Author: tirana

Një ish-komandant i ushtrisë ruse, Gjeneralmajor Konstantin Ogienko, i cili ishte përgjegjës për mbrojtjen ajrore të vendit, është arrestuar për ryshfet. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, Ogienko, i cili drejtoi Ushtrinë e Parë të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketore me Qëllim të Posaçëm, akuzohet për ryshfet në shkallë të gjerë dhe nëse shpallet fajtor mund të përballet me 15 vjet burg. Raporti shton se Ogienko mori 500,000 rubla nga një organizatë për t’i dhënë një ngastër toke.

Read More

Shkencëtarët kanë krijuar modele “të plota” të embrioneve njerëzore, pa përdorur spermë, vezë apo mitër. Ekipi i Institutit Weizmann thotë se “modeli i tyre i embrionit”, është bërë duke përdorur qeliza staminale, një punë që hap rrugën për përparime në fertilitet, testime farmaceutike dhe transplante. “Ky është modeli i parë i embrionit që ka organizim strukturor të ndarjes dhe ngjashmëri morfologjike me një embrion njerëzor në ditën e 14-të,” tha Prof Jacob Hanna, i cili drejtoi kërkimin në Institutin Weizmann në Izrael. Në dy javë, topat e qelizave ishin rreth gjysmë milimetri të gjerë. Madje lëshuan ​​hormone që e kthyen…

Read More

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, tha se ai është një avokues i raporteve më të mira të mundshme me Shtetet e Bashkuara, por Serbia nuk mund t’i dëgjojë ata dhe ta njohë Kosovën. Në festimin e Ditës së Amerikës në Parlamentin serb – ngjarje e organizuar nga Kongresi për miqësi serbo-amerikane – Daçiç tha se kushdo që tenton t’i bëjë presion Beogradit që ta njohë Kosovën, nuk do të ketë sukses. “Një qasje e tillë për çështjen e zgjidhjes së situatës në Kosovës nuk do të ketë kurrë sukses. Ne kemi nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit dhe vazhdojmë…

Read More

Ndërsa propozimet e reja për ndryshimet në kabinet të kryeministrit Rama po presin në Presidencë për firmën e Kreut të Shtetit, Ministrat e shkarkuar morën pjesë në mbledhjen e fundit të qeverisë këtë të enjte. Qëndrimin më të shkurtër në këtë takim e kishte Olta Xhaçka, që hyri e doli nga Kryeministria në rreth 10 minuta, mjaftueshëm sa për të hedhur një firmë. Në mbledhjen e Asamblesë, shefi i mazhorancës e largoi nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme, duke e zëvendësuar me ish-ambasadorin e Shqipërisë në OSBE Igli Hasani. Me gjasë kjo ishte edhe hera e fundit për Frida Krifcën…

Read More

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka thyer një rekord botërore, duke u bërë artistja e vetme në botë që qëndron për 50 javë e renditur në numrin një, në dy prej top listave muzikore të Billboard. Ajo ka qëndruar për 50 javë e para në top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit country dhe top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit “electronic” me hitet e saj të padiskutueshme, “Meant To Be”, bashkëpunim me Florida Georgia Line, dhe “I’m Good (Blue)”, bashkëpunim me David Guetta. “Jam në shok. Mirënjohëse. E bekuar. E lumtur. Faleminderit kujtdo që më ka…

Read More

Ilir Çapuni është shqiptari që është përfshirë në projektin e ndërtimit të dronit të njohur turk “Bayraktar”. Kur nisi projekti ai u përzgjodh mes shumë inxhinierëve për të ndërtuar dronin e famshëm ushtarak. Gjatë karrierës së gjatë, Iliri është përfshirë në shumë projekte kryesisht në fushën e IT apo Robotikës, me pajisjet eksperimenale autonome. “Projekti në fjalë është një investim në kohë që e konsideroj si ndër më të mirën e karrierës time” tha në fillim të bisedës Iliri, ku u shpreh se tashmë e thotë me krenari se ka qenë pjesë e kësaj iniciative. Ilir Çapuni ka marrë titullin…

Read More

Dy të rinj në Greqi, të sapomartuar, raportohet të jenë zhdukur, pasi zona ku ndodhej shtëpia e marrë me qira në të cilën do kalonin muajin e mjaltit, është shkatërruar nga reshjet e shiut. Sipas autoriteteve vendase, zona ku ndodhej banesa është përmbytur që të martën. Në ndihmë është dërguar një ekip, që po punon për gjetjen e personave të zhdukur. Deri më tani, 4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e stuhisë Daniel. Në disa zona të Greqisë niveli i ujit ka kaluar edhe gjashtë metra, ku në sipërfaqe duken vetëm tjegullat e shtëpive.

Read More

Rritet numri i punonjësve në bizneset e manifakturës, bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve që do të përfitojnë kompensimin prej 1,674 lekësh për shkak të rritjes së pagës minimale. Me hyrjen në fuqi nga 1 Prilli të pagës minimale prej 40,000 lekësh për të zbutur efektet e ndryshimit, qeveria miratoi edhe vendimin për shpërndarje të kompensimit me vlerë 1,674 lekë për çdo të punësuar me pagë minimale në sektorët e manifakturës, bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve. Përfitues të kompensimit ishin vetëm punonjësit me pagë bruto deri në 34,000 lekë në muaj. Kjo masë, sipas Pro Eksport Albania (PEA) favorizoi një numër të ulët…

Read More

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që heq Agjencinë Shtetërore të Blerjeve të përqendruara nga Ministria e Brendshme. Pra blerjet nuk do të kryhen më nga kjo agjenci që varej nga Ministria e Brendshme, por është krijuar një shoqëri aksionare “Operatori i Blerjeve të përqendruara”, me kapital 100% shtetëror. Sipas këtij vendimi, nga sot Ministria e Brendshme nuk do të bëjë më tendera.Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara”, SH. A. për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë. Bëhet…

Read More

Rusi 59 vjeçar Igor Kokunov i arrestuar disa ditë më parë në pikën kufitare të Muriqani është lënë në arrest me burg me afat 40 ditor nga Gjykata e Shkodrës. Ai rezulton të jetë anëtar i një fraksioni mafioz në Moskë. Siç është raportuar më herët i arrestuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet moskotive i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi akuzohet se ka përkrahur dhe bashkëpunuar me një kriminel rus. “Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol…

Read More

Evi Kokalari ka folur ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News, në lidhje me zhvillimet politke në vendin tonë. Kokalari ka zbuluar dhe një bisedë me disa politikanë republikanë në Amerikë, të cilët i kanë folur për ish-presidentin Ilir Meta. Kokalari tha se amerikanët e kanë cilësuar Metën si një ndër personat më të korruptuar në botë, duke shtuar se merret edhe me tregti droge. “Ishim duke folur për Shqipërinë dhe më thanë: ‘Ilir Meta është ende Presdient?’ Jo ju thashë ka kohë që nuk është më dhe në atë moment ata më thonë: ‘Një nga personat më…

Read More

Policia e Fierit ka arrestuar Fatmir Latifin (banues në Levan) dhe u procedua penalisht vajza e tij Marsela Latifi. babë e bijë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vodhën Vladimir Mersinit 23 000 euro. Vladimir Mersini 61 vjeç është arrestuar dje pasi kishte futur armë pa leje në një çantë, të cilën e kishte fshehur në oborrin e banesës së tij në lagjen “1 Maji” në Levan. “Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas indicieve se një shtetasi të arrestuar ditën e djeshme, për armëmbajtje pa leje, i kishin vjedhur në banesën e…

Read More