Author: tirana

Partia Demokratike dega Kukës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në Kukës më 24 shtator. Në reagim theksohet se ky vendim vjen si nevojë për të mos thelluar përçarjen e krijuar. Tashmë në garë mbeten Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Albert Halilaj i Partisë Socialiste. Reagimi: Partia Demokratike Dega Kukës, duke ndjekur me pergjegjësi te lartë politike dhe morale situatën e krijuar në Kukës; pas refuzimit nga një pjesë e opozitës për një kandidat përbashkues, rezident në Kukës dhe me të gjithë vullnetin për të nxjerrë një…

Read More

Venera Lumani, e cila u bë qëndra e kritikave, pas një video të publikuar nga Flori Mumajesi, ku “debatuan” për muzikën tallava, më në fund e ka një përgjigje. Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e njohur ka sqaruar këtë debat të 7 viteve më parë me artistin e njohur, duke thënë: “Nuk më duket etike nëse flasim pa qenë të gjithë prezent në tavolinë, por që nuk reagova sepse nuk më pëlqen që artistët të grricen me njëri tjetrin nga Instagrami, nga rrjetet sociale. Mendoj se do të ishte shumë më e drejtë, shumë më e bukur…

Read More

Nis konkurrimi për pranimet e reja të ciklit të dytë “Master” në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Sikundër ka ndodhur edhe gjatë viteve të shkuara, autoritetet bëjnë me dije se aplikimet për kuotat e reja të 2023 në programet “Master profesional” dhe “Master shkencor” do të zhvillohen me anë të dosjes. Kështu çdo student që ka kryer ciklin “Bachelor” mund të vijojë me procedurat e aplikimit për programet e ciklit të dytë, duke dorëzuar dosjen e dokumenteve të përcaktuara. Drejtuesit e këtij institucioni të arsimit të lartë publik, bëjnë me dije se: “Aplikimet në programet e studimit të…

Read More

Numri i viktimave nga stuhia shkatërruese “Daniel” në Greqi tashmë ka shkuar në 10. Ministri grek i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias bëri me dije se katër persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa operacionet e shpëtimit vijojnë pa pushim në pjesë të ndryshme të zonave të prekura. “Ne kemi nevojë për vëmendje të madhe nga të gjithë, pasi fenomenet e përmbytjeve mund të intensifikohen në çdo moment”, tha ministri.

Read More

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi se në fillimit të vitit të ardhshëm do të nisë punën Qendra e Monitorimit të Trafikut Rrugor. Pjesë e kësaj qendre do të jenë 6 agjenci shtetërore. Në fazën e parë pritet të monitorohen rreth 200 kilometra rrugë. Sipas ministres, në akset kryesore do të vendosen sensorët dhe kamerat përkatëse. “200 kilometra të cilat do të jenë të vendosura pra të gjitha pajisjet tona, sensorët, kamerat dhe gjithçka tjetër do të jenë të vendosura pikërisht në akset kryesore. Ta quajmë këtë dhe si një fazë pilotimi, pastaj me synimin për të arritur 3600 kilometra…

Read More

Një 26 vjeçar indian, me precedent të mëparshëm për grabitje, ka tentuar të vjedhë një të moshuar në Itali, por është kapur dhe rrahur nga kalimtarët që po kalonin aty pranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Quarticciolo të Romës. Momenti kur hajduti rrihet nga disa kalimtarë me shkela dhe grushte u filmua nga një banor i zonës dhe më pas u shpërnda në rrjete sociale, duke u bërë virale.

Read More

Një 58-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Haredin Fejzulla, është shpallur në kërkim nga autoritetet belge. Fejzulla është dënuar me 9 dhe 4 vite burgim nga gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit, si dhe me 5 vite nga gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale. Policia belge ka vënë në dispozicion një numër, për cilindo që ka informacione për shqiptarin e shpallur në kërkim.

Read More

Propozimet e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri janë që prej 5 shtatorit mbi tryezën e Presidentit të Republikës. Emrat e ministrave të rinj u dorëzuan në Presidencë, pak pasi delegacioni presidencial shqiptar ishte nisur për një vizitë zyrtare në Kazakistan. Sipas afateve kushtetuese, Presidenti ka kohë 7 ditë për të firmosur dekretet e shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, ndaj po pritet që kreu i shtetit të kthehet nga Kazakistani që të firmosë emrat e 7 ministrave të rinj në kabinetin e Ramës sipas nenit 98 të Kushtetutës. Deputetët janë njoftuar për një seancë të posaçme parlamentare ditën e hënë më 11 shtator, që do të ketë në rend të ditës vetëm votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës. Ditën që nisi sezoni politik, Edi Rama lajmëroi ndryshimet në qeveri, të cilat vijnë plot një vit pasi po me…

Read More

Kur na ndajnë më shumë se 1 vit e gjysmë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon që emigrantët që jetojnë e punojnë jashtë kufirit të Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Për të bërë të mundur votën e emigrantëve, ata prezantuan një draft me disa ndryshime në kodin zgjedhor, për të cilën deklaruan se modeli ku janë bazuar është gjerman dhe shpjeguan hallkat sesi do të veprohet. “Ti bën një kërkesë në KQZ që unë jetoj jashtë shtetit, dua të votoj, të vjen letra nga KQZ-ja me ato zarfet që ka…

Read More

Ilir Shaqiri konfirmoi rikthimin e tij si kryetar jurie në spektaklin e kërcimit “Dancing With the Stars” që do të transmetohet në “Top Channel”. Fituesi i “Big Brother Vip 1”, i ftuar në emisionin “Wake Up”, u pyet se kë nga personazhet e njohur të ekranit do të dëshironte të shikonte në edicionin e tretë të “BBV”. Iliri tha tre nga emrat më të përfolur të dy edicioneve të “reality show-t”, Donaldin, finalistin e BBV1 dhe Luiz Ejllin, fituesin e BBV2. “Do ktheja Luizin, Ilirin dhe Donaldin. Ndoshta do vijë një ditë…”, tha Iliri, i cili teksa u pyet se…

Read More

Është pothuajse koha për debutimin kryesor të Apple më 12 shtator, ku, sipas traditës, do të prezantohen iPhone-ët e rinj. Sipas të gjitha thashethemeve, iPhone 15 Pro do të sjellë disa ndryshime rrënjësore këtë vit, ndoshta më shumë se çdo gjeneratë e mëparshme. Por cilat janë 5 risitë kryesore që premtojnë të revolucionarizojnë përvojën e përdoruesit. Porta USB-C, është kërkuar me ngulm nga përdoruesit për vite me radhë. Kjo zgjedhje do të çojë në përmirësime të mundshme thelbësore për sa i përket shpejtësisë së karikimit dhe transferimit të të dhënave nëpërmjet kabllove. iPhone 15 Pro mund të karikohet më shpejt dhe…

Read More

Me përfundimin e sezonit turistik, Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se do të rifillojë puna me shtresat asfaltike në rrugën Orikum-Dukat, çka do të sjellë devijim të trafikut gjatë javës që vjen, duke nisur nga e hëna. “Në datën 11.09.2023 ditën e hënë, që herët në mëngjes ky aks do të jetë i mbyllur dhe do të hapet sërish ditën e premte për të lënë akses kalimi gjatë fundjavave. Ky devijim do të bëhet vetëm nga e hëna në të premte dhe do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të aksit”, njofton ARRSH. Trafiku do të devijohet në drejtim të…

Read More