“Deri në frymën e fundit, nuk do të rresht, së kërkuari pafajësinë time”. Me këto fjalë e filloi mbrojtjen ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka në Gjykatën e Posaçme. Ai akuzoi ish- Presidentin Ilir Meta dhe ish- kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi si përgjegjës për marrjen peng të lirisë së tij. “Do ngushëllohesha në izolim në qoftë se kallëzimin do e kishte bërë çdokush tjetër, por të bëhet nga ai çift famëkeq është e trishtë dhe të besosh tek ata është si të investosh te Sudja e Rrapushi në ditët e fundit të falimentit. Me prova e fakte do të provoj…
Author: tirana
Pesë punonjës të një hoteli në Bali kanë humbur jetën tragjikisht. Shkak është bërë këputja e kabllos së ashensorit. Ngjarja ndodhi në Ubud’s Ayuterra Resort dhe dyshohet të ketë ndodhur kur një kabllo në ashensorin e hotelit që mbante tre gra dhe dy burra u këput, duke i rrëzuar nga 100 metra lartësi. Punëtorët ishin të moshave nga 19 deri 24 vjeç.
Shqipëria ka hyrë në një fazë të nxehtë të kualifikueseve të Euro 2024, ku me 7 shtator do përballet me Çekinë në Pragë, ndërsa 3 ditë më pas sfidon Poloninë në shtëpi. Ky takim i cili do mbahet në “Air Albania” me 10 shtator mbart një vlerë të veçantë si për kuqezinjtë, ashtu edhe për polakët, ndaj kjo ka zgjuar vëmendjen e UEFA-s dhe jo vetëm, pasi drejtuesit më të lartë të Federatave të Futbollit të Shqipërisë e Polonisë, Drejtuesit Qeverive dhe të Policisë Shqiptare e asaj Polake duhet të jenë në dispozicion për të gjitha situatat e mundshme. Këtë…
Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Jori Delli konfirmoi pak javë më parë zërat që po qarkullonin prej kohësh për një romancë me reperin italian, Fred De Palma. Tani ajo dhe rap-artisti italian nuk e fshehin dashurinë e tyre, duke ndarë postime të ndryshme krah njëri-tjetrit në rrjete sociale. Së fundmi, Jori publikoi një foto në Instagram, ku shihet me këmbën të vendosur sipër këmbëve të partnerit të saj, ndërsa i shoqëronte një pamje mahnitëse të natyrës.
“Me siguri Albin Kurti është i kënaqur, sepse nuk ka pas ndjekës më të mirë se ju”, u ka thënë Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vladimir Orliç, deputetëve opozitarë serbë. Këto komente ai i bëri në seancën parlamentare të 6 gushtit, e cila në rend dite kishte ndryshimin e akcizës, por që vazhdoi me të njëjtin ritëm si gjatë zgjedhjes së ministrit të ri të Ekonomisë së Serbisë, Slobodan Cvetkoviç – me bllokadë opozitare. Deputetët opozitarë serbë përdoren vuvuzela e fishkëlluan si shenjë frustrimi ndaj ekzekutivit, duke bërë kështu që Orliç të reagonte duke i thënë opozitës së janë “për…
Sulmuesi gjeorgjian Akhvlediani, kalon portierin dhe i drejtohet portës kundërshtare por në momentin e fundit ai vendos të bëjë një gjest të paprecedent. Lojtari ka hequr fanellën përpara se topi të ndalen në fund të rrjetës. Tifozët kundërshtarë kontestuan gjatë ndërsa arbitri u mjaftua me një karton të verdhë.
Dy ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri, emrat e rinj të ministrave kanë mbërritur në Presidencë për t’u dekretuar nga kreu i shtetit Bajram Begaj. Burime pranë presidencës konfirmojnë se nga kryeministria ka shkuar kërkesë për dekretimin e ministrave të rinj.
Trishtim dhe zemërim ka shkaktuar vdekja e 36-vjeçarit Antonis Karyotis nga Agios Nikolaos, Kretë, i cili vdiq kur anëtarët e ekuipazhit të anijes Blue Horizon të Attica Group e shtynë atë ndërsa ai ishte në katapultë. Kapiteni i anijes dhe 3 anëtarët e tjerë të ekuipazhit u arrestuan lidhur me ngjarjen e rëndë që çoi në vdekjen e 36-vjeçarit nga Kreta, ata pritet të dalin para organeve të drejtësisë. Kapiteni, shefi, oficeri i kuvertës dhe oficeri i parë përballen së bashku me akuzën e vrasjes nga pakujdesia si dhe shkeljen e neneve të Kodit të së Drejtës Publike Detare. Njëkohësisht,…
Në këtë sezon të ri televiziv, moderatorja Bieta Sulo zgjodhi që hyrjen e emisionit të saj “Ftesë në 5” ta bëjë në italisht, duke marrë shkas nga numri i lartë i turistëve italianë që vizituan vendin tonë. Nuk vonoi shumë dhe ajo arriti të bëhej virale në rrjetet sociale për hapjen që i bëri emisionit. Ky moment ka tërhequr edhe vëmendjen e Luiz Ejllit, i cili ka realizuar një video ku shihet në makinë duke folur italisht. Kjo video i ka bërë ndjekësit e tij të besojnë se ai po ironizon moderatoren. @bertishkodrani191 #luizejlli #bertishkodrani191 @Itsluizejlli @Big Brother Vip Albania…
Një 39-vjeçar humbi jetën në Prato pasi u rrëzua dhe përplasi kokën në trotuar pas një debati me gruan. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën Macrolotto. Përpjekjet për ta ringjallur ishin të kota. Gruaja, me origjinë kineze, u dërgua në spital pasi kaloi në gjendje shoku pas ngjarjes së rëndë. Ende nuk është sqaruar dinamika se si ndodhi sherri fatal. Sipas medieve italiane, çifti kishte nisur një debat brenda banesës së tyre. Më pas gruaja kishte vrapuar jashtë për të marrë makinën. Burri e kishte ndjekur dhe ishte përpjekur ta bllokonte.
16 persona janë vrarë nga bombardimet ruse në tregun Kostyantiniviki, qytet në lindje të Ukrainës. Këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. “Artileria dhe aviacioni terrorist rus vrau 16 persona në qytetin Kostyantinivki në rajonin e Donetskut”, ka shkruar Zelensky. Ai shtoi se është bombarduar tregu dhe disa barnatore, ku për fat të keq numri i të vdekurve dhe të plagosurve sipas tij mund të rritet.
Disa kodra me ullinj midis Radostinës dhe Shëndëllisë në Fier janë përfshirë nga flakët. Zjarri është vënë re nga banoret e zonës, të cilët njoftuan shërbimet zjarrfikëse. Fillimisht flakët përfshinë bimësi dhe me pas të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi në parcelat me ullinj. Aktualisht ne vendngjarje ndodhen 4 zjarrfikëse të Fierit, një mjet zjarrfikës i Rroskavecit dhe një i kompanisë ‘Albpetrol’.