Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë pamje nga pistat e aeroportit të Rinasit, që vijon të mbetet tejet i mbushur ndërsa Shqipëria përjeton bumin turistik. Në pamjet e publikuara nga Rama janë të shumtë avionët që marrin apo zbresin pasagjerë në Rinas, ndërsa ky aeroport vijon të ketë fluks të lartë lëvizjesh edhe me përfundimin e sezonit veror. Rama solli pamjet duke i konsideruar “fluturimet e Shqipërisë së Re Turistike”. Shqipëria në korrik ka arritur që të ketë rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në trafikun ajror. Rritja është certifikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve që…
Author: tirana
Në kuadër të operacionit të koduar “Wanted”, i cili nisi një ditë më parë, policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 27-vjeçar nga Shkodra. Të martën, policia njoftoi se kishte vënë në pranga një person të shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, i cili kishte tentuar t’i largohej policisë i ndihmuar nga 27-vjeçari nga Shkodra me iniciale E.L. Ndërkohë, sot u bë i mundur edhe arrestimi i drejtuesit të makinës. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në inteligjencën policore…
Akademiku i njohur Artan Fuga ka komentuar situatën brenda PD-së, ndërsa theksoi se personi që gëzohet më shumë se të gjithë për bashkimin e 43 deputetëve, është Lulzim Basha. Në një reagim në Facebook, Fuga thekson se Basha rehat-rehat i shpall tashmë të larguar këta deputetë, krijon grupin e vet me nëntë a më shumë deputetë. “Lulzim Basha rehat rehat i shpall tashmë të larguar, krijon grupin e vet me nëntë a më shumë deputetë, dhe i ka të gjitha: vulën, grupin e deputetëve, gjithçka i duhet për të pasur përsëri vende deputetësh në Kuvendin e ardhshëm”,-shkruan Fuga. Postimi i…
84-vjeçarja britanike Iris Jones, e cila u martua me 37-vjeçarin egjiptian Mohammed, ka shprehur së fundmi pendesën e saj për atë që ka bërë. Ajo pretendon se burri i saj i kërkonte vazhdimisht para dhe e përdorte për të marrë një leje qëndrimi. Iris bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj 37-vjeçar. Ajo thotë se të dy djemtë e saj e kishin paralajmëruar për këtë. I riu egjiptian është rebeluar shumë kur ka marrë vesh që gruaja e tij e moshuar kërkon të ndahet prej tij. “Ne i shpenzonim paratë e mia gjatë gjithë kohës. Ai gjithmonë donte para…
Seti më i fundit fotografik i Kylie Jenner tregon një anë tjetër të yllit. Manjatja e Kylie Cosmetics ndau një sërë imazhesh nga prapaskenat e fushatës së saj të re të Acne Studios, ku ajo pozon topless me xhinse, ndërsa është e mbuluar me baltë për koleksionin e xhinseve të markës vjeshtë-dimër 2023. Por fotot e Kylie-t, e mbuluar në pisllëk kanë shkaktuar shumë komente dhe kritika ku mes tyre ka njerëz që shkruajnë se të jesh i pastrehë nuk është modë. Komentet “Dua të jem aq e pasur sa të jesh i pistë është estetike”. “Atyre po u mbarojnë…
4 persona, të afërm me njëri-tjetrin (2 prej tyre babë e bir), janë arrestuar nga Policia e Lushnjes nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Lidhja” u vunë në pranga shtetasit F. Gj., 24 vjeç, E. GJ., 31 vjeç, H. Gj., 61 vjeç dhe M. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në fshatin Biçakaj, të cilët kishin mbjellë 87 bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Murrizë dhe kujdeseshin për to. Bimët narkotike më pas u asgjësuan me djegie, teksa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
PD-ja e Rithemelimit e drejtuar nga Sali Berisha ka përfunduar analizën e bërë për zgjedhjet e 14 majit 2023, në të cilën kanë dalë në përfundimin se ky proces elektoral ishte fars. E të gjithë këtë analizë, Rithemelimi nën kujdesin e Berishës e kanë bërë një libër të shkruar në gjuhën angleze. Libri mban titullin “Farsa elektorale e 14 majit 2023 në Shqipëri”, e teksa një rresht sipër saj shkruhet “Libri i zi i zgjedhjeve”. Që pas zyrtarizimi të rezultatit, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur zgjedhjet e 14 majit. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” mes tij dhe…
Konfindustria ka reaguar lidhur me kabinetin e ri të qeverisë “Rama 3”. Edhe pse me emra të rinj, Konfidustria thotë se ndryshimet nuk i përgjigjen pritshmërive të biznesit dhe zhvillimit të ekonomisë kombëtare. Sipas Konfindustrisë, nuk duhej thjesht të kishte zëvendësim të emrave, por duhet të ketë rindërtim të portofolave ministrore dhe strukturës së qeverisë në përgjithësi. Konfindustria propozon krijimin e Ministrisë se Ekonomisë, Tregtisë dhe Pronës Publike të ndarë nga Ministria e Financave. Po ashtu propozohet edhe krijimi i Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Ministrisë së Turizmit dhe Administrimit të Pasurive Arkeologjike, Kulturore dhe Historike. Ndërkohë, sipas Konfindusitrisë…
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish-banorë të “Big Brother Albania Vip 2” që vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre. Marrëdhëniet e Ronaldo Sharkës me Luizin dhe Kiarën prej kohësh nuk kanë qenë të mira, ku dhe ka pasur kunja, thumbime dhe deklarata të shumta në rrjete sociale. Duket se ende gricjet mes tyre vazhdojnë dhe së fundmi është vënë re se Luizi ka hequr nga Instagrami Ronaldon dhe ky i fundit nuk e ka lënë me…
Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, dy prurjet e reja të Sylvinhos, janë përshtatur shpejt me pjesën tjetër të ekipit përfaqësues. Dy sulmuesit kuqezi, në pritje të debutimit të tyre, nuk i fshehën emocionet dhe krenarinë që do të përfaqësojnë Shqipërinë. Muja theksoi se është një ndjesi fenomenale ndërsa personi që u gëzua më shumë për këtë ftesë ishte nëna e tij. Edhe Mirlind Daku u shpreh i lumtur që ndodhen në këtë grumbullim dhe se gjithçka ka shkuar perfekte deri më tani.
Administratorët e dy subjekteve në Librazhd janë vënë në hetim, pasi fshihni të ardhurat që fitonin nga veprimtaritë e tyre ekonomike, shitja e druve. Dy subjektet nuk kishin regjistruar dy punonjësit e tyre. Administratorët K.S, 63-vjeç dhe A.Z, 38-vjeç, janë vënë në hetim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Pas një pune të madhe, vatra e zjarrit në fshatin Zhamë në Lushnje është shuar. Flakët përfshinë zonën një natë më parë, ndërsa shuarja u bë vetëm mëngjesin e sotëm. Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjatë natës në terren për shuarjen e flakëve. Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 58-vjeçar me iniciale R.Z pasi dyshohet se duke djegur mbeturinat, flakët janë përhapur në sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe shkurre. Si pasojë e flakëve janë djegur dhjetëra hektarë ullishte.