Author: tirana

Xhino Merkohasani është një 37-vjeçar i cili pas një aksidenti në vitin 2021, ka mbetur invalid. Rasti u bë publik për mediat në emisionin e Aida Shtinos. Familja e Xhinos, në pamundësi ekonomike bëri thirrje publike për ndihmë. Ditën e djeshme, Albeu.com raportoi se Aida Shtino akuzohet nga familja e Xhinos se i ka vjedhur ndihmat që shqiptarët i kanë dhuruar. “Kur i kërkova lekët që ishin mbledhur nga shqiptarët për Xhinon, më tha që ishin mbledhur vetëm 300 mijë lekë me të cilat pagova ambulancën”, thotë nëna e Xhinos për Aida Shtinon në një video LIVE në TikTok me…

Read More

Mëngjesin e kësaj të enjte, katër minatorë të cilët ishin nisur për të shkuar në punë në zonën e Martaneshit, kanë mbetur të plagosur. Mjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga në aksin Qaf Buall – Krastë. Për pasojë të katër minatorët që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Read More

Për masakrëm në kafenenë “Panda” në Pejë në natën e 14-15 dhjetorit 1998, e cila do përfundojë më 14 dhjetor, përfaqësuesit e prindërve të të rinjve të vrarë serbë kanë reduktuar në “tre” listën e dëshmitarëve të kërkuar. Fjala është për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, ish-shefin e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror Jovica Stanishiç dhe Franko Simatoviç Frenki. Këta dy të fundit janë të dënuar të Hagës për krime në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, megjithëse Simatoviç u lirua nga paraburgimi në fund të javës së kaluar dhe u kthye në Beograd për shkak të gjendjes së tij të rëndë…

Read More

Policia e Shtetit sapo ka përfunduar një operacion tepër të vështirë nga toka dhe ajri në disa zona malore të Shkodrës, për asgjësimin e mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili përgëzoi forcat e Policisë së Shtetit për operacionin. Sipas tij, deri më tani në shkallë vendi janë asgjësuar 289.357 bimë narkotike canabis sativa (246.357 bimë dhe 41.713 fidanë). “Janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar, 63 në kërkim, 29 me masë tjetër sigurie. Janë proceduar penalisht për shpërdorim…

Read More

Një mega operacion është zhvilluar nga toka dhe ajri në disa zona malore të Shkodrës dhe ka çuar në pranga plot 202 autorë. Mësohet se nga 202 autorë, 111 janë të arrestuar, 63 në kërkim dhe 29 me masë tjetër sigurie. Policia është angazhuar gjithë këta muaj në megaoperacion kundër kultivimit të kanabisit. Me qëllim asgjësimin e çdo bimë cannabis sativa të kultivuar, Policia e Shtetit ka intensifikuar edhe më shumë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike.

Read More

Në mbyllje të javës së parë të sezonit të ri televiziv, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka tërhequr vëmendjen 4 televizioneve për shkelje të konstatuara. Siç ka bërë me dije, kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, nga monitorimet e kryera nga Drejtoria e Monitorimit dhe Analizës janë konstatuar shkeljet e kryera nga 3 televizione, për transmetimin e reklamave brenda edicioneve informative (përfshirë edhe komunikimet tregtare të fshehura) dhe një televizioni për përmbajtje dhe gjuhë joetike në një emision të transmetuar në prime time. Për këtë arsye AMA ka marrë vendimin për tërheqje vëmendje për 4 televizione. “Sa i takon kërkesave ligjore për…

Read More

Sali Berisha dështoi për t’u përfaqësuar me logon zyrtare të PD-së në zgjedhjet e 24 shatorit në Kukës. Pasi kërkesa e tij u rrëzua, e vetmja derë e Berishës mbetet sërish Ilir Meta. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” përmes një kërkese të depozituar në KQZ, kërkon regjistrimin për zgjedhjet në bashkinë Kukës, që mbahen më 24 shtator. Kandidati i Berishës është Emri Vata, i cili regjistrohet nëpërmjet partisë së Ilir Metës. Kujtojmë se zgjedhjet në Kukës do të përsëriten pasi Safet Gjici dha dorëheqjen pas videoskandalit në zyrën e tij. Edhe në këto zgjedhje, kandidati i Berishës, Emri Vata regjistrohet nëpërmjet partisë…

Read More

Këngëtarët e muzikës popullore dhe asaj të rrymës tallava kanë sezonin e tyre gjatë muajve të verës. Konkurrenca e tyre për të kapur sa më shumë data martesash është më e madhe se koncertet. Këngëtarët së bashku me grupet e orkestrave për 5 orë këndim në një dasmë përfitojnë më shumë se një rrogë e një kryetari të shtetit, dhe këtë e di gjithkush që bën një dasmë. Çmimi i tyre sillet prej 5000 deri në 10000 euro. Në krye të listës së pasanikëve të ahengjeve qëndrojnë këngëtarët: Remzije Osmani, Sinan Hoxha, Meda, Afrim Muqiqi, Shkurte Gashi, Labinot Tahiri, Muharrem…

Read More

Është fundkorriku dhe Eltoni vjen i shoqëruar në qendrën e metadonit me të bijën 5-vjeçare. Ajo duket e lumtur, pa dhënë asnjë shenjë nëse e kupton dramën ku është zhytur familja e saj. Sot 42-vjeç, Eltoni rrëfen se e ka nisur heroinën që në moshën 16 vjeçare pa mundur të shkëputet dot prej saj. “Kam bërë disa tentative, por nuk ia kam dalë”- thotë Eltoni. Prindër të dy fëmijëve një vajzë 5-vjeçe dhe një djalë 3-vjeç, drama e kësaj familje është se nën varësinë e drogës është edhe bashkëshortja. Të dy janë të regjistruar prej vitesh në programin e metadonit,…

Read More

Misioni Euro 2024 vazhdon dhe besimi për realizimin e ëndrrës së madhe sa vjen e shtohet në kampin kuqezi, me djemtë e Sylvinhos që do të sfidojnë sonte në orën 20:45 Çekinë në “Fortuna Arena”, për të hedhur një tjetër hap drejt Europianit të Gjermanisë. Shqipëria luan një pjesë të mirë të fatit të saj në Pragë sonte dhe në Tiranë ndaj Polonise tri ditë më vonë, çka ë bën edhe më të rëndësishme transfertën çeke. E kanë të qartë këtë kuqezinjtë e Sylvinhos, që janë përgatitur maksimalisht për të bërë një performancë dinjitoze në “Fortuna Arena”. Futbollistët e Shqipërisë…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet këtë të enjte me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel. Edhe pse misioni paqeruajtës është prezent në Kosovë që nga viti 1999, i njëjti vazhdon t’iu referohet krerëve shtetërorë pa titujt përkatëse. Në agjendën e publikuar nga Zyra për media e NATO-s, Osmanit as kësaj radhe nuk i janë referuar si presidentja e Republikës të Kosovës, por vetëm “Ms. Vjosa Osmani, Sadriu from Kosovo”. Pas takimit Osmani dhe Stoltenberg do të mbajnë konferencë për media. Konferenca është paraparë të mbahet në ora 14:30.

Read More

Europa është në luftë me përmbytjet. Pas zjarreve, Greqia vijon që të përballet me përmbytjet që prej fillimit të kësaj jave. Për të tretën ditë me radhë, reshjet kanë përmbytur shtëpi, biznese e makina. Sipas mediave vendase, në Greqi, Turqi dhe Bullgari, numri i viktimave ka shkuar në 14, me ekipet e shpëtimit që kanë gjetur vetëm 7 trupa. Veriperëndimi i Turqisë deri në kufi me Bullgarinë pothuajse janë përmbytur. Stambolli po vuan jo vetëm nga shirat, por edhe bllokimi i një pjese të qytetit, ku lëvizja e qarkullimi automjeteve është thuajse i pamundur. Në Stamboll, sipas kryebashkiakut, 1750 shtëpi…

Read More