Një vajzë 12-vjeçe i dha fund jetës, duke u vetëvarë në kasollen e shtëpisë disa javë më parë. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Buzaishtë të Pogradecit, dhe duket se malli për nënën e çoi të ndjerën në aktin ekstrem. E mitura jetonte në një banesë me njerkën, babanë dhe dy fëmijët e tij nga martesa e dytë. Policia konfirmoi versionin e familjarëve por nëna e viktimës, Miranda Cani e cila kishte 5 vite e divorcuar, ngre akuza se e bija nuk është vetëvarur. Në një intervistë me gazetaren Odeta Dume, ajo ka rrëfyer detaje të reja mjaft tronditëse që hedhin…
Author: tirana
Një person ka rënë në prangat e policisë, ndërsa ndaj 3 të tjerëve ka nisur procedimi penal pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollove fizike dhe në automjetin me të cilin qarkullonin në Elbasan. Praktikisht u arrestua në flagrancë shtetasi E. N., 34 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. Sh., 45 vjeç dhe E. D., 39 vjeç. Nga kontrollet, shtetasit të arrestuar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Pa u shuar zjarret e verës, stuhia Daniel ka goditur të hënën Greqinë perëndimore dhe qendrore, duke bërë që shërbimet e urgjencës të marrin qindra thirrje për ndihmë. Vendi fqinj po përballet me kushte ekstremi moti vetëm disa ditë pas luftës me vatrat masive të zjarrit për vënien në kontroll të të cilave u deshën dy javë. “Një person vdiq pas shembjes së një muri pranë Volosit, me shumë mundësi për shkak të motit të keq”, deklaroi për Reuters një person nga brigada e zjarrit. Sipas agjencisë së lajmeve të Athinës, muri u përmbys teksa bariu po tentonte që të…
Dhunë dhe kaos i plotë në Kuvendin e Serbisë. Përfaqësues të disa partive opozitare kanë bllokuar punën e Kuvendit duke fishkëllyer dhe ngritur pankarta. Deputetët e opozitës filluan ta bllokojnë punën e Kuvendit, në seancën e së cilës ishte ribalancimi i buxhetit. Pasi u miratua rendi i ditës së seancës së pestë të jashtëzakonshme të Kuvendit, disa deputetë u ngritën nga vendet e tyre dhe me fishkëllima dhe britma filluan të pengojnë punën e parlamentit dhe prezantimin e kryetares së qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiç, e cila kujtoi se me ribalancimin e buxhetit parashihet të fitojnë pensionistët, nënat dhe fëmijët.
Futbollisti i përfaqësueses së Panamasë, Gilberto Hernandez është ekzekutuar me armë zjarri. 27-vjeçari, i cili luante për Club Atletico Independente, një nga klubet më të rëndësishme në kampionatin e Panamasë, është qëlluar për vdekje nga disa persona. Lajmi për vrasjen e 27-vjeçarit është dhënë nga policia dhe është përcjellë edhe nga faqja zyrtare e klubit të Independentes.
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, ka rezultuar pozitive në testin e COVID-19, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë. “Mbrëmë Zonja e Parë ka rezultuar pozitive me COVID-19. Aktualisht ka simptoma të lehta. Do të mbetet në shtëpi në Rehoboth Beach në Delaware”, tha zëdhënësja e Zonjës së Parë, Elizabeth Alexander. Dy ekipe shkencëtarësh në SHBA, kanë përfunduar eksperimentet laboratorike që testuan anitrupat nga Amerikanët e vaksinuar dhe të infektuar, për të parë sesa të mbrojtur mund të jenë nga variantet e reja të virusit që shkakton Covid-19. “Dy eksperimente të pavarura kanë treguar praktikisht se BA.2.86…
Policia kufitare shqiptare e Kakavijës në kufi me Greqinë sekuestroi këtë javë në dy raste rreth 30 mijë euro të padeklaruara, ndërkohë që rastet e kapjes së parave të padeklaruara janë rritur këtë vit.Vetëm gjatë muajit gusht policia kufitare shqiptare tha se sekuestroi rreth 295 mijë euro dhe mbi 113 mijë paund, të padeklaruara në pikat e kalimit kufitar, ndërsa mbajtësit e shumave monetare janë proceduar penalisht.Ligji shqiptar detyron personat që hyjnë ose largohen nga territori shqiptar të deklarojnë shumat financiare duke filluar nga 10 mijë euro, ose kundërvlerën e kësaj shume në monedha të tjera.Të dhënat policore flasin se…
Moti i keq ka mbërthyer Spanjën, ku rrugët janë kthyer në lumenj. Një fëmijë është shpëtuar pasi u kap për tetë orë në një pemë për t’i shpëtuar rrëshqitjeve të dheut, të cilat kanë marrë jetën e pesë personave. Familja e djalit po qëndronte në shtëpinë e tyre të pushimit në Aldea del Fresno, në perëndim të Madridit, kur stuhia goditi vendin të dielën. Të frikësuar nga përmbytjet e shpejta, ata hipën në makinën e tyre të dielën vonë mbrëma, por shumë shpejt u përfshinë nga ujërat. Djali u gjet, i pisët dhe i mavijosur, por fatmirësisht i gjallë, të…
Shumica e grupit parlamentar demokrat u mblodh këtë të martë pas thirrjes nga Gazment Bardhi. Takimit iu bashkua edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe 13 deputetë të tij si dhe katër nga pesë aleatët që PD i kishte në listën e saj në zgjedhjet e 25 prillit. Pas diskutimeve me dyer të mbyllura, deputetët dhe aleatët ranë dakord që të ketë një mbledhje të përjavshme. “Kemi caktuar një pjesë të axhendës parlamentare për sesionin e ri. Prioritet i punës së deputetëve të opozitës do të jenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Çuarja përpara e reformës zgjedhore që është bllokuar prej…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka treguar se po merr pjesë në forumin global OGP në Estoni, ku u diskutua mbi luftën kundër korrupsionit. ”Sapo përfundova diskutimin në lidhje me rëndësinë e transparencës, llogaridhënies në luftën ndaj korrupsionit. Se si teknologjia dhe informacioni mund të përdoren në sisteme për të luftuar korrupsionin dhe jo në forma për të ndryshuar apo abuzuar me shqiptarët”,-thotë Tabaku në një postim në rrjete sociale. Ajo thotë se duhet të kemi një sistem që e kthen luftën ndaj korrupsionit në prioritet kombëtar. Për të sot parlamenti dhe opozita mund të luajnë një rol shumë…
Hudhra nuk rekomandohet të konsumohet në mbrëmje përpara gjumit. Arsyet i gjeni më poshtë: Hudhra irriton stomakunHudhra e stimulon të gjithë sistemin tretës, ndaj sasitë e mëdha të hudhrës të ngrëna në mbrëmje, intensifikojnë sekretimin e lëngjeve gastrike dhe të pështymës.Një gjë e tillë do t’ju lërë pa gjumë. Sekreti i përvetësimit të vlerave të hudhrës është ta konsumoni atë në mëngjes ose në drekë. Si mund ta konsumoniRekomandohet që nëse doni të konsumoni hudhër në darkë, atëherë duhet ta hani dy-tre orë para gjumit dhe ta shoqëroni me ushqim. Kështu do të evitoni aciditetin e stomakut. Nëse hudhra nuk…
Marsela Pushani, arsimtarja e akuzuar për vrasjen e motrës së saj Amanda Pushani, do të qëndrojë në paraburgim. 40-vjeçarja do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, akuzë që nuk u pranua prej saj në gjyq. “Një natë me parë, unë dhe nëna kishim folur me Amandën. Na kishte premtuar që nuk do të pinte më, por pasi doli për disa orë nga shtëpia u kthye sërish e dehur. Teksa u përleshëm e plagosa, por më pas e kam mjekuar. Ajo u shtri në dhomën e saj. Nuk…