Author: tirana

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se mëngjesin e 16 shtatorit ka ndodhur një shpërthim në një fabrikë që merret me prodhimin e karburanteve për raketa. Në kompaninë EDePro në Leshtani, në periferi të Beogradit, shpërthimi ndodhi në një makineri që po prodhonte karburantet. “Sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar apo viktima nga shpërthimi”, u tha në njoftim. Ekipet e emergjencave kanë ndalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq si masë mbrojtëse, autoritetet kanë mbyllur një dalje në një autostradë që gjendet afër fabrikës ku ndodhi shpërthimi. Sipas ueb-faqes së EdePro, kjo kompani ofron zgjidhje për pajisje të…

Read More

Përmes një ndërhyrje në Rregulloren për licencimin e Shoqërive të Kursim-Kreditit, Banka e Shqipërisë ka shtrënguar kriteret për transparencën e fondeve të këtyre subjekteve. Ndryshimi parashikojnë mbajtjen në dosje të veçanta të historikut penal, si dhe identitetit të anëtarëve të SHKK-ve për çdo shtesë kapitali, edhe ato të voglat deri në 100 mijë lekë. Në rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të unioneve të tyre”, miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 104, datë 5.10.2016, të ndryshuar, të bëhet ndryshimi i mëposhtëm:i. Në nenin 5, pika 8/1 ndryshon sipas përmbajtjes së mëposhtme:“8/1. SHKK-ja, për …

Read More

Zhunior Tavaresh, futbollisti brazilian i cili në të kaluarën ka luajtur edhe në Serinë A me fanellën e Sampdorias, ka marrë një lajm tronditës këto ditë. Mediat braziliane kanë publikuar lajmin se atij i është zbuluar një tumor në tru pas shqetësimeve shëndetësore që kishte shfaqur së fundmi. Futbollisti i cili aktualisht është pjesë e Ponte Preta në vendlindjen e tij, kishte vuajtur dhimbje koke dhe ngërç në qafë sa herë godiste topin me kokë. Kjo bëri që stafi mjekësor ta çonte për vizita më të hollësishme lojtarin. Testet kanë zbuluar lajmin e tmerrshëm për 27-vjeçarin, pasi është zbuluar një…

Read More

Një 63-vjeçar është shpallur në kërkimi nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djem të mitur, si dhe ka përdhunuar njërin prej tyre. 63-vjeçari me iniciale P.M. akuzohet për veprën penale të ‘Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur’. “Në lidhje me një video të postuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Piranjat”, për një shtetas që dyshohet se ngacmon seksualisht shtetas të mitur si dhe që kishte abuzuar seksualisht me një prej tyre, ju sqarojmë se: Më datë 08.08.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së…

Read More

Prindërit e dy vajzave në Tiranë kanë bërë një denoncim në polici se fëmijët e tyre ishin dhunuar nga një grup bashkëmoshataresh. Denoncimi u bë në Komisariatin e Policisë Nr. 3. Sipas kallëzimit, dy vajzat e mitura ishin dhunuar nga 4 bashkëmoshatare. “Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit G. P., 55 vjeç, dhe E. P., 48 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të cilët kanë kallëzuar se dy vajzat e tyre të mitura, dyshohet se janë dhunuar nga 4 bashkëmoshataret e tyre. Materialet në lidhje me këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…

Read More

Dy makina janë vjedhur gjatë natës së kaluar në qytetin e Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Savër”. Shtetasi me inicialet F.Gj. i kishte nxjerrë në shitje mjetet e tij dhe i kishte lënë pranë një biznesi në lagje. Nuk dihen autorët e grabitjes, ndërkohë që ka nisur hetimi.

Read More

Moderatorja shqiptare, Megi Pojani, është një nga personazhet publike më pa komplekse, jo vetëm në rrjete sociale, por edhe në intervista televizive. Të premten ajo vendosi t’i masë pulsin ndjekësve të saj virtualë, duke postuar disa foto të buzëve të saj ku dallohet lehtësisht se i ka dalë një herpes. “A do ta puthje këtë herpes për 10,000€?”- ka shkruar moderatorja përmbi fotot e postuara.

Read More

Në gjykatën e Tiranës ka nisur verifikimi i masës për 61 personat e tjerë të arrestuar nga operacioni antidrogë i koduar “Tempulli”. Më herët ishte caktuar burg në mungesë për 58 persona dhe për 3 të tjerë masë më e butë sigurie. Konkretisht 2 gra dhe një i moshuar ku për dy gratë arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje dhe për 71-vjeçarin arrest shtëpie.

Read More

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.09 të vitit 2022, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 14.09.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve: 3.Rubin Kola, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal. 13.Kastriot Ibrahimaj, akuzuar per vepren penale “Falsifikimi ivulave, stampave ose formularve”, parashikuar nga neni 190/1 iKodit Penal. Nga…

Read More

Gëzim Avdi (Kalia), 31-vjeçari i cili u arrestua te marten nga policia e Lezhës, i cili kishte postuar një video në rrjetet sociale, duke konsumuar hashash me një fëmije te mitur, rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor. I riu nga Kurbini u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, ku pasi dëgjoi palët dhe u njoh me raportin mjekësor, gjyqtari Gentjan Marku e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 31-vjeçarit dhe vendosi shtrimin e tij në një spital psikiatrik. Gëzim Avdi (Kalia) banues në Patok Kurbin, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës, pasi kishte…

Read More

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon dy turistë italianë teksa vjedhin suvenire nga një dyqan në rrugën e Pazarit në Gjirokastër. Njëri huton shitësin e tjetri mbush xhepat. Siç shihet në pamjet e mëposhtme të “Joq Albania”, dy djem të rinj italianë futen në dyqan dhe pasi vijnë rrotull për disa sekonda, nisin të mbushin xhepat me suveniere. Duket se pas ngjarjes së turpshme të Beratit që pushtoi edhe mediat në Itali, ku disa turistë u larguan me vrap nga restoranti pa paguaj, edhe të tjerët e kanë bërë rrugë.

Read More

Nisin sot, datë 16 shtator 2023, aplikimet për punonjësit e administratës publike që përfitojnë nga programi i kredisë së lehtësuar për blerjen e banesës. Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se sistemi i aplikimit për këtë program tashmë është finalizuar dhe ky shërbim mundësohet që prej ditës së sotme në portalin e-Albania, në linkun e mëposhtëm: Numri i përfituesve për vitin 2023 do të jetë 300 në total, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave për tre kategori, konkretisht: 100 për mjekët e sistemit shëndetësor; 100 për punonjësit e Policisë së Shtetit; 100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura. Programi…

Read More