Author: tirana

Asambleja e Partive Popullore Europiane ka miratuar një rezolutë, të propozuar nga partia greke, Nea Dimokratia (pjesë e këtij grupimi) për rastin e Fredi Belerit. “U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe të vijojnë me ceremoninë e betimit të kryebashkiakut të zgjedhur”, thuhet në deklaratë që flet për “sundim ligji dhe të drejtat e njeriut”. Edhe kryeministri Edi Rama reagoi për këtë zhvillim. “Interesante! “I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”. Një thirrje pa specifikuar se cilat autoritete dhe, me siguri, pa u informuar se problemi në këtë rast nuk është rezultati i zgjedhjeve, por rezultati i…

Read More

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të jetë këtë vit pjesë e eventit të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2023. Këngëtarja do të ngjitet në skenën madhështore më 12 shtator (e martë), që edhe këtë vit mbahet në “Prudential Center” të New Jerseyt. Autorja e këngës “Anywhere” do të prezantojë një artist ose do të ndajë një nga çmimet e mbrëmjes. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, sapo ka arritur një sukses të madh. Ajo ka thyer një rekord botëror, duke u bërë artistja e vetme në botë që qëndron për 50 javë e renditur në numrin një, në dy prej top listave muzikore të Billboard. Bëhet fjalë për top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit country dhe top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit electronic. Ajo ka qëndruar për 50 javë e para në këto dy top-lista me hitet e saj të padiskutueshme, “Meant To Be” (bashkëpunim me Florida Georgia Line) dhe “I’m Good (Blue)” (bashkëpunim me…

Read More

Në gusht, Moldavia i përzuri 35 diplomatë rusë dhe anëtarë të Ambasadës, duke u thirrur mbi frikën se Moska po bën përpjekje për ta “destabilizuar” vendin, pasi hulumtimet e mediave gjetën një numër “të tepërt” të antenave në kulmin ndërtesës së ambasadës. Diplomatët e lidhur me inteligjencën ruse janë në mesin e stafit të zvogëluar që ka mbetur në Ambasadën e Rusisë në Moldavi, pas përjashtimeve masive, ka gjetur një hulumtim i ri i Shërbimit moldavian të Radios Evropa e Lirë. Së paku dy nga këta diplomatë mbajnë lidhje me Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB), agjencisë së fuqishme ruse të…

Read More

Prokurorët federalë planifikojnë t’i kërkojnë një jurie të madhe që të padisë djalin e Presidentit Joe Biden, Hunter, nga fundi i muajit shtator, sipas dokumenteve të gjykatës të paraqitura të mërkurën. Padia lidhet me një akuzë për posedim armësh ndërsa ai ishte përdorues droge. Hunter Biden ka qenë gjithashtu nën hetim nga prokurorët federalë për aktivitetet e tij financiare dhe tregtare. Gjykatësi federal i Delauerit, David Weiss, i cili u emërua nga Departamenti i Drejtësisë si prokuror i posaçëm për këtë rast, iu referua një kërkese për ngritjen e aktakuzës përpara 29 shtatorit në një raport mbi statusin e çështjes,…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video të FORMULA 1 të garave botërore të ujit, ku thotë se do të vijë në Pogradec në korrik 2024. Kreu i qeverisë thekson edhe se 43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri. Postimi i plotë MIRËMËNGJES dhe me FORMULA 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në korrik 2024, si pararendëse e FORMULA 1 në garat me makina, që do të vijë…

Read More

Dashi Të enjten ju jeni duke përjetuar një ulje-ngritje. Momentet e euforisë së madhe i lënë vendin momenteve të stresit dhe tensionit. Ky muaj shtator do të sjellë mundësi të mëdha nga pikëpamja e punës, por edhe momente të mëdha zbrazëtie dhe mërzie. Demi Të enjten nga mesi i muajit do të mbërrijnë lajme të rëndësishme që do të zhbllokojnë disa situata që kanë qenë në pritje prej kohësh. Ka një fazë revolucionare në jetën tuaj në të cilën dëshironi të ndryshoni gjithçka dhe të filloni diçka të re dhe sfiduese. Binjakët Të enjten Hëna, në aspektin e mirë ndaj…

Read More

Këtë të enjte moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe reshje shiu me stuhi lokale në Jug-lindje. Temperaturat minimale do të luhaten 12-21 gradë, maksimale parashikohen 22-25°C në veri, 28-33°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim, Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur.

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel për vizitë zyrtare në selinë e NATO-s. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenca përmes një njoftimi, ku thuhet se të enjten, në orën 14:00, Presidentja Osmani do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të realizojë takim bilateral. Pas përfundimit të takimit, Presidentja Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg do t’i adresohen gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media.

Read More

Terra Data Analitics ka studiuar profilet e 621 personazhe të njohur shqiptarë në “Instagram”, të cilët kishin 1389 postime gjatë muajit gusht. Mes tyre, janë 15 personazhe që kryesojnë listën, si më të ndjekurit gjatë muajit të nxehtë që lamë pas. Në vend të parë qëndron këngëtari Luiz Ejlli. Me mbi 617 mijë ndjekës, Luizi grumbulloi 1 milionë e 892 mijë “reactions” (reagime) në “Instagram”. Ndonëse një ditë më parë, Luizi vetë njoftoi se profili i tij nuk është më i verifikuar dhe “tick-u” blu është “zhdukur”, faqja e tij vazhdon të rritet dita ditës. Suksesin në “Instagram” gjatë gushtit…

Read More