Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë ka reaguar lidhur me deklaratat e 23-vjeçarit që vrau me lëndë eksplozive babanë e tij, Durmish Gullucaj, në Selenicë të Vlorës, ku pretendonte se i ati ushtronte vazhdimisht dhunë fizike ndaj tij. Me anë të një deklarate për mediat, Shoqata e ka cilësuar absurd dhe cinik rrëfimin e djalit të Gullucajt, duke theksuar se “është e paimagjinueshme që një i verbër të dhunojë në mënyrë të vazhdueshme një 23-vjeçar.” DEKLARATË: SHOQATA E TË VERBËRVE TË SHQIPËRISË Lidhur me publikimin e tragjedisë së anëtarit Durmish Gullucaj nga Gjormi i Selenicës: Të shqetësuar nga tragjedia e…
Author: tirana
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Më shumë vranësira dhe ndonjë rrebesh shiu priten në rajonet afër territorit të Greqisë ku po ndodhin reshje të rrëmbyeshme shiu me pasoja të rënda, por në territoret tona nuk priten reshje të mëdha. Në jug, juglindje të Shqipërisë dhe pasdite edhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut priten rrebeshe lokale shiu nga sistemi masiv që po godet Greqinë, ndërkohë që Greqia edhe nesër pritet të përballet me shira masiv dhe intensiv në…
David Silva (pensionuar), Thibaut Courtois, Eder Militao (Real Madridi), Jurrien Timber (Arsenal), Mings dhe Emi Buendía (Aston Villa)… “Murtaja” e verës në formën e dëmtimeve ka qenë këputja e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit, gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një futbollisti, sepse praktikisht do të thotë të humbasësh pjesën tjetër të sezonit. Dhe të gjithë pyesin: a ka diçka për ta shpjeguar këtë “murtajë”? “Fat i keq, – thotë Ancelotti. – Militao ishte shumë mirë në nivelin e forcës, Courtois njëlloj. Nuk kishim alarme në këtë drejtim, ndonjëherë ka lojtarë me disbalancë në këmbë në…
21 persona kanë humbur jetën në jug të Brazilit pas një stuhie të fortë që shkaktoi përmbytje në disa qytete. Guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite tha se rreth 60 qytete u prekën nga stuhia, e cila u klasifikua si një ciklon ekstratropik. Qeveria e shtetit Rio Grande do Sul njoftoi se 1650 njerëz kanë mbetur pa shtëpi që nga dita e hënë. Pamjet televizive treguan familjet në çatitë e tyre, duke kërkuar ndihmë teksa lumenjtë vërshonin nga brigjet e tyre.
Nga Prof. Myslym Islami E ndiej për detyrë qytetari t’i jap lexuesit një parashtrim apo shpjegim mbi arsyet të cilat më kanë shtyrë t’i shtoj këtë pasthënie monografisë, kushtuar jetës dhe veprës së Ali Kelmendit. Siç ju kam informuar që në hyrje, këtë monografi e kam hartuar gjatë viteve ’80-të të shekullin XX-të. Në mars të vitit 1987, librin e përfundova dhe ia dorëzova redaksisë së Ndërmarrjes së Botimeve “8 Nëntori”. Mbas disa muajve, mësova se recensionet ishin formuluar me vlerësim nga tre specialistë me emër, e megjithatë, nuk e kuptoja psenë e mosdhënies së materialit për redaktim dhe përse…
Niko Ngjela gjendet i mbytur në ujërat e rezervuarit të Gjancit, gati 14 km larg qytetit të Korçës. 63-vjeçari ishte larguar prej një jave nga shtëpia. Mësohet se ai vuante nga probleme te shëndetit mendor. Raportohet se kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë një trup në ujërat e rezervuarit dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë lokale, e cila ka bërë të mundur dhe nxjerrjen e trupit pa jetë nga ujërat e këtij rezervuari.
Sipas studimit më të madh të këtij lloji, numri i personave nën 50 vjeç në mbarë botën që janë diagnostikuar me kancer është rritur me gati 80% në tre dekada. Rastet globale të kancerit u rritën nga 1.82 milion në 1990 në 3.26 milion në 2019, ndërsa vdekjet nga kanceri tek personat në të 40-at, 30-at ose më të rinj u rritën me 27%. Më shumë se një milion persona nën moshën 50-vjeçare në vit po vdesin nga kanceri, zbulon hulumtimi. Ekspertët janë ende në fazat e hershme për të kuptuar arsyet e rritjes së rasteve. Autorët e studimit, të…
Taulant Balla nga Durrësi u shpreh se policia do të ketë mbështetjen e domosdoshme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ministri i Brendshëm theksoi se edhe në Durrës e Tiranë ka një numër të madh personash që janë në kërkim, duke shtuar se duhet të ketë një plan masash për të garantuar që askush nuk mund t’i fshihet drejtësisë. “Në Durrës ka personazhe të rëndësishme të botës së krimit që duhen gjetur, arrestuar dhe vendosur para drejtësisë. Dua t’u garantoj që secili ka mbështetjen time maksimale, por edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama”, tha më tej Balla.
Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar abuzime financiare në shuma të mëdha të lidhura me Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Sipas materialit paraprak, shkelje ligjore janë raportuar ndër të tjera me kryetarin e këtij Këshilli, Leka Bungo. Auditi ka konstatuar se z.Bungo përdor zyrë, makinë dhe shofer, të paguara nga institucioni. Por anëtarët apo krerët e këshillave apo bordeve nuk kanë të drejta të tilla në zërat buxhetorë të institucioneve përkatëse. As ligji, as rregulloret e brendshme nuk parashikojnë pagesa të tilla për këto organe. Zyra, makina dhe shoferi i janë dhënë kreut të Këshillit…
Studentë, ish-anketues, por dhe pensionistë do të trokasin nga 18 shtatori në çdo shtëpi për regjistrimin e qytetarëve por dhe të banesave. Rreth 7 mijë e 500 persona do të angazhohen për një periudhë 6 javore të kryejnë regjistrimin e të dhënave të popullsisë, jo më në letër por në tableta, siç tregon në një intervistë për A2CNN drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli. “Aktualisht këtë javë jemi në trajnimin ne stafit anketues i cili do të zgjasë 5 ditë.” Është një skuadër e madhe e cila në datë 18 shtator do të dalë në të gjithë territorin e Shqipërisë për…
Autoritetet franceze kanë reagua pas arrestimit të Behar Bajrit dy ditë më parë në Francë pas një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me policinë shqiptare. “Franca nuk është dhe nuk do të jetë strehë për mafien shqiptare. Ky është mesazhi që autoritetet franceze po i dërgojnë drejtuesve të organizatave kriminale në Evropën Lindore”, thuhet në reagim. Kujtojmë se në dosjen hetimore të operacionit “Metamorfoza” u fundos grupi kriminal, ku mes tyre ishte edhe Behar Bajri, i cili kishte planifikuar që të vriste Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.
Në qendrat shëndetësore nuk mund të hyni më pa maskë. Rritja e infektimeve me COVID e ka bërë të domosdoshme këtë masë mbrojtëse. Vetëm në një nga pikat e Qendrës shëndetësore Nr.8 në Tiranë janë raportuar 30 infektime nga COVID gjatë muajit gusht. Në qendrat shëndetësore tashmë diagnoza COVID po bëhet e shpeshtë. Janë disa nënvariante të “Omicron”, mes tyre edhe ai I fundit “Iris” me disa mutacione që po qarkullojnë aktualisht. Edhe pacientët e rinj madje kanë bërë temperaturë të lartë, 39-40 gradë Celsius, me ethe, dhimbje muskulare që zgjasin minimalisht 3-4 ditë dhe në ditën e 4-ët fillon…