Në Europë ende po përpiqen, por duke filluar nga ky muaj New York i është bashkuar qyteteve që synojnë të kufizojnë fenomenin e “qiradhënieve afatshkurtra”. Në fakt, një ligj hyri në fuqi këtë muaj, sipas të cilit, pas regjistrimit në një regjistër publik komunal, mund të ofrohen me qira afatshkurtër vetëm banesat ku banojnë personalisht dhe janë realisht strehuesit, d.m.th. pronarët ose qiramarrësit. Jo vetëm: Të ftuarit nuk mund të jenë më shumë se dy. Për të mbledhur komisione për qiratë afatshkurtra, Airbnb, Vrbo dhe Booking.com do të duhet të sigurohen që kushdo që e vë në dispozicion shtëpinë e…
Author: tirana
Rreth 16.500 shtetas shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian dhe në Britaninë e Madhe në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas raportit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin, (EUAA), publikuar të mërkurën, në periudhën janar–qershor të vitit 2023, në vendet e Bashkimit Europian u paraqitën 4779 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë, 3602 prej të cilave për herë të parë. Sipas agjencisë europiane për azilin, 3444 aplikime të bëra dhe gjatë viteve të tjera janë në pritje për t`u shqyrtuar, ndërsa nga 4642 vendime të dhëna, shkalla e vendimeve pozitive është tejet e ulët për shtetasit…
Ndeshjet e nesërme të Shqipërisë kundër Republikës Çeke dhe Polonisë tri ditë më vonë, do të jenë vendimtare për fatin e kuqezinjve në grupin kualifikues të “Euro 2024” të kuqezinjve. Skuadra e Silvinjos do të përballet praktikisht me dy kandidatet favorite për të prerë biletën për në Gjermani verën e ardhshme. Shqipëria nuk ka luajtur ende as gjysmën e ndeshjeve të kësaj fushate kualifikuese, por pas nisjes me humbje në transfertën polake, fitoret me Moldavinë 2- 0 dhe Ishujt Faroe në transfertë, e vendosën skuadrën në pozicionin e dytë në Grupin E, me 6 pikë pas tri ndeshjesh, vetëm -1…
Nga janari deri në gusht në operacione të ndryshme policia ka arrestuar mbi 1 mijë persona për veprat penale të drogës. Në disa operacione kundër shpërndarjes së drogës kryesisht në Tiranë policia ka vërejtur se ata targetonin ambientet afër shkollave dhe mjediset që frekuentoheshin nga të rinjtë duke shfrytëzuar naivitetin e tyre i bënin vartës të drogës pa kuptuar pasojat shkatërruese. Prandaj këtë vit akademik Ministria e Brendshme dhe ajo e arsimit hartuan paketën për sigurinë e shkollave ku perimetri i sigurisë do të shtrihet 50 metra në vijë ajrore rreth shkollave ku policia dhe autoritete të tjera do të…
Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, në një komunikim për rubrikën “Opinion” , foli për situatën në Partinë Demokratike dhe mungesën e tij në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi, e cila u mbajt pak ditë më parë. Në lidhje me situatën brenda PD-së, demokrati tha se problematika kryesore është përçarja dhe gati ndarja e partisë. Ndërsa në lidhje me mungesën e tij në mbledhjen e thirru nga Bardhi, u shpreh se u ndje i ofenduar nga mënyra e ftesës, teksa shtoi se i erdhi vetëm një SMS, disa orë para takimit. “Problematika e opozitës është përçarja dhe gati ndarja e…
Policia e Shtetit ka vënë në pranga avokatin Alban Bengasi, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Golden Bullet” ose “Plumbi i Artë”. Arrestimi i tij është bërë në hyrje të aeroportit të Rinasit jatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve. Në njoftimin zyrtar thuhet: “Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar. Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.”
Pasi iu dha një ilaç antiviral për të luftuar sëmundjen Covid, nëna e një foshnjeje gjashtë muajshe u shtang kur pa se sytë e tij u kthyen në blu ndërsa ishin kafe e errët. Ngjyra e syve të foshnjës ndryshoi brenda 18 orëve. Siç shkruan “Daily Mail” , foshnja nga Tajlanda, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mori ilaçin “favipiravir”, i cili zakonisht rekomandohet nga mjekët për të luftuar gripin dhe Ebolën. Ai u është dhënë shumë pacientëve me Covid në pjesë të Azisë dhe Europës gjatë pandemisë, por ende nuk është miratuar në SHBA. Në një përpjekje për…
Shërbimi i përmbarimit shtetëror ka shfaqur vonesa të theksuara ku 27% e çështjeve kanë qenë në tejkalim të afateve procedurale. Të dhënat e administruara në një auditim të Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se kjo vonesë e theksuar gjatë vitit 2022 ka qenë shumë më e lartë sesa vitet e mëparshme duke e bërë volumin e dosjeve të mbartura tejet të lartë. “Veprimtaria e shërbimit përmbarimor shtetëror cenohet edhe nga numri i lartë i dosjeve në ekzekutim, të cilat shpeshherë akumulohen nga viti në vit. Gjatë vitit 2022, përmbarimi shtetëror ka pasur një total prej 57,035 çështjesh, duke përfshirë…
Çmimet e naftës kanë arritur nivelin më të lartë në dhjetë muaj e fundit pasi Arabia Saudite dhe Rusia vijojnë të ulin shitjet. Nafta në bursën e Londrës u rrit me 1 dollarë ose 1.2% më shumë duke arritur vlerën e 90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta në bursën amerikane, u rrit me 1.1 dollarë duke arritur ne 86.69 dollarë për fuçi niveli më i lartë. Arabia Saudite ka vendosur të zgjasë shkurtimin e furnizimit prej 1 milion fuçi në ditë me naftë deri në fund të Dhjetorit të këtij viti, ndërsa Rusia do të vijojë shkurtimin deri në fund…
Para disa ditësh Luiz Ejlli dhe Elvis Pupa kanë treguar se kanë një surprizë dhe më në fund është zbuluar. Mesa duket surpriza e tyre është bashkëpunimi muzikor, projekt për të cilin Luizi ka folur shpesh këto ditë. Këtë e ka treguar vetë Elvisi me anë të një InstaStory, ku duket gjatë një videoklipi kënge dhe ka etiketuar Luizin. Së fundmi Luizi paralajmëroi se kënga e tij e re do të publikohet ditën e sotme ama vetëm pak më parë këngëtari me anë të një video tregoi për shkak të disa procedurave të YouTube, duhen edhe të paktën 48 orë që…
Greqia kaloi një verë shumë të vështirë sa i përket zjarreve. Kurrë më parë një vend në Evropë nuk e kishte kaluar një situatë të tillë. Shqipëria, si shtet fqinj i erdhi në ndihmë duke dërguar trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtar të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit. Pas përfundimit të misionit me sukses, efektivët janë kthyer në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive Trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të…
Nga Miquel Echarri Në një nga momentet më të paharrueshme të serialit të animuar “Family Guy”, Griffins janë gati të vdesin dhe Peter, patriarku i ndjerë, vendos t’i tregojë familjes së tij sekretin e fundit: “Nuk e kam aspak qejf filmin The Godfather”. Gruaja dhe fëmijët i kujtojnë se ai është një kryevepër, një poezi vizuale, “tragjedia e madhe amerikane”. Nëse kjo batutë pëlqehet, kjo ndodh sepse gati të gjithëve u pëlqen filmi “The Godfather”. Trilogjia e Francis Ford Coppola-s është një nga ato artefakte kulturore që gjeneron një konsensus të rrallë, një klasik shumë popullor, që është në të…