me kokën e tij, siç e quajti Edi Rama kur e publikoi në llogaritë e veta në rrjetet sociale, tha se qethja e kryeministrit i ka shtuar punën. Njerëzit shkojnë në sallonin e tij dhe i kërkojnë t’i qethi njëlloj si ai. “Një person diku te…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një postim në Facebook, ka uruar ish-kryeministrin Fatos Nano për ditëlindjen e tij. Përkrah urimit, Balla ka ndarë një foto me Nanon, teksa e quan si udhëheqës historik. “Gëzuar ditëlindjen udhëheqësit tonë historik Fatos Nano! Mirënjohje gjithmonë”, shkruan Balla. Ish-kryeministri po kalon ditë të vështira në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore në mushkëri që kanë nisur që në periudhën e Covid-19. Prej 29 gushtit, ai ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Organizatat kriminale shqiptare po shfaqin një rrezikshmëri të lartë dhe gjithashtu një përfshirje gjithnjë e më të thellë në aferat e paligjshme, sidomos në trafikun e drogës dhe të armëve. Kështu thuhet në raportin e Drejtorisë Hetimore të Antimafias, për gjysmën e dytë të vitit 2022. Sipas dokumentit të siguruar nga Euronews Albania, grupet shqiptare janë të mirëstrukturuara dhe e ruajnë pushtetin e tyre falë lidhjeve familjare. Në të njëjtën kohë, ato rezultojnë teknikisht të pajisura dhe në gjendje të kryejnë aktivitete kriminale përmes grupeve më të vogla, të cilave u besohen detyra të caktuara. “Për të gjitha këto arsye,…
Një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar në Ksamil. I riu me iniciale L. P., banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur në dhomën e hotelit. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë Sarandë Sot, rreth orës 10:45, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur, në dhomën e hotelit ku qëndronte. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka dhënë porositë të zgjerdhurve vendorë, ku i kërkoi të kundërshtojnë rritjen e taksave. Berisha u kërkoi të bashkëpunojnë me qeverinë qendrore, në interes të zgjedhësve, por theksoi se duhet të denoncojnë “çdo diskriminim të qeverisë vendore ndaj bashkisë tuaj dhe qytetarëve tuaj”. Sali Berisha: Është shumë e rëndësishme që të bëjmë gjithçka me votën tonë, Ju ftoj gjithashtu, edhe të zgjedhurit tanë të nderuar, të përparësoni me të gjithë pushtetin që keni, arsimin. Bashkitë tona duhet të bëjnë gjithçka që kanë mundësi, me akordim bursash për të varfrit, për ta pasur arsimin si përparësi kryesore.…