Author: tirana

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, shërbimi i provës dhe të gjitha prokuroritë të cilave ju është përcjellë drafti i amnistisë po shqyrtojnë kategorinë e shtetasve të burgosur, nën hetim dhe të dënuar alternativë ose me gjobë që parashikohet të përfitojnë, mbasi çështja të kalojë për diskutim në komisionin e ligjeve. Përveç 600 të burgosurve në burgje të dënuar deri në 3 vjet për krimin e vjedhjes, të kapur me doza të pakta droge, dhe vepra të tjera të lehta, qindra të tjerë do të shpëtojnë nga e njëjta amnisti. 540 të dënuar me shërbim prove për aksidente, shkatërrim prone dhe…

Read More

Një vatër zjarri vijon në kodrat me ullinj të fshatit Zhamë në Lushnje, terreni i vështirë për ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Nga zjarri rrezikohen banesat, pritet ndërhyrja e helikopterit. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Lushnjës, Divjakës, Fierit, Beratit dhe Rrogozhinës.

Read More

Partia Demokratike e Rithemelimit ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e KQZ, e cila regjistroi PD-në me drejtues Lulzim Bashën për zgjedhjet e 24 shtatorit për kryetarin e bashkisë Kukës. Në shkresën drejtuar KAS, PD kërkon që të çregjistrohet PDSH me përfaqësues Lulzim Bashën dhe të regjistrohet PD me përfaqësues Sali Berishën.

Read More

Siç edhe e kishte treguar, sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dorëzuar shkrimit të madh Ismail Kadare, dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Teksa ka postuar foto nga takimi me të, Osmani e uron ”Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës”. ”Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Llaman në Himarë. Makina tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen angleze J. A., 44 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin austriak F. W., 31 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar në këmbë pasagjerja në motomjet, shtetasja franceze P. V., 27 vjeçe, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Më herët, një turist polak që udhëtonte me motor, u aksidentua në aksin rrugor Qafë Thanë-Doganë. Ndërsa, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një 73-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë.

Read More

Ministri i Emigracionit në Angli, Robert Jenrick foli në parlament për emigrantët e paligjshëm që vijnë nga Shqipëria. Jenrik deklaroi se që nga marrëveshja që Anglia arriti me Shqipërinë në dhjetorin e vitit të kaluar, janë kthyer mbrapsht 3.500 emigrantë shqiptarë. Për pasojë, sipas tij, ka një rënie të ndjeshme me 90 për qind të shqiptarëve që arrijnë në Britaninë e madhe në mënyrë ilegale.

Read More

Këtë mbrëmje, një person është gjendur pa shenja jete në rrugën e fshatit Çerecec i Sipërm, në Bulqizë. Personi është pikasur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar ambulancën si dhe policinë lokale. Viktima është Zenel Mera, rreth 73-vjeç me banim në fshatin Gjoricë. Nga të dhënat e para shtetasi i cili është gjetur pa shenja jete nuk ka shenja dhune, dhe dyshohet për vdekje nga problemet shëndetësore. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.

Read More

Nga Jakin Marena Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS rideklaroi dhe njëherë mbështetjen pa ekuivok për SPAK. Përpos vlerësimit për ‘bumin’ turistik, suksesit në këtë sektor, që dalëngadalë po shndërrohet në jetik për vendim, fokusi i fjalës së Ramës ka qënë vlerësimi për punën e SPAK, ngritja e të cilit për hir të së vërtetës ka qënë fund e krye pjesë themeltare e platformës politike që kur PS po përgatitej për të ardhur në pushtet. Me sa duket Rama e kishte kuptuar që para vitit 2013 që shqiptarëve u kishte ardhur në…

Read More

Aktori amerikan Kevin Costner do t’i duhet t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij Christine Baumgarten 63,000 dollarë në muaj. Këto janë kushtet e marrëveshjes së divorcit të arritur pas një seance dyditore në gjykatë. Një divorc i vështirë për yllin e Hollivudit dhe jo pa konflikte. Ish-zonja Costner kishte kërkuar një shifër shumë më të lartë për mbajtjen e tre fëmijëve, Cayden 16 vjeç, Hayes 14 vjeç dhe Grace 13 vjeç. Familja ka jetuar gjithmonë në një rezidencë shumë të madhe në Kaliforni me një pishinë, fushë tenisi, kopsht dhe guest house, vlera e së cilës llogaritet të jetë rreth 145…

Read More

Operacioni “Metamorfoza” i SPAK që zbardhi bisedat e enkriptuara të grupeve kriminale në aplikacionin SKY ECC, vuri në pranga elementë të botës së krimit, zyrtarë policie, biznesmenë etj. Zbardhja e këtyre mesazheve ka bërë të mundur edhe zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të ndodhur në vend. Një ndër to është vrasja e Gjin Ndojit (Boriçit) 37 vjeç nga Shkodra, i cili u ekzekutua me kallashnikov në orët e para të mëngjesit më 9 Gusht 2020 në kryqëzimin e rrugës së fshatit Shkjezë me rrugën nacionale Shkodër-Lezhë. 37-vjeçari u ekzekutua teksa udhëtonte me një makinë BMW të marrë me qira. Emisioni…

Read More

Kyriakos Mitsotakis vizitoi këtë të martë Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, për masat që do të merren për të përballuar motin e keq “Daniel”. Vlerësohet se ky është shiu më i madh që vendi ka parë ndonjëherë, madje me shumë sesa ajo që ra me stuhinë ‘Ianos’. “Është fenomeni më ekstrem që ka ndodhur në rajon për sa i përket sasisë së shiut në një periudhë 24-orëshe. Zakonisht fenomene të tilla ndodhin në tetor dhe nëntor”, theksuan meteorologët.

Read More

Nga Zëri i Amerikës Në Tiranë, shumica dërrmuese e deputetëve demokratë u bënë sot bashkë, për të unifikuar siç u deklarua, qëndrimet e tyre në parlament kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama. Në takim, pas gati dy vjetësh konflikti të hapur, u ulën rreth së njejtës tavolinë deputetët që përkrahin Gazmend Bardhin dhe ata që mbështesin ish Kryeministrin Sali Berisha. Takimi duket se ishte një kundërpërgjigje ndaj kuvendit të thirrur fundjavën e shkuar nga kryetari demokrat Lulzim Basha dhe vendimit për t’i hequr zotit Bardhi drejtimin e grupit parlamentar. Pasi deri dje ishin përplasur mes tyre, kishin treguar me gisht…

Read More