Author: tirana

Nga Genc Pollo  Në një konferencë për sigurinë globale (GLOBSEC 2023) të mbajtur në Bratislavë, Sllovaki në 31 maj të këtij viti moderatori pyeti dy panelistët, kryeministrin shqiptar dhe atë maqedonas se cili ishte reagimi i tyre ndaj fjalimit të Presidentes së Komisionit Evropian von der Leyen të mbajtur para një ore në panelin e mëparshëm. Zotërinjtë Rama e Kovacevski përsëritën trivialitete rutinë si “ne kemi bërë reforma por BE është e avashtë me ne”. Dëgjuesit e pranishëm që kishin ndjekur edhe znj. von der Leyen do të kenë menduar se dy kryeministrat ose nuk e kishin dëgjuar Presidenten e…

Read More

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në një nga zonat më të populluara në kryeqytet, në atë të ish-Bllokut. Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Check Point”, ku mësohet se  disa përsona janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta. Po ashtu mësohet se pjesë e sherrit ka qënë edhe një punonjës policie i Komisariatit nr.1 në Tiranë, i identifikuar me inicialet D. D, 26 vjeç. Ndërkaq si pasojë e sherrit në fjalë, 3 persona kanë shkuar më dëmtime në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Read More

Nga The Economist Kundërsulmi i Ukrainës, i cili filloi më 4 qershor, nuk i ka përmbushur pritshmëritë e larta që frymëzoi. “Po ndodh ndoshta më ngadalë se sa disa njerëz mund ta duan ose mund ta shohin atë”, tha Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, në fillim të gushtit. Deri më tani janë shënuar vetëm fitore të vogla në një territor të kufizuar. E megjithatë, pothuajse tre muaj më vonë, ka shenja se gjërat mund të përshpejtohen. John Kirby, zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha më 1 shtator se kishte pasur përparim “të dukshëm” që nga 29 gushti dhe…

Read More

Edi Paloka është revoltuar me Edi Ramën, pasi sipas tij, ky i fundit ka prenotuar gjithë biletat në tribunë për ndeshjen me Poloninë. Ky në fakt, është një hall i madh për Palokën, pasi thotë se është një tifoz i çmendur. “Kam shkuar në stadium që fëmijë dhe që atëherë kam ndjekur pothuajse çdo ndeshje të Kombëtares në stadium, përveç rasteve kur ka qënë e pamundur për arsye madhore. Këtë herë për pak mbeta pa biletë. U interesova dy javë më parë, po disa miq që kam në FSHF më thanë që janë shitur të gjitha biletat dhe janë prenotuar…

Read More

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të zgjedhë ditën e sotme kryetarin e këtij forumi, i cili është propozuar të jetë ish kandidati për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati. PD do votojë Enkelejd Alibeajn në postin e Sekretarit të Përgjithshëm për të zëvëndësuar Gazment Bardhin. Ndërkohë që PD e Bashë do të ketë 4 nënkryetar, Flutura Acckën, Kreshnik CCollakun, Orjola Pampurin dhe Roland Bejkon. Ndërkohë që kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD do të jetë i përhershmi Jemin Gjana. Propozimet për postet ne PD Xhemal Bushati kryetari i këshillit Kombëtar Sek Përgjithshëm, Enkelejd alibeaj Nënkryetaret Flutura Açka Kreshnik Çollaku Orjola…

Read More

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme Këshillin Kombëtar, ku pritet të zgjidhet sekretari i Përgjithshëm i partisë dhe Nënkryetarët e rinj. “Respektuam vullnetin e tyre për të mos nxjerrë kandidat, është përgjegjësia jonë që u morëm me luftën nda njëri tjetrit dhe jo me ri ngritjen e partisë. Hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje, duhet të jemi në terren për të ringritur partinë dhe për të qenë në përballje elektorale”, tha Basha.

Read More

Aurela Gaçe është padyshim mbretëresha e performancave “live”, e cila prej vitesh është pjesë e skenës muzikore shqiptare. Me shumë hite muzikore, çmime të fituara, mund të themi me bindje që Aurela Gaçe ka shkëlqyer në të gjitha skenat që ka marrë pjesë. Por mbrëmjen e djeshme Aurela me një postim të bërë në profilin e saj të Instagramit ka lajmëruar se nuk do të jetë pranë publikut këtë sezon dimëror. “Për të gjithë ju që jeni mësuar të më shihni me performanca “live” prej pothuaj 10-11 vitesh në Tiranë, për të gjithë ju që më pyesni se kur do…

Read More

Sezoni veror sapo ka përfunduar, duke lënë pas një verë të nxehtë e me shumë aktivitete, që kryesisht ishin përqëndruar te zonat bregdetare. Për artistët ka qenë një sezon i ngjeshur, ku shumica prej tyre ka pasur një agjendë të ngjeshur. Madje, ka pasur nga ata që kanë pasur më shumë sesa një koncert në mbrëmje. Por si çdo verë, edhe këtë herë, VIP-at tanë kanë pasur ulje apo ngritje në kërkesat e tyre e për rrjedhojë edhe pagesat e tyre kanë qenë të luhatshme. Disa nga personazhet që vitin e shkuar kanë qenë në top më të paguarit, duket…

Read More

Të dielën në orën 20:45, Shqipëria do të përballet me Poloninë për kualifikueset në Euro 2024. Policia e Shtetit ka marrë masa me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe rendit para, gjatë dhe pas ndeshjes. Sfida Shqipëri-Poloni do të transmetohet në Tv Klan. Më poshtë, janë të gjitha masat e policisë gjatë ditës së diel. Njoftimi i policisë Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin eTiranës, gjatë datës 10 shtator 2023, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia eShtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të…

Read More

Drejtoria e Policisë në Fier ka realizuar një operacion antidrogë. Drejtori Lorenc Panganika bëri me dije në një konferencë për shtyp se në kuadër të aksionit të koduar “Vakumi” janë arrestuar dy persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si organizator i kësaj veprimtarie kriminale. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 30 kilogramë kanabis dhe 500 gramë kokainë. Trafikimi i drogës do të bëhej drejt Greqisë. Deklarata e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Lorenc Panganika Jam sot këtu, së bashku me Prokurorin për të bërë prezent rezultatet e operacionit policor antidrogë të koduar Vakumi në kuadër…

Read More

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Dritan Goxhajt për të fituar lirinë. Togat e zeza kanë lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg me qëllim ekstradimin e tij në kosovë ku akuzohet për pengim të drejtësisë. Ish-ushtarit të UÇK-së i ka përfunduar afati 40 ditë i masës së sigurimit dhe mbrojta pretendon se për aq kohë sa drejtësia e Kosovës nuk ka sjellë prova shtesë për ekstradim Goxhajt duhej që të fitonte lirinë. Goxhaj u arrestua më 31 Korrik me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që e akuzon atë se ka intimiduar dëshmitarët në procesin kundër…

Read More