Author: tirana

Polonia do të ndalojë hyrjen e veturave të pasagjerëve, të regjistruara në Rusi. Vendimi do të hyjë në fuqi të dielën, më 17 shtator, raportoi media shtetërore polake, PAP, duke cituar ministrin e Brendshëm, Mariusz Kaminski. “Kjo ndalesë në kufirin polak do të aplikohet nga nesër, pra do të hyjë në fuqi në mesnatë”, tha ministri Kaminski gjatë një vizite në Terespol, që gjendet në kufi me Bjellorusinë. Kamionët që janë të regjistruar në Rusi veçse u ndalohet hyrja në Poloni. “Ky është një element i mëtejmë i sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe qytetarëve të saj në lidhje me…

Read More

Arlind Qori ka komentuar shitjen e biletave të ndeshjes Shqipëri-Çeki. Me anë të një postimi në Facebook, Qori është shprehur se spekulantët kanë blerë mijëra bileta dhe janë në pritje të rritjes së çmimit të tyre, duke u mundësuar norma fitimi nga 100% deri në 1000%. Postimi: Çka ndodhur me biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki është spekulim i pastër. Duke ditur interesimin e jashtëzakonshëm të tifozerisë, spekulantët, njerëz të rrahur me vaj e me uthull duke bërë para përmes praktikës “bli lirë e shit shtrenjtë”, me ose pa ndihmën e drejtuesve të FSHS, kanë blerë për pak orë, në mos i kanë…

Read More

Nga Mero Baze Të paktën tre kryetarë bashkie nga gjashtë gjithsej që ka Sali Berisha, nuk ju paraqitën atij në aktivitetin ku ai u përpoq të krijojë asamblenë e të zgjedhurve opozitarë të bashkive për ti shkëputur nga Shoqata e Kryetarëve të Bashkive. Proporcionalisht sipas rezultatit të zgjedhjeve, shumica në pushtet qeveris rreth 2,2 milion banorë të vendit, ndërsa opozita rreth 50 mijë banorë. Vetë qëllimi i aktivitetit është getoizimi i bashkive që ka fituar opozita, për t’i kthyer ato në bashki të dështuara, pa fonde dhe për t’i përdorur si reparte lufte kundër qeverisë. Disa prej tyre janë të…

Read More

Petrit Jaupaj, 60 vjeç, banues në Ballsh, i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Raportohet se Jaupaj ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore teksa ndodhej pranë varrit të bashkëshortes së tij, e cila ishte ndarë nga jeta një vit e gjysmë më parë nga një sëmundje e rëndë. 60-vjeçari u gjet pa shenja jete nga qytetarë të tjerë në varrezat publike të qytetit. Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës se bio-kimisë në shkollën 9-vjeçare “ 5 Shkurti” ne Ballsh.

Read More

Inter ka mposhtur me “manita” Milanin ditën e sotme, ku zikaltërit fituan me shifrat 5-1. Serinë e golave e hapi Mkhitaryan, pasi në minutën e 5’ një gjuajtje e dobët nga Dimarco përfundoi në këmbët e armenit i cili më pas e dërgoi në rrjetë. Goli i dytë erdhi nga Marcus Thuram në minutën e 38’. Sulmuesi francez goditi një predhë nga distanca dhe topi ishte i pamundur për t’u ndalur nga Maignan. Në pjesën e dytë Milan reagoi, pasi në minutën e 57’, Theo Hernandez la topin për Leao dhe portugezi shënoi përballë zvicerianit Sommer. Por kuqezinjtë nuk patën…

Read More

1.Ngjyra: Edhe pse shpeshherë konsumatori është i prirur të zgjedhë mishin në varësi të llojit apo çmimit, një ndër detajet që duhet të merrni gjithmonë parasysh është ngjyra e tij. Ajo duhet të jetë homogjene dhe me shkëlqim, mishi i viçit duhet të ketë ngjyrë të kuqe të pastër, e kuqe perlë për atë të derrit, kurse mishi i qengjit duhet të jetë i kuq gjaku. Nëse vini re mishi ka njolla të zeza apo të verdha në sipërfaqen e tij, do të thotë se ka shumë kohë në banakun e shitjes. Edhe ngjyra e yndyrës së mishit (shtresës dhjamore)…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së njohur të “Zërit të Amerikës”, Rudina Dervishi. “Me keqardhje mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së seksionit shqip të ‘Zëri i Amerikës’, znj. Rudina Dervishi. Gjatë 25 viteve të karrierës së saj në këtë medium, ajo u shndërrua në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së saj, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë që ajo fitoi me zërin e saj të ngrohtë si gazetare dhe drejtuese e emisionit ‘Ditari’’, shkruan Begaj. Gazetarja dhe drejtuesja…

Read More

Një vajzë 5-vjeçare ka humbur jetën pasi një avion nga ekipi i Frecce Tricolori të Forcave Ajrore Italiane u rrëzua në zonën e aeroportit Caselle të Torinos të shtunën. Sakaq, vëllai dhe prindërit kanë mbetur të plagosur. Sipas mediave italiane, avioni i ekipit italian u rrëzua të shtunën gjatë një stërvitjeje jashtë qytetit verior të Torinos. Raportohet se avioni goditi një makinë me të cilën po udhëtonte një familje, duke vrarë vajzën e mitur.

Read More

Shkarkohet nga detyra Shefi i Komisariatit të Delvinës, Armando Zoga. Urdhri për shkarkim është dhënë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Kjo detyrë tashmë i besohet Naim Lalës, i cili vjen nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Tiranë. Ndërkohë, Zoga është emëruar specialist në departamentin e Policisë së Përgjithshme.

Read More

Një efektiv policie është gjetur i vetëvrarë në banesën e tij në fshatin Spiten të Lezhës. I ndjeri, Gj.L., dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe arsyeja që e çoi policin të ndërmerrte aktin ekstrem. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave.

Read More

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duhet të ndalohet që të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, kanë thënë disa kundërshtarë të tij, duke argumentuar se roli i tij në trazirat e 6 janarit, përkatësisht sulmi ndaj Kapitolit përbën mbështetje të “kryengritjes”, siç përcaktohet në nenin 14 të Kushtetutës amerikane. Në këtë tekst mund të mësoni më shumë për teoritë ligjore dhe sa ka realisht shanse që Trumpit – kandidatit kryesor për të fituar nominimin nga radhët e republikanëve për president – t’i ndalohet që të garojë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2024. Disa ekspertë ligjorë kanë thënë…

Read More

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka folur për raportin që ka pasur me Lulzim Bashën dhe se çfarë e bëri të mos e përkrahë më. “Kur dikush merr një vendim për të përcaktuar rrugën bazohet në shumë episode. Unë e kam thënë se jam provokuar gjatë gjithë këtyre ditëve me shpifje, por kam zgjedhur të marr frymë disa herë përpara se të reagoj. U gjithë qëndrimi im nuk ka të bëjë me interesat e mia. Unë kam vendosur që në politikë të jem i vërtetë. Bindja ime është se rruga që po ndjek Basha është e gabuar dhe nuk e çon…

Read More