Author: tirana

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ka goditur Marokun. Nga të dhënat e para bëhet fjalë për 296 të vdekur dhe rreth 150 të plagosur. Lëkundjet e forta janë regjistruar me orën lokale në 23:11 të së premtes. Epiqendra është lokalizuar në zonën qendrore të Marokut. Saktësisht ka qenë 16 kilometra pranë fshatit Tata N’Jakub të provincës Ighil, që ndodhet rreth 72 kilometra larg qytetit të Marakeshit. Lëkundjet e forta janë ndierë në të gjitha rajonet e maleve Atlas, madje edhe në dy qytetet e mëdha Kazablanka dhe Rabat. Kohëzgjatja e tërmetit ka qenë rreth 30 sekonda. Dëmet materiale…

Read More

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë do të diktojnë kushtet e motit,duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën Perëndimore.Ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të lehta. Por, pas mesdite vranësirat do të bëhen më të dukshme, ku pritet të shfaqen edhe në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h…

Read More

Gabrieli nuk ia doli. Ai luftoi si luan, por nuk arriti të zgjohej, ndërroi jetë në spital pasditen e djeshme. Komuniteti i Villafrancas në Itali është bashkuar me dhimbjen e familjes shqiptare, pas vdekjes së 16-vjeçarit, Gabriel Alibeaj. Gabrieli u përfshi në një aksident dramatik pak para mesnatës të së martës. Ai ishte me miqtë e tij dhe ndodheshin në një tricikël, kur Gabrieli ra dhe përplasi kokën në gur.

Read More

Nancy Pelosi, ish-udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, ka thënë se synon të garojë në zgjedhjet e nëntorit të vitit të ardhshëm. Pelosi, 83-vjeçare, ka fituar për herë të parë ulëse në distriktin e saj në San Francisko më 1987, dhe më pas ka shërbyer dy periudha në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, më 2007-2011 dhe 2019-2023. Ajo i ka udhëhequr demokratët për dy dekada në këtë trup të Kongresit, ndërsa e ka humbur këtë pozitë vitin e kaluar pas fitores së republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Vendimi i saj për t’i hyrë sërish garës ka shumë gjasa…

Read More

Britania e Madhe nuk do t’i kthehet më kurrë Bashkimit Europian. Të paktën kështu ka deklaruar ish-kryeministri, i cili ishte figurë kyçe në fushatën e Brexit, Boris Johnson. Ai përgëzoi marrëveshjen e re të Britanisë së Madhe për të marrë pjesë në programin shkencor të bllokut Horizon. Por, Johnson hodhi poshtë pretendimet e kritikëve të Brexit se është “fillimi i fundit” për Brexit dhe Britania “do të kthehet duke u lutur në gjunjë.” Në rubrikën e tij në Daily Mail , Johnson shprehet: “Epo, unë jam këtu për t’ju thënë… se kjo nuk do të ndodhë.” Ai paralajmëroi se të bëhesh përsëri…

Read More

Presidenti Abdel Fattah al-Sisi u ka kërkuar egjiptianëve që të kenë shumë më pak fëmijë, duke argumentuar se niveli i tanishëm i lindjeve do krijojë një ‘katastrofë’ për vendin e Afrikës Veriore. “Ne kemi nevojë për 400,000 lindje në vit,” tha al-Sisi në Kongresin Global për Popullsinë, Shëndetin dhe Zhvillimin (PHDC), i cili u hap në Kajro të martën. “Unë nuk jam dakord me idenë tuaj se të kesh fëmijë është një çështje e lirisë së plotë,” tha presidenti, duke iu drejtuar ministrit të Shëndetësisë dhe Popullsisë Khaled Abdel Ghaffar, siç citohet nga AFP. “Duke lënë në lirinë e tyre…

Read More

Prodhuesit e makinave po mbledhin të dhëna për shoferët dhe pasagjerët. Fondacioni Mozilla në një raport për 25 marka makinash dhe 15 kompani prodhuese konkludon se të dhënat e mbledhura, që përfshijnë që nga gjendja shëndetësore, aktiviteti seksual dhe koeficienti i inteligjencës, për t’ua shitur ato agjencive të zbatimit të ligjit, por edhe të tjerëve. Studiuesit zbuluan se prodhuesi japonez i makinave Nissan kishte pranuar se mund t’u shesë informacione për aktivitetin seksual të shoferëve dhe pasagjerëve, inteligjencën dhe diagnozën shëndetësore ndërmjetësve të të dhënave, agjencive të zbatimit të ligjit dhe kompanive të tjera. Prodhuesi gjerman Volkswagen tha se mund…

Read More

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin janë zotuar për një bashkëpunim më të thellë ekonomik ndërsa lista e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë sa vjen e rritet. Angazhimi i udhëheqësve për të forcuar lidhjet, thonë analistët, ka të ngjarë të trazojë shpresat midis aleatëve perëndimorë të Turqisë për një çarje midis Erdoganit dhe Putinit. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti rus Vladimir Putin u zotuan të shtojnë bashkëpunimin në fusha si energjia, turizmi dhe ndihma e huaj, gjatë takimit të tyre më 4 shtator në vendpushimin rus Soçi të Detit të Zi. Marrëdhëniet midis…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar për çmimin e karburanteve në vend. “Në vetëm pesë javë, çmimi i naftës është rritur me 20 lekë/litër. Do shkojë edhe më shtrenjtë, Rusia dhe Arabia ka ulur prodhimin, ofertën e tyre dhe çmimi po shkon përpjetë! Shikoni; Kam bërë një llogari mbi modelin që aplikonte Bordi (kur ishte e ku bënin pjesë edhe tre të mëdhenjtë). Sipas llogarisë, çmimi në tabelë i naftës duhet të ishte 201 lekë/litër, brenda këtij çmimi tregtarët e naftës na mësuar të besojmë se është edhe Fitimi i tyre tre lekë/litër. Moooos ooo Zooooot! I bie që tregtarët…

Read More

Publikohet videoja ku dallohet momenti kur forcat ukrainase shkatërrojnë tanket ruse me raketa pranë qytetit Bakhmutit. Pamjet u publikuan nga Forcat Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe tregojnë dy tanke ruse të blinduara duke shpërthyer, pasi u goditën nga armët ukrainase. Qyteti Bakhmut, është vendi ku me muaj të tërë janë zhvilluar luftimet më të përgjakshme.

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaron se gjatë takimit të zhvilluar sot me Ambasadorin Luigi Soreca ka nënvizuar se kryefjalë e diskutimeve ka qenë bashkëpunimi me BE në çështje që lidhen me sigurinë, migracionin, apo luftën kundër krimit të organizuar. “Javën e ardhshme mirëpresim në Tiranë ministrat e brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit. Takimi i Ministrave të Brendshëm paraprin Samitin e Tiranës dhe synon thellimin e bashkëpunimit, integrimit rajonal dhe përshpejtimin integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian. Me Ambasadorin Luigi Soreca, të Ngarkuarin me Punë ad interim, i saporikthyer…

Read More

Efektet që ndodhin në organizëm për shkak të konsumimit të pijeve të gazuara kanë qenë objekt i shumë debateve gjatë viteve të fundit. Lidhur me këtë, shumë studime kanë raportuar se këto pije kanë një rrezik në rritje të sëmundjeve tek konsumatorët. Moderatorja Aulona Musta, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, tha se prindërit janë fajtorë që këto pije konsumohen nga fëmijët. Teksa ajo nuk e lejon gocën e saj, Amarën t’i konsumojë, tha se shpesh “sulmohet” nga persona e tjerë të cilët e quajnë edhe shtrigë për faktin që nuk e lejon vajzën t’i pijë.

Read More