Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia e Tiranës dhe ka cuar në pranga 8 persona dhe shpallur në kërkim një tek zona e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet. Grupi ishte kthyer në një shqetësim të madh edhe për banorët e zonës, ndërsa mes të arrestuarve është edhe një çift bashkëshortësh, ku burri dyshohet se është “koka” e grupit. Të arrestuarit janë: Herald Rexhepaj, Viola Bendaj, Arolf Harizi, Arlind Aga, Xhersildo Arifllari, Dashamir Shehu, indrit Gjoshi, Devis Saliaj. Njoftimi i plote Finalizohet pas një hetimi gjashtëmujor, operacioni policor i koduar “Kodra e Diellit 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në…
Author: tirana
Rihanna dhe A$AP Rocky janë bërë prindër për herë të dytë në muajin gusht. Referuar DailyMail, çifti i ka vendosur emrin djalit Riot Rose Mayers. Riot ka lindur më 1 gusht 2023, në spitalin Cedar Sinai në Los Angeles në orën 7:41 të mëngjesit. Emri mund të jetë prej këngës së fundit të A$AP ‘Riot’ nga fillimi i këtij viti. Çifti zgjodhi të vazhdonte me traditën e tyre duke zgjedhur një tjetër emër që nis me “R”, pasi djali i tyre i parë quhet RZA Athelston Mayers.
Balerinin e njohur Ilir Shaqiri, fituesin e BB Vip 1 do ta shohim sërish në ekran. Kësaj radhe ai do të jetë në krye të jurisë në emisionin “Dancing With the Stars”. “Top Channel është një realitet televiziv botëror sa i takon platformës që ka. Të jesh pjesë e një produksioni të tillë ku gjerat janë të kopsitura dhe aq më tepër për të realizuar artin e kërcimit”,-tha Ilir Shaqiri për rikthimin e tij. Shaqiri dha një intervistë për ‘Wake up’. I pyetur nga moderatorët sesa e vështirë është të jesh kryetar jurie, Iliri tha se për të e rëndësishëm…
Ekipi i kombëtares së Shqipërisë bëri një prezantim dinjitoz mbrëmë në Çeki, ku mori barazim 1-1, me një eurogol të Bajramit. Momentalisht klasifikimi na rendit në vendin e dytë në grup, një pikë me shumë se Polonia e Levandovskit, ndaj këtë dielë Shqipëria ka shansin e kualifikimit pasi ka përballë në Tiranë, pikërisht Poloninë. Nëse Shqipëria merr të paktën një pikë me Poloninë jemi në lojë pasi kemi edhe dy ndeshje brenda në Tiranë, një me Ishujt Farao dhe presim Çekinë. Por shkojmë dhe në Moldavi. Nëse këtë të dielë fitojmë ndaj Polonisë ekipi ynë shkon plus 4 pikë me…
Policia e Gjirokastrës ka goditur një tjetër rast të transportimit të emigrantëve të paligjshëm kundrejt përfitimit monetar. Në pranga ka rënë 24-vjeçari D.A. nga Korça, pasi u kap në aksion rrugor Tre Urat-Përmet duke transportuar me automjet për në Tiranë 13 emigrantë nga vendet e treta, të cilët më pas synon të kalonin drejt vendeve të BE-së. Transporti i tyre bëhej kundrejt 150 Eurove për persona. Po kështu, është arrestuar edhe një shtetas pakistanez H.R. 33 vjeç, i cili ndihmonte emigrantët kundrejt pagesës 100 Euro për person që të hynin ilegalisht në Shqipëri nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.
Sot bahet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu sa i takon çështjes Gërdeci. Seanca do të nisë në orën 10:00. Kujtojmë se në seancën e fundit avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm i pandehuri.
Ministrja për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin me shpejtësi drejt vitit 2030. Ajo thotë edhe se duhet të punojnë drejt gjetjes së një vullneti politik në Ballkanin Perëndimor. “Ideja e paraqitur nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, se BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë gati për zgjerimin deri në vitin 2030, bëri jehonë të madhe. I ashtuquajturi ‘premtimi i Bled-it’ nuk la askënd me zemër të ftohtë, por ngriti një pikëpyetje për të gjithë nëse të dyja palët mund të jenë vërtet gati për zgjerimin…
Me foton e preferuar të mbretëreshës Elizabeta II, mbreti Charles, kujtoi 1 vjetorin e vdekjes së nënës së tij. Fotoja e zgjedhur nga mbreti tregon një monarke të re, atëherë 42 vjeç, në një portet zyrtar të realizuar në 1968 nga Cecil Beaton. Elizabeta II vdiq në moshën 96 vjeçare në Kështjellën Balmoral me 8 shtator të vitit të kaluar. Ndarja e saj nga jeta erdhi pak muaj pas Jubileut të Platintë, që shënoi 70 vitet në fron. Në një homazh të shkurtër, mbreti falënderon vendin për dashurinë dhe mbështetjen që ka treguar ndaj tij dhe bashkëshortes Kamila, gjatë vitit…
Don Xhoni dhe Butrint Imeri e kanë dëshmuar se janë miq të ngushtë. Pas përfundimit të sezonit të verës, ata kanë vendosur që t’i kalojnë pushimet së bashku. Të njëjtit së fundmi përmes rrjeteve sociale kanë bërë të ditur se ndodhen në Ibiza të Spanjës. Dyshja e famshme e estradës shihen duke u argëtuar në masë të madhe me njëri-tjetrin.
Dy persona janë arrestuar në Cërrik për armëmbajtje pa leje gjatë një aksioni policor të koduar “Covered”. Të arrestuarit janë A.Zh. 37 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të dy nga Berati. I pari akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa i dyti për moskallëzim krimi. Brenda automjetit me të cilin udhëtonin dy të rinjtë, dhe që drejtohej nga A.Zh. 37 vjeç, u gjet një kallashnikov dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të premte pamje nga kalaja historike e Shkodrës dhe lumi i Bunës. Kreu i qeverisë, thotë me krenari se plotësojnë hijeshinë e bukurinë shumëdimensionale të kryeqendrës së veriut, e cila është e magjishme në çdo stinë të vitit. Rama u shpreh se shumë punë të mira na presin përpara për kryeqendrën e veriut. Në kalanë e Rozafës në Shkodër ka nisur puna për restaurimin e saj për ringritjen e fragmentit të murit, në pjesën lindore të Kalasë. Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër që rrethohet nga lumi Drin,Kiri dhe Buna. Muret e kësaj…
Dashi Qielli flet për ndjenjat dhe ju duhet të kënaqeni me ndikimin pozitiv të yjeve. Do të jeni në gjendje të hiqni mundësitë dhe zgjidhjet e shkëlqyera për të ardhmen. Në punë bëni kujdes që të zgjidhni projektet që do të përfundoni mirë. Përndryshe rrezikoni të përballeni me gabime dhe zgjedhje të gabuara. Demi Të premten ju e keni çliruar veten nga hëna e kundërt edhe nëse kjo nuk do të thotë të jeni në gjendje të zgjidhni të gjitha problemet e dashurisë. Gjithçka duket të jetë e ngadaltë në punë. Binjakët Në dashuri duhet të jeni shumë të kujdesshëm…