Author: tirana

Love Island Albania, ka nisur ditën e dielën nën drejtimin e Luana Vjollcës. Vëmendjen kohët e fundit e ka tërhequr përdorimi i herë pas hershëm i telefonave nga ishullorët. Për shumë ndjekës është e paqartë se si ishullorët ë cilët janë të izoluar, ju lejohet të përdorin telefona. Por telefonat që përdoren nga ishullorët, nuk kanë aksese në internet dhe nuk janë të pajisur me kartë sim dhe ora e vendosur nuk përkon me orën lokale të Shqipërisë. Ishullorët e përdorin telefonin për të marrë mesazhe nga produksioni, në lidhje me lojërat apo vendimet e rëndësishme që do të merren…

Read More

“Unë këtë e bëra kastile”, ishte një nga frazat më virale në rrjet gjatë vitit 2022. Segmenti i shkëputur nga programi “Rudina” në Tv Klan ku instruktori i jogës, Klodian Murati rrëzohet gjatë një demonstrimi riprodhoi video gazmore duke e rikthyer në një prej më të klikuarve të momentit. I ftuar sot në “Shije Shtëpie”, Murati flet për vëmendjen që ka marrë prej atij momenti dhe reagimet që kanë patur të tjerët, ndërsa ai vetë e ka marrë situatën me shumë sportivitet. Klodian Murati: Ajo video, unë as nuk i kushtova rëndësi. Aty e njoha unë kush ishte Tik Tok-u…

Read More

Pas shkretimeve të Luftës së Parë Botërore Shqipëria kishte nevojë më shumë për dije, dhe për këtë qëllim Koliqi vendosi të hapë një gazetë. Kështu, së bashku me Anton Harapin (1888-1946) dhe Nush Topallin, ai themeloi të përjavshmen opozitare “Ora e maleve”, numri i parë i së cilës doli në Shkodër më 15 prill 1923. Ora e maleve ishte organ i Partisë Demokratike Katolike, që me mbështetjen e klerit katolik kishte fituar zgjedhjet në Shkodër. Ky periodik, ndonëse jetëshkurtër, u përhap gjerësisht në Shkodër e më tej. Vitin tjetër, pasi kishte fituar një farë përvoje dhe si një poet i…

Read More

Kalaja e Lezhës, do të ndriçohet me teknologjinë LED. Kryeministri Edi Rama ndau foto nga puna që ka nisur në këtë kala. “Pas kalasë së Gjirokastrës, Beratit, Shkodrës e Krujës ka nisur puna edhe në kalanë mesjetare të Lezhës për të rifituar shkëlqimin që meriton ky monument me vlera të rralla”,-shkruan Rama. Ndriçimi i mureve të jashtme dhe i objekteve të brendshme me vlera arkitektonike, si dhe hyrja e kalasë, dëshmi e ngjarjeve të rëndësishme historike, do rifitojnë madhështinë dhe rëndësinë historike të këtij fortifikimi. Projekti parashikon rizhvillimin energjitik dhe artistik me vëmendje të veçantë në elementet identifikuese të kalasë…

Read More

Këtë të enjte, një i burgosur është vetëvarur në burgun e Shënkollit në Lezhë. Viktima është identifikuar si Qerim Hani. Mësohet se i burgosuri është dërguar në spital pa shenja jete. Policia pritet që të japë detaje më shumë për ngjarjen.

Read More

Nga e hëna, asnjë mjet i transportit të mallrave, kryesisht ushqimore, që furnizojnë supermarketet e Tiranës, nuk do të qarkullojë në orarin 07:00 – 09:00 të mëngjesit. Me nisjen e vitit të ri shkollor rikthehet edhe urdhëri i Bashkisë së Tiranës për ndalimin e qarkullimit për furgonët, në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e prindërve që çojnë fëmijët në shkollë. Lajmin e dha kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili nënvizoi se gjatë ditës do të ndalohet edhe qarkullimi i fadromave apo mjeteve të rënda, të cilat do duhet të punojnë pas orës 20:00 të mbrëmjes. “Duke filluar nga data 11 shtator,…

Read More

Shqipëria nëpërmjet ambasadorit shqiptar në OKB, Ferit Hoxha ka vendosur për të mos lejuar mbajtjen e një senace urgjente të këshillit të sigurimit për Kosovën. Kjo situatë ka provokuar irritimin e diplomacisë serbe. Kryediplomati Daçiç tha se për shkak të presidencës shqiptare në këtë organizëm, Serbia po pret fundin e vitit kur këtë rol ta marrë Kina. “Komuniteti ndërkombëtar është i shurdhër dhe nuk po reagon kur bëhet fjalë për lëvizjet e Prishtinës. Presidenti Vuçiç ka zhvilluar konsultime edhe me vendet që janë miqtë tanë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Fatkeqësisht, vendimet nuk mund të merren në seancën e…

Read More

Nëna e 12-vjeçares, e cila u gjet e mbytur në një kasolle në banesën e saj, ka lëshuar akuza të forta në lidhje me familjen e ish-burrit të saj. Ajo tha për emisionin “Me zemër të Hapur” se me vajzën, pas ndarjes, është takuar pas 6 vitesh, ndërsa tregoi se e bija ishte e frikësuar. INTERVISTA Nëna: Mbas 6 vitesh e kam takuar jo pas 7! E kam takuar vetëm 5 minuta, vajza nuk më ka folur asnjë llaf. I kam thënë të të blej mami një telefon të flasim dhe më ka thënë; “Jo se më rreh babi” ishte…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilluan një takim me strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, si dhe me administratorët e shkollave, për planin e sigurisë në shkolla dhe përgatitjet e vitit të ri arsimore, i cili nis në 11 Shtator. Veliaj tha se për Bashkinë e Tiranës kjo është një periudhë intensive pune, për garantimin e sigurisë në institucionet arsimore, si dhe plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme për një vit të mbarë shkollor. Këtë vit, sipas kryebashkiakut, hapin dyert 10 shkolla të reja, të cilat iu shtohen 40…

Read More

Ish-bashkëpunëtori i Fatos Nanos, Ilir Kulla dhe mik i familjes ka treguar detaje nga gjendja shëndetësore e liderit historik të PS. Ai tha në Top News, se gjendja e Nanos është e mirë dhe mjekët janë optimistë. “Gjendja është shumë më e mire dhe mjekët janë optimistë. Ai është i vetëdijshëm, situata është përmirësuar. Duke e njohur sa i fortë është Fatosi, jam i bindur se do ia dalë. Unë nuk kam mundur ta vizitoj sepse është në reanimacion dhe mjekët nuk të lejojnë por ajo që di të them është se situata është përmirësuar shumë”, u shpreh Ilir Kulla.

Read More

Një 60-vjeçar është kapur mat nga Policia, pasi kishte mbjellë kanabis në tokën një sipërfaqe toke të mbjellë me misër. Në pranga ka rënë B.G, 60 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec. Mësohet se ai është pikasur teksa ujiste kanabisin që kishte kultivuar nëpër tokën e tij, të mbjellë me misër, me qëllim fshehjen e tyre. Në total u gjetën 17 bimë narkotike cannabis sativa. Ndaj 60-vjeçarit rëndonte akuza për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Njoftimi i plotë Kapet në flagrancë në fshatin Ngjeqar, teksa kujdesej për bimët narkotike cannabis sativa, arrestohet 60-vjeçari. Asgjësohen nëpërmjet djegies bimët narkotike cannabis…

Read More