Author: tirana

Një grup që shpërndante drogë në Tiranë është goditur. Grupi drejtohej nga një çift, të cilët shpërndanin drogë në afërsi të shkollave në Tiranë. Goditja është bërë te Kodra e Diellit, pasi ka qenë një shqetësim shumë i madh i banorëve. Mësohet se çifti është arrestuar, ndërsa burri Herald Rexhepaj ka qenë drejtuesi i grupit. Në pranga kanë rënë edhe disa të tjerë, ndërsa goditja është bërë pas katër muajsh hetime. Janë sekuestruar sasi droge në mënyrë të vazhdueshme të shpërndarë në kohë, por në banesë kryesorit të grupit i janë gjetur edhe sot sasi tjetër.

Read More

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën tragjikisht një 16-vjeçari shqiptar në Itali. Viktima, i identifikuar si Gabriel Alibeaj kishte dalë me shokët mbrëmjen e së martës (6 shtator), por gjithçka u kthye në një tragjedi. Ai kishte qenë bashkë me dy shokë në Villafranca di Verona, duke qeshur e duke bërë shaka, sigurisht që duhet të kenë folur për fillimin e afërt të shkollës. Për pak ditë do të fillonte vitin e tretë të gjimnazit. Ajo që duhet të ishte një mbrëmje me miq si çdo tjetër, fatkeqësisht u shndërrua në tragjedi, pikërisht në momentin e kthimit për…

Read More

Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në afërsi të banesës së tij ku jetonte i vetëm. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Guri i Kuq në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, në trupin e 55-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla, teksa temat e bisedës mes tyre kanë qenë të shumta. Sipas njoftimit zyrtar, “Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbështet Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në intensifikimin e goditjes së fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe vlerëson pozitivisht propozimin për ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale të kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave.” Gjatë takimit të zhvilluar mes Ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe Kryetarit të KLP-së, Alfred Balla u diskutua gjithashtu edhe për një politikë penale më të ashpër…

Read More

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në Jug – lindje. Temperaturat minimale do të luhaten 12-21 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me rritje 22-25°C në veri , 28-34°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri – Lindje me shpejtësi 6 – 12 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 – 4 ballë në det të hapur.

Read More

Shqipëria ka arritur të barazojë ndaj Çekisë me rezultatin 1-1, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Një pjesë e parë më shumë e përdorur për të njohur kundërshtarin dhe jo me shumë raste konkrete. Çekët nuk ishin shumë kërcënues në portën e Berishës, pasi kuqezinjtë u mbyllën mirë në fazën mbrojtëse. Ndërkohë, Shqipëria pati disa mundësi, por të paqartë në topin e fundit. Një rast i pastër ishte pranë minutës së 30’ me Cikalleshin, por nuk mundi të shënonte. Ndërkohë një rast i diskutueshëm ishte brenda zonës së kundërshtarit, pasi Barjami mori një ndërhyrje, por për gjyqtarin nuk…

Read More

Ndihmësi i trajnerit të Shqipërisë, Zabaleta ka dhënë një intervistë për Supersport pak minuta para ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 ndaj Çekisë. Ndër të tjera, Zabaleta tregoi edhe arsyen se përse tekniku vendosi që shiritin e kapitenit t’ia heqë Elseid Hysajt dhe të emërojë Gjimshitin. Shiriti i kapitenit? Gjimshiti është sonte, Hysaj ishte më parë. Nuk është vendim përfundimtar, Shqipëria ka lojtarë profesionistë, lider që janë të gatshëm të marrin shiritin e kapitenit.

Read More

Federata ruse i ka kthyer përgjigje Shqipërisë mbi hetimet që po kryhen prej një viti për të zbardhur atë që prokuroria e konsideroi si një sulm shtetëror të qeverisë iraniane për të paralizuar shërbimet digjitale e për të shkaktuar kaos. Sikurse bëri me dije një burim i Top Channel, kthim përgjigjja konfirmon qëndrimin e Moskës për përdorimin e aplikacionit “Telegram” nga hakerat e “Homeland Justice”, një llogari e mbyllur me vendim gjykate. Po ashtu prokuroria i tha Top Channel se edhe në rrugë diplomatike janë parashtruar të dhëna me interes për hetimin. Por rusët në përgjigjen e tyre kanë një…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bënë ndalimin e shtetasve: -Ç. A., 62 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë inspektor në ARZM, Vlorë, që mbulon zonën e Butrintit;-S. Xh., 37 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë specialist në ARZM Vlorë që mbulon Ksamilin. Për këta shtetas, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi në kohë të ndryshme, janë konstatuar raste të hedhjes së inerteve dhe të ndërtime të mureve…

Read More

Elseid Hysaj nuk është kapiten i Shqipërisë. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka “graduar” mbrojtësin Berat Gjimshiti, vetëm një orë përpara ndeshjes së rëndësishme kualifikuese të Euro 2024 në Pragë ndaj “Çekisë”. Ky është vendimi i teknikut Sylvinho, pikërisht në këtë moment kaq vendimtar. 29-vjeçari Hysaj ka luajtur 76 ndeshje me Shqipërinë, ku ka shënuar edhe 2 gola. Kujtojmë që lojtari në fjalë ka qenë pjesë e kombëtares U17 dhe U21. Me interes të madh pritet të shikojmë Gjimshitin si kapiten.

Read More

Bosi i kompanisë “Porcelanosa”, Nikolin Janina, është ektraduar drejt Spanjës, ku kërkohet si pjesë e një grupi kriminal që ka trafikuar mbi 50 kilogramë heroinë në vendin iberik. Janina është ekstraduar në fund të muajit korrik të vitit 2023. Biznesmeni Nikolin Janina u përball rreth 7 vite me institucionet e drejtësisë shqiptare, para se ai t’u dorëzohej autoriteteve spanjolle, në mesin e kësaj vere. Në vitin 2016, gjyqtarja e gjykatës së Porrinos në Spanjë, Rosa Maria Lopez Barral, kishte vendosur ndaj tij masë sigurimi arrest në burg dhe kishte lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar, pasi e konsideronte përgjegjës, së bashku me…

Read More