Author: tirana

Greqia është prekur rëndë nga përmbytjet, të cilat i kanë marrë jetën 7 personave deri më tani. Gjendja vijon të mbetet e vështirë dhe shumë zona janë ende nën pushtetin e ujit. Reshjet e shiut të furishme dhe erërat e forta rritën në një kohë shumë të shkurtër nivelin e ujit. Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente në prefekturën e Magnezisë, ishujt Sporades, në Karditsa, Trikala si dhe në disa bashki në Larisa e përreth saj. Pamjet janë tronditëse jo vetëm nga Volosi dhe Piliosi turistik, por edhe nga shumë fshatra në bregdet.

Read More

Kemi pritur me padurim “Dy gisht mjaltë 2” dhe më në fund xhirimet do të nisin së shpejti dhe filmin do të mund ta shohim këtë dimër. Që nga roli i Danit në serialin “H.O.T” në 2021, Ermali i ka mbajtur flokët e gjata, por tani po i pret sërish për “Dy gisht mjaltë 2” Ermali ka postuar sot disa foto me një model të ri dhe duhet thënë se përveçse i shkojnë shumë, jemi kurioz për zhvillimin e ngjarjeve në film. Kujtojmë se Elvana do të jetë sërish ylli i “Dy gisht mjaltë 2”. Pas suksesit me koncertin “Dekada”…

Read More

Harrojeni pasurinë e tij, shkruan Ronan Farrow në The New Yorker. Eshtë pushteti i pakufi që Elon Musk ka sot, që duhet të na trondisë. Kompania e raketave në pronësi të miliarderit, SpaceX është aktualisht i vetmi mjet me të cilin NASA mund të çojë astronautë në hapësirë, nga SHBA. Një tjetër sipërmarrje e tij, Tesla, kontrollon rrjetin më të madh kombëtar të stacioneve të karikimit të makinave elektrike. Ndërkohë, shërbimi i tij i internetit satelitor, Starlink, është mjeti kryesor i komunikimit në fushëbetejën e Ukrainës. Zyrtarëve të Pentagonit iu desh t’i luten Elon Musk-ut vjeshtën e kaluar, pasi disa…

Read More

Kryeministri Albin Kurti ka ndarë një super lajm për mediat polake, ku ka thënë se Greqia është një ndër 5 vendet e BE që mund të jetë më pranë njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ai theksoi se prej muajsh Kosova po punon fort në planin diplomatik për t’i bindur pesë vendet e mbetura të BE-së që njohja e pavarësisë është një gjë e duhur dhe realitet i pakthyeshëm. “Kemi punuar fort në aspektin diplomatik, që ato t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së. Greqia është në ballë të këtyre vendeve, e cila është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë…

Read More

Në spitalin e Krujës “Stefan Gjoni” ka nisur puna për rikonstruksionin e godinës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga puna që po bëhet për këtë spital të rëndësishëm për shërbimet shëndetësore në zonë. “Hapet një tjetër investim i ri në kantierin e madh të shëndetësisë. Spitali i Krujës do të rikonstruktohet tërësisht, për të ofruar kushte dinjitoze për mjekët dhe shërbim shëndetësor me standardet më të mira për banorët e kësaj zone”, theksoi Rama. Investimet në kantierin e shëndetësisë për 2023-shin nuk do të ndalen në të gjithë Shqipërinë, që nga qendrat shëndetësore, spitalet dhe pajisjet biomjekësore. Buxheti i…

Read More

Nga shkolla “Betim Muço” në Kombinat, e cila po përgatitet për të mirëpritur nxënësit për vitin e ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se siguria në institucionet arsimore dhe plotësimi i të gjitha kushteve të nevojshme për një vit të mbarë shkollor janë prioritet i punës së bashkisë. Ai nenvizoi faktin se nga e hëna, asnjë mjet i transportit të mallrave, kryesisht ushqimore, që furnizojnë supermarketet e Tiranës, nuk do të qarkullojë në orarin 07:00-09:00 të mëngjesit. “Nuk do të ketë furnizime nga ora 07.00-09.00! Preshi, majdanozi, çamçakëzat, patatinat mund të presin pas orës 09.00,…

Read More

Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët, foli për dosjen “Metamorfoza”, të cilën e konsideroi si “majën e ajsbergut” për lidhjet e qeverisë dhe personalisht të kryeministrit Edi Rama. “Prokurorët e Skapit me urdhër të Edi Ramës dhe ndërhyrjen e Pëllumb Gjokës e shpallën atë jashtë kompetencave të tyre sepse nuk ishte organizatë kriminale. Nuk kishte gjë më të turpshme më kriminale të thuash se Bajrit nuk janë organizatë kriminale”,-tha Berisha. Deklarata Java është dominuar pa diskutim nga dy zhvillime dramatike në kampin e pseudo mazhorancës. Zhvillimi më dramatik janë publikimet e dosjes Metamorfoza në të cilat shqiptarët që…

Read More

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka komentuar Asamblenë e PS-së dhe kabinetin e ri qeveritar të Ramës. Ai tha se kryeministri Rama në fjalimin e tij tregoi vetëm urrejtje për njerëzit e tij, ndërsa sipas Berishës ka sjellë në kabinet Bosin e Ndranghetës në Tiranë, referuar Arbian Maznikut. Po ashtu, Berisha tha se Bardhi është i ftuar që të vijë dhe të votohet si kreu i Grupit të Rithemelimit. “Gazment Bardhi është i ftuar me gjithë deputetët që mbështetën haptas primaret dhe këtu ishte një ndryshim themelor. Se kishim të bënim me një qëndrim ndaj një procesi fondamental në PD.…

Read More

Gjysma e amerikanëve mendojnë se çdo kandidat republikan do të ishte një president më i mirë se sa Biden për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara në vitin 2024. Konfirmimi vjen nga një sondazh i fundit i publikuar nga media prestigjioze CNN. Performanca e Biden në detyrë është tepër negative: Vetëm 39 përqind miratojnë punën e tij dhe 58 përqind thonë se politikat e 80-vjeçarit kanë përkeqësuar kushtet ekonomike në Shtetet e Bashkuara. Qytetarët amerikanë shprehin shqetësim edhe për moshën e presidentit, me një shumicë të madhe që e konsiderojnë atë të paaftë nga ana fizike dhe mendore për të përfunduar…

Read More

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu gjatë një takimi me kryetarët e bashkive Dibër, Mat, Bulqizë e Klos, drejtuesit e zyrave vendore të arsimit e zyrtarë të Policisë së Shtetit ka kërkuar angazhim konkret dhe masa efikase për fillimin e vitit të ri shkollor. “Duhen marrë masa për sigurinë rrugore në afërsi të shkollave, dezinfektimin e të gjitha ambjenteve, sigurimin e ujit të pijshëm, shpërndarjen e librave, zgjidhjen e problemit të transportit të nxënësve e mësuesve, miratimin e dietës ushqimore në kopshte e çerdhe, emërimin e mësuesve, sigurimin e mjeteve mbrojtëse nga zjarri, frekuentimin e shkollave profesionale, etj”, nënvizoi Prefekti…

Read More

Pas takimit në selinë blu me Sali Berishën, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nëse do ta pranonte një propozim të mundshëm të aleatit të tij për Gazment Bardhin si kandidat për kryeministër. Ndonëse nuk pati një përgjigje konkrete, Meta tha se jemi të angazhuar për të respektuar çdo parim demokratik. Nëse do të jeni bashkë me Berishën dhe në 2025 dhe nëse ai propozon Gazment Bardhin për kryeministër do ta pranonit? Meta: Nuk jemi këtu për t’u marrë me këto çështje. Ju e dini që ne jemi të angazhuar për të respektuar çdo parim demokratik. Po…

Read More