Sipas një raporti të publikuar nga Fondacioni Mozilla, makinat hynë në kategorinë e produkteve me privatësinë më të keqe. Organizata jofitimprurëse tha se 92 përqind e prodhuesve të makinave ju ofrojnë përdoruesve pak ose aspak kontroll mbi të dhënat e tyre personale me 84 përqind të tyre që ndajnë të dhënat e përdoruesve me palë të jashtme. Njohur për shfletuesin Firefox, Fondacioni Mozilla thotë se lufton për shëndetin e internetit. Ka prodhuar disa raporte lidhur me privatësinë përgjatë viteve të cilat detajojnë sesi produktet dhe shërbimet si aplikacione të shëndetit mendor apo dyqane aplikacionesh menaxhojnë të dhënat e përdoruesve së…
Author: tirana
Në këtë fillim të vitit të ri shkollor, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë në bashkëpunim me “Fundjavë ndryshe” kanë ndarë një fushatë sensibilizuese mbi rregullat e qarkullimit rrugor me nxënës të Shkollave 9-vjeçare të Komunave Baldushk, Petrelë dhe Bërzhitë. Fushata sensibilizuese jep disa këshilla mbi rregullat e qarkullimit rrugor. 1.Mos luani rreth mjeteve të parkuara. Nëse ju luani, luani në vende të sigurta.2.Mos harroni!! Kur lëvizni me biçikletë, gjithmonë vendosni kaskën mbrojtëse. Ajo u mbron. -E verdha: Nuk ndërpritet rruga. Në qoftë se keni filluar lëvizjen, mund të shkoni deri në anën tjetër. -E gjebër: Rrugë e lirë, mund të…
Çrregullimet e klimës do t’i bëjnë gjithnjë e më të ashpra fenomenet ekstreme të motit që globi po përjeton gjatë këtyre muajve të fundit. Paralajmërimi vjen nga ekspertët e klimës, të cilët duke komentuar studimin e agjencisë europiane për ndryshime klimatike, që arrinte në përfundimin se Gushti ishte muaji më i nxehtë në histori, thonë se vapa pritet të jetë gjithnjë e më përvëluese nga viti në vit. “Vapa e madhe që pamë gjatë valëve të të nxehtit të këtij viti, e po ashtu edhe reshjet e dendura të shkaktuara nga stuhitë që pasuan vapën, tashmë janë të pashmangshme. Se…
Aktori Albano Bogdo tregon sfidat e përditshme mes profesionit dhe jetës private. Ai rrëfen se shpesh herë profesioni i është bërë barrierë në jetën përtej të qenurit aktor, pasi njerëzit janë mësuar ta shohin e njohin vetëm si të tillë. “Të qenurit aktor të penalizon shumë me femrat, sado seriozisht t’i flasësh një femre të thotë ti je aktor, ti këtë ia thua kujtdo”, tha ai duke shtuar se ai nuk është në rol 24 orë, por vetëm në skenë. “Ndërsa për pjesën e të pasurit humor të penalizon kudo, sepse kushdo në çdo vend të caktuar të jetës pret…
Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka njoftuar se do të largohet nga parlamenti, duke dorëzuar mandatin si deputete. Marin u mund me një rezultat të ngushtë në zgjedhjet e prillit dhe u tërhoq nga udhëheqja e partisë së saj Social Demokrate javën e kaluar. Ajo thotë se është emëruar si këshilltare strategjike e Institutit Tony Blair për Ndryshimet Globale, një institut politik me bazë në Londër, i kryesuar nga ish-kryeministri britanik. Duke refuzuar të përjashtojë një rikthim të ardhshëm në politikën finlandeze, Marin tha për shtypin se nga kjo detyrë e re do të përfitojë gjithë Finlanda. Marin e udhëhoqi…
Al Pacino dhe partnerja e tij Noor Alfallah, janë ndarë dhe ajo ka bërë kërkesë për kujdestarinë e djalit të saj tre muajsh. 29-vjeçarja paraqiti dokumente ligjore në Los Anxhelos duke kërkuar kujdestarinë e plotë fizike të foshnjës. Pacino dhe Alfallah ishin të lidhur që nga prilli i vitit 2022 dhe më 6 qershor sollën në jetë djalin e tyre.
Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar Gazment Bardhin, i cili pas bashkimit me Berishën, është shprehur se mes partnerëve dhe Berishës, zgjedh të parët, ndërsa mes Ramës e Berishës, zgjedh Saliun. Braçe thotë se në fund të herës, Bardhi zgjedh Berishë, ndërkohë që ai i pyet se kush ia ka kërkuar deputetit demokrat të zgjedhëkryeministrin socialist. “Unë vdes me kët zarin e ri; Mes Shba, Britanisë, BE dhe Sali Berishës, une zgjedh Shba, Britani, Be; por mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, zgjedh Sali Berishën! Pra përfundimisht zgjedh Sali Berishën! Ndërkohë kush të ka kërkuar ty të zgjedhësh Ramen? Të…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi për zgjedhjet e Bashkisë Kukës në 24 shtator koalicionin “Bashkë Fitojmë”, me Partinë e Lirisë dhe Partinë Demokristiane, por pa PD-në që drejtohet nga Sali Berisha. Sa i përket grupeve të numërimit të votave, 2 anëtarë do të jenë nga PS, 1 nga koalicioni opozitar dhe një tjetër i propozuar nga PD e Vulës. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është Emri Vata, ndërsa i PS-së, Albert Halilaj.
Nga Andi Bushati Fasada e opozitës së unifikuar gjatë një tubimi në një hotel në qendër të Tiranës, nuk i ka rezistuar dot dilemave të publikut, pyetjeve të gazetarëve dhe debateve në studio, që vijuan pas takimit të grupit të Berishës me atë të Bardhit. Njëra palë nuk di të thotë nëse ka hequr dorë nga qurravitjet pro atlantike, që i bënë të ngrinin duart me zell për përjashtimin e liderit historik. Ata nuk janë në gjendje as të pranojnë, me gojën plot, nëse do e integrojnë Berishën dhe të zbuarit e tjerë nga grupi parlamentar. Ata shkojnë deri aty…
Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është kthyer në hero. Mediat e huaja raportojnë se Victor Troboloni, u përball me një person i cili tentoi të hapte derën e avionit në një lartësi mbi 9 mijë metra, gjatë fluturimit nga Tel Avivi për në Londër. Shqiptari ka rrëfyer për “The Sun” të gjithë ngjarjen, ndërkohë në video shihet Troboloni me një kapele bejsbolli duke mbajtur autorin në rreshtin e kabinës. Victori, me origjinë nga Shqipëria, por me banim në Zyrih, ishte nisur për të vizituar nënën e tij të sëmurë në qytetin Shën Albans, në Angli, kur e pa burrin që…
Një rrjet i shpërndarjes së lëndëve narkotike që vepronin në zonën midis Venetos dhe Lombardisë është shkatërruar nga policia italiane. Pjesë e këtij rrjeti ishin italianë, shqiptarë dhe tunizianë, ku mësohet se deri më tani ka nisur hetimi për 30 të përfshirë në këtë grup. Sipas deklaratës së autoriteteve, në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi i 8 personave tunizianë dhe shqiptarë dhe janë sekuestruar 10 kg kokainë dhe heroinë dhe gati 30 mijë euro.
Ambasadori Luigi Soreca u takua sot me Kryeministrin Edi Rama në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si i Ngarkuari me Punë a.i. në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ambasadori Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë për të konsoliduar progresin e arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt në vijim dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt BE-së. Gjithashtu u diskutua për përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të…