Për PD-në e Rithemelimit, emrat e rinj në qeveri, që njoftoi kryeministri Edi Rama dje në Asamblenë e Partisë Socialiste, janë simboli i korrupsionit. Përmes një deklarate për shtyp, Floriana Garo thotë se ndryshimet e qeverisë për Rithemelimin janë thjeshtë një përpjekje e dështuar, për një retush pa sukses, të imazhit të PS. ”Partia Demokratike deklaron se kjo qeveri e dalë nga zgjedhjet, në të cilat krimi u shndërrua në votë dhe vota në krim, nuk ka asnjë legjitimitet dhe, po të ju shtojmë këtyre ndryshimeve edhe emërimin e Taulant Begos në krye të rendit, organizata kriminale që drejton Edi…
Author: tirana
”Jemi këtu për të parë nga afër masat në kuadër të kësaj pakete dhe masat në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor. Dua ta them qartë se Policia e Shtetit do të marrë një përgjegjësi edhe më të madhe në drejtim të garantimit të sigurisë publike në shkolla dhe përreth saj. Fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike tek moshat e reja është një sfidë e madhe e imja personalisht, si ministër i Brendshëm dhe Policisë së Shtetit, ndaj së cilës duhet të reagojmë me më shumë forcë se asnjë herë tjetër me parë. Pjesë e kësaj pakete janë…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë në Berat titullin e lartë “Patron i Kalasë”. Ajo ka mbërritur në mesditë në qytetin muze të Beratit, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe personalitete të larta të qeverisë së Kosovës. Ka qenë kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, ai që i ka dorëzuar presidentet titullin “Patron i Kalasë” së Beratit, titulli më të lartë ekzekutiv që i jepet personaliteve të shquara, titull ky i miratuar me unanimitet nga të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak Berat. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë edhe një zotim pas marrjes së titullit. “Si Patrone e…
Është publikuar në fletoren zyrtare marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Kosovës, më 5-korrik 2023 në Tiranë dhe që synon lehtësimin e procedurave doganore për inspektimin e produkteve me origjinë jo shtazore. Ajo u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë shqiptare në 30 gusht. Marrëveshja, e cila ka një kohëzgjatje prej pesë vitesh dhe që mund të ripërsëritet, ka për qëllim promovimin e tregtisë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Republikës së Kosovës, me synim forcimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe zhvillimin…
Profili i organizatës “Severna Brigada” ka kërcënuar ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pas njoftimit të këtij të fundit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan. Sikurse njofton KosovaPress, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut). Kujtojmë se, sot ministri Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës të martën ka zbuluar një sasi të madhe të armatimit në një shtëpi në Zveçan, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve iu drejtua duke i thënë “Udha e mbarë në bunkerin anti-amerikan”. Bardhi u shpreh se “çdo deputet mund të ketë mendimin e tij për bunkerë”, ndërsa i kërkoi Bashës që të t’i rikthehet misionit si opozitar. Gazment Bardhi: “Të gjithë deputetët e opozitës, që duan të bashkojnë forcat në parlament, për ta bërë opozitën funksionale në Parlament, sepse s’kemi qenë 100 funksionale, sot lajmi mirë është po” deputetët e opozitës kanë qëndrim të unifikuar. Nuk kam asnjë koment, ftesa…
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ishte një nga 43 ligjvënësit opozitarë të pranishëm sot në tryezën e thirrur nga Gazment Bardhi. Por në një prononcim për JavaNews, Gjekmarkaj sqaron prezencën e tij në takim duke u shprehur se nuk tërhiqet për ç’ka ka thënë për Berishën dhe Bashën. Sipas tij, vendit i duhet një opozitë me një lidershqip të ri. “Si deputet i zgjedhur ne 25 Prill në listat e Opozites une i perkas asaj. Sot ishte ftuar e gjithe opozita pa perjashtim, deputetet e listes PD-AN per të folur mbi aksionin opozitar. Une nuk kam ndryshuar qendrimin tim per asgje.…
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në mbledhjen e grupit të deputetëve të opozitës u morën vendime të rëndësishme. I pyetur pas përfundimit të mbledhjes se kush i bashkoi 43 deputetët e opozitës, Basha apo Rama, ai u përgjigj se ishte “përgjegjësia e lartë morale që kemi para zgjedhësve”. “Vendimet e takimit shumë të rëndësishme do tua njoftojë Bardhi, u morën vendime shumë të rëndësishme. Na bashkoi përgjegjësia e lartë morale, ligjore dhe e gjithanshme që kemi para zgjedhësve”, tha Berisha.
Teksa ministria e Financave ka hedhur për konsultim nismën për rishikimin e taksës së pronës, ku parashikohet rritje e ndjeshme e saj, shoqatat e biznesit kanë nisur nga kritikat dhe sugjerimet se si drafti mund të përmirësohet. Konkretisht Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka dërguar një letër ministrisë së Financave, ku thekson se drafti i paraqitur ka nevojë për ndërhyrje serioze, ku fokusi të jetë vlershmi saktë i pronës, siguria dhe zhvillimi i saj. Sipërmarrësit e vënë theksin se rritja e të ardhurave në buxhet nuk duhet të vijë nga rritja e taksave për qytetarët. “Konstatojmë se tarifat e reja…
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një të shpalluri në kërkim për vrasje me dashje mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Arian Armani alias Eljfat Saljiu, banues në Shkodër. Policia në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, i ka bërë shenjë ndalimi automjetit të dyshuar me drejtues 27-vjeçarin me inicialet E. L., dhe pasagjer Arian Armani alias Eljfat Saljiu, por drejtuesi i tij nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen në drejtim të Vorës. Gjatë ndjekjes, nga automjeti ka zbritur Arian Armani alias Eljfat Saljiu, ndërsa drejtuesi i automjetit së…
Pas përfundimit të rikonstruksionit të Shkollës “Mustafa Gjestila” në Burrel, ka nis puna për plotësimin me pajisjet e nevojshme për të nisur vitin e ri shkollor. Lajmin e mirë e ka dhënë Kryetari i Bashkisë Agron Malaj, i cili siguron se këtë vit institucionet arsimore janë gati për të mikpritur nxënësit. “Gjatë verës ne kemi punuar në të gjitha shkollat e bashkisë me qëllim lyerjen, sistemimin dhe kryerjen e rikonstruksioneve të nevojshme për të mirëpritur nxënësit”, shkruan Malaj.
Për’puthen nis sezonin e ri, dhe këtë herë, nuk do të jetë prezantuese Bora Zemani. Top Channel bën me dije se programi do të moderohet nga Megi Pojani, e njohur si “vajza e skandaleve”, për shkak të “bëmave” të saj, siç ishte kërcimi te varri i stërgjyshes apo puthja në buzë në skenën e “Dancing With The Stars. Kujtojmë që Megi në Top Channel ka prezantuar Big Brother Fan Club si dhe ka qenë konkurrente në programin e kërcimit “Dancing With The Stars”.