Author: tirana

Indrit Hoxha, Sekretar për emigracionin i Rithemelimit të Sali Berishës, lidhur me mbledhjen e zhvilluar dje ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës me ftesë të Gazment Bardhit, u shpreh se është për bashkim rreth vlerave dhe interesit të përbashkët. Por Hoxha shton se në asnjë moment nuk duhet vendosur në diskutim lidershipi i Sali Berishës, që sipas tij është i “vetmi që gëzon mbështetjen e gjerë te demokratët” Reagimi i plotë: Bashkim po, por rreth vlerave, parimeve dhe interesit te demokrateve. Prandaj të gjithë ata sot që vijnë në partinë e vërtetë të demokrateve në rradhë të parë duhet…

Read More

Sali Berisha në prezantimin e librit me denoncimet e opozitës për zgjedhjet e 14 majit, e cilësoi atë “libri i zi”. Ai tha se strategjia dhe parimi i Ramës është “hëngshi kokat e njëri-tjetrit”. Po ashtu Berisha ka ngritur akuza se biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar për lidhje me krimin, donte të emëronte kreun e Prokurorisë Anti-Korrupsion. “Siguria e qytetarëve shqiptarë, e pronave, e veprimtarisë, jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre, sot më shumë se kurrë varet dhe kontrollohet nga krimi. Çfarë tregojnë? Ato tregojnë se strategjia e Ramës “hëngshin kokën e njëri-tjetrit” është bërë strategji e shtetit. Pëllumb…

Read More

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi thotë se më 14 maj nuk pati zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjatë prezantimit të librit në anglisht të Sali Berishës me shkeljet dhe denoncimet sa i takon zgjedhjeve, Vokshi tha se patronazhimi është një nga krimet më të mëdha elektorale. “Kemi të bëjmë me një krim elektoral. Duhet të gjenden zgjidhjet e problematikës. Do të ndalem te ajo që kam më shumë përzemër, që ka të bëjë me patronazhimin. Zgjedhje të lira këtu nuk do të ketë nëse nuk merren masa. Institucionet duhet të hetonin çdo shkelje. Ky rekomandim u përsërit. Nuk ka…

Read More

Policia e Shtetit njofton se këtë të mërkurë ka vënë në pranga për dhunë në familje një 63-vjeçar, një 24-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Krahas dhunës ndaj bashkëjetues, 24-vjeçari i arrestuar akuzohet gjithashtu se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. I. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij; R. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11-vjeçe; E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së…

Read More

Në Shqipëri falë mbështetjes së qeverisë për sektorin e bujqësisë ka një rritje të konsiderueshme të prodhimit bujqësor në vend që reflektohet tek eksporti i prodhimeve bujqësore. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me pamje nga kodrat e Kafarajt dhe Peshtanit në Fier, ku fermerët kanë rritur kapacitetet dhe kultivojnë kultura të ndryshme bujqësore.“Pamje nga kodrat e Kafarajt dhe Peshtanit në Fier”, shkroi Rama. Fshati Kafaraj i Fierit është një nga pikat më të rëndësishme të prodhimit të luleshtrydhes për eksport. Mbi 8 mijë tonë luleshtrydhe prodhohen vetëm në Kafaraj të Fierit, pjesa më e madhe e të cilave…

Read More

Megi Pojani do të jetë moderatorja e këtij sezoni të “Për’puthen”. Lajmin e konfirmoi vetë ajo për Top Channel, ku u shpreh gjithashtu se emisioni i dashurisë do të jetë “zjarr”. Një ndër personazhet e njohur të ekranit që e uroi publikisht Pojanin, ishte Ronaldo Sharka. “Megi Pojani jam kaq shumë i lumtur që do jesh prezantuesja e edicionit të pestë të Për’puthen. Shkëlqe babe”, shkruante ish-banori i “Big Brother VIP 2” në postimin e tij në “Instastory”. Por urimi i tij ka nxitur reagime në rrjet. “Geiush i vogël baderflaiv mir thotë Luizi b**** e vë storin prej inat…

Read More

Astrologia Meri Shehu, e ftuar në “Wake Up”, nuk i ka shpëtuar as pyetjes se si e komenton ajo ndryshimin në kabinetin e qeverisë. Sipas saj këto ndryshime janë bërë në Mërkur të kundërt dhe se gjërat nuk janë të qarta. Meri Shehu: Ndryshimet në kabinet dhe emërimet e reja, janë bërë në Mërkur të kundërt. Që do të thotë Mërkuri në Virgjëreshë, megjithëse është i kundërt nuk do të thotë se është i keq. Por akoma ka gjëra që nuk janë të qarta. Blendi Salaj: A është Gaforrja kryeministri? Meri Shehu: Po. Ecuria e kryeministrit me ndryshimet tregohet në…

Read More

Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar Rrjetin e Ri të Kanalizimeve në Bulevardin e Ri, Rrugën “Siri Kodra” / “Karl Gega”. Grupet e punës kanë bërë të mundur zëvendësimin e rrjetit të vjetër, i cili shkaktonte probleme në rrjetin KUZ me rrjetin e ri. Ky investim i jep zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e kësaj rruge, por njëkohësisht eleminon humbjet e shkaktuara në rrjet nga amortizimi.

Read More

Një 61-vjeçar është arrestuar në Levan të Fierit, pasi mbante armë pa leje. Në pranga ka rënë Vladimir Mersini, i cili kishte fshehur 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak në një çantë në oborrin e banesës. “Në vijim të punës së pandërprerë në terren, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë siguruar informacion për një shtetas që fshihte armë zjarri dhe armë gjahu, në banesën e tij, në lagjen “1 Maji”, Levan. Në bazë të këtyre informacioneve, u finalizua operacioni policor i koduar “Sinjali”,…

Read More

Kryeministri Edi Rama nuk i ka dërguar ende Presidentit Bajram Begaj emrat e ministrave të rinj për të dekretuar ndryshimet në qeveri “Rama 3”. Rama njoftoi se emrat e rinj do dërgoheshin për dekret në Presidencë që prej datës 5 Shtator, por diçka e tillë nuk ka ndodhur akoma. Nga ana e institucionit të Kryeministrisë nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me arsyet se pse nuk janë dërguar ende emrat e ministrave të rinj pas ndryshimeve në qeveri, të njoftuar në Asamblenë e PS-së të mbajtur më 4 Shtator. Në Asamblenë e PS-së, Rama njoftoi 7 ndryshime në kabinetin e…

Read More

Nuk kanë të sosur çuditë në komunat e Kosovës. Kryetari i Zubin Potokut në Kosovë, Izmir Zeqiri ka befasuar me veprimin e tij duke punësuar vajzën në këtë komunë. Dhurata Zeqiri është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës në këtë komunë. Ai ka thënë se emërimi i saj është bërë për shkak të mungesë së njerëzve për të formuar qeverisjen lokale. “Kam bërë emërim kryesisht të PDK-së, por ka edhe të LDK-së që kanë dashtë të kemi emri edhe neve na duhet me marrë nuk kemi njerëz tjerë, ban vakia është familjarë i afërt se qita jemi. Nuk është krejt…

Read More

Sot në SPAK do të mbahet seanca për dëgjimin e mbrojtjes së të pandehurve për Inceneratorin e Fierit. Seanca pritej të niste prej orës 10, po për shkak se nuk kanë mbërritur avokatët mbrojtës të personave të marrë të pandehur ende nuk ka nisur. Sot do të realizojnë mbrojtjen të paktën edhe 7 persona të marrë të pandehur, përfshirë ish-ministrin Koka, ish-deputetin Bllako dhe  Arben Dervishaj. Këta të fundit janë arrestuar në lidhje me ndërtimin e inceneratorit të Fierit, që sipas prokurorisë kanë kryer shkelje dhe korrupsion.

Read More