Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale sërish fokusin e ka vënë te zhvillimi i turizmit në vendin tonë. Kreu i qeverisë në profilin e tij në rrjetet sociale shkruan se sipas të dhënave nga vetë Google, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik. Gjithashtu ai shkruan se nga këto të dhëna rezulton se Tirana është renditur e dyta, që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm. “Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen…
Author: tirana
Thirrjes së Gazment Bardhit për të qenë pjesë në një tryezë të përbashkët të deputetëve demokratë, por edhe aleatëve të opozitës i janë përgjigjur 43 ligjvënës të Kuvendit të Shqipërisë. Të pranishëm në mbledhje:
Blerim Bullica i akuzuar se bashkë me 5 persona të tjerë, për shkak të një borxhi dhunuan efektivin e policisë Ervin Fanaj dhe vëllain e tij Bledar Fanaj në Kombinat, u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Ai e ka mohuar autorësinë duke kërkuar lirimin nga qelia. “Kam qenë duke fjetur gjumë kur policia mbërriti në shtëpinë time duke më arrestuar. Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk kam qenë i pranishëm, nuk e njoh efektivin që është dhunuar”, ka thënë ai. Prokuroria arsyetoi se bazuar në veprimet e para hetimore, Bullica bashkë me familjarë e rreth…
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike se duhet që të bashkërendojnë “përpjekjet ndaj një regjimit të Ramës”, që sipas tij, nuk njeh as ligj e as moral. Berisha ftoi deputetët e pranishëm që të marrim pjesë në prezantimin e raportit për zgjedhjet vendore të 14 Majit që do të zhvillohet të mërkurën (6 shtator). “Së pari, dua të falënderoj përzemërsisht zotin Bardhi dhe të gjithë ata të cilët mendoj se në një moment shumë të rëndësishëm të jetës politike, u angazhuan për thirrjen dhe mbajtjen e këtij takimi të shumëpritur nga populli i…
iPhone i fundit i Apple pothuajse me siguri do të ketë një pikë ngarkimi USB-C kur të zbulohet më 12 shtator. Telefonat e firmës aktualisht përdorin përshtatësin e saj të pronarit Lightning, ndryshe nga rivalët, përfshirë Samsung. Një ligj i Bashkimit Evropian kërkon që prodhuesit e telefonave të miratojnë një lidhje të përbashkët karikimi deri në dhjetor 2024 për të kursyer paratë e konsumatorëve dhe për të ulur mbetjet. Shumica e produkteve të reja të Apple, si iPad-ët e fundit tashmë përdorin USB-C, por firma kishte argumentuar kundër rregullave të BE-së. Kur u prezantua në shtator 2021, një përfaqësues i…
Luis van Gal ka bërë një akuzë të fortë duke deklaruar se Kupa e Botës Katar 2022 u stis në mënyrë që të ndihmonte Lionel Mesin ta fionte trofeun. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Dhjetor 2022, duke shënuar dy herë në finalen kundër Francës të fituar 4-2 në stadiumin Lusail. Albiçelestet mundën Holandën e drejtuar nga Van Gal në çerekfinale në një ndeshje emocionuese që përfundoi me gjuajtjen e penalltive. “Nuk dua të flas shumë për të! Kur e shikon sesi Argjentina i shënon golat dhe si i shënojmë ne golat dhe sesi…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më Mat. Policia ka arrestuar Dario Bruçin i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij. Bashkëjetuesja si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë. Policia zbuloi se për të justifikuar dhunën, 48-vjeçari kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji. Njoftimi i policisë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së…
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar mesazh kreut të Grupit, Gazment Bardhit gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetareve. “Udha e mbarë i qoftë në bunkerin anti-amerikan”, tha Basha, duke shtuar se “PD nuk e dëmtoni dot më”. Kreu i PD-së theksoi se “cilido që kërkon ti bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës”. “Ka nga ata që tashmë kanë zgjedhur rrugën e tyre, cilido që kërkon ti bashkohet aleancës…
Edison Hasani, një i ri nga Elbasani dhe partnerja e tij italiane, Alexandra Dimache janë bërë viralë në Tik Tok me videon e tyre të propozimit për martesë. Përveçse një moment i rëndësishëm dhe shumë romantik i tyre, propozimi vjen në një periudhë të vështirë për Edisonin i cili ndodhet në karrige me rrota. Edisoni dhe Alexandra rrëfejnë historinë e tyre. Ata janë njohur 3 vite më parë ndërsa aksidenti ndodhi vitin e shkuar. Edison Hasani: E njoha para 3 vitesh që unë duke dalë me shoqërinë, kështu e njoha dhe thashë hajt të bëjmë një dalje më shumë se shokë.…
Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij në Kolegjin e Kryetarëve këtë të martë, ku falënderoi delegatët për pjesëmarrjen. Sipas tij angazhimi i tyre nuk ishte vetëm për të mundësuar kuorumin e Kuvendit Kombtar të Partisë Demokratike, por një pjesëmarrje që dëshmon besimin në strukturat drejtuese të PD-së. “Barometër i shpresave, pritshmërive dhe vendosmërisë së demokratëve për të lënë pas 2 vite tollovi dhe për të ecur përpara jo thjesht dhe vetëm me interesat më të mira të demokratëve, por me interesat më të mira të shqiptarëve në mendje dhe në zemër. Pjesëmarrjet në Kuvendet Kombëtare të cilat pët fat…
Një studim shkencor i bërë në Turqi ka sugjeruar që të hiqni dorë nga cigaret me avull “Vape”, pasi ato mund të zvogëlojë numrin e spermatozoideve dhe tkurrin testikujt tek meshkujt. Eksperti ka shkruar se: “Duhet të merret parasysh se megjithëse lëngu i cigares është futur si i padëmshëm në studimet e bëra për ndërprerjen e duhanit, ai mund të rrisë stresin oksidativ dhe të shkaktojë ndryshime në testikuj.” Testi u krye duke përdorur tre grupe minjsh të cilët ishin të ekspozuar ndaj tymit të cigares dhe avullit elektronik. Nga rezultatet e marra rezultoi se tymi i cigares ishte akoma…
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) pritet të plotësohen me anëtarë të rinj, të cilët tani do u nënshtrohen verifikimit paraprak formal. KLGJ-ja dhe KLP-ja njoftuan të martën përfundimin e afatit për shprehjen e interesit. Për KLGJ-në, dokumentacioni i kërkuar është dorëzuar nga kandidatët: Znj. Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;Znj. Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;Znj. Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;Znj. Gentjana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;Z. Markelian Koça – Gjykata…