Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mund të udhëtojë në Rusi që në fillim të këtij muaji. Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, udhëheqësi i Koresë së Veriut pret të zhvillojë bisedime për armët me presidentin rus Vladimir Putin. Shtëpia e Bardhë kishte paralajmëruar javën e kaluar se Rusia ishte në bisedime aktive me Korenë e Veriut për të marrë armë për luftën e saj në Ukrainë.
Author: tirana
Puna e bërë nga trajneri Sylvinho dhe stafi i tij, atmosfera që ka krijuar në skuadër, mënyra e tij e komunikimit me lojtarët, duket se ka ushqyer në maksimum angazhimin e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës. Lojtarët duken në formë, e tregojnë këtë kapitenët, Berisha dhe Hysaj. Etrit Berisha: Kemi ardhur me motiv shumë të lartë dhe besoj që do kemi sukses. Elseid Hysaj: Shyqyr ndeshjen e fundit e luajta. Jam duke u kthyer në formë dhe gati për ndeshjet e forta që kemi tani. Shpresohet tek suksesi, si me Çekinë, ashtu edhe me Poloninë. Ernest Muçi: Ndihem shumë…
Një video e bërë virale në rrjet ka ngjallur reagime të shumta. Videoja mendohet se është filmuar në zonën e Durrësit. Në video tregohet se si një sasi lënde plasëse e një lloji të paidentifikuar ngre në ajër ujin e lumit duke vrarë peshqit e duke dëmtuar shtratin.
Paraditen e të martës në qytetin port të Volosit në Greqinë qendrore, pas një stuhie të gjatë që përfshiu një zonë të gjerë, u regjistrua viktima e parë, ndërsa qindra shtëpi dhe rrugë u përmbytën. Burri që vdiq ishte një fermer bagëtish, i cili u shtyp nga një mur që u shemb gjatë stuhisë në distriktin Agios Georgios, njoftoi departamenti i zjarrfikësve. Në rrugët kryesore të qytetit të Volosit, qindra drejtues mjetesh kanë mbetur të bllokuar në mjetet e tyre.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka falenderuar dhe u ka dhënë medalje ari ushtarëve më të mirë të Ukrainës. Zelensky tha se ai kishte biseduar me gjeneralin Syrskyi, komandantët dhe ushtarët ukrainas, duke shtuar se të gjitha çështjet do të jenë në axhendën e Shtabit të Përgjithshëm. “Luftëtarët tanë të fortë në sektorin e Bakhmutit. Brigadat 93, 28 dhe 92. Së bashku me gjeneralin Syrskyi, biseduam me komandantët dhe ushtarët. Të gjitha çështjet do të jenë në axhendën e Shtabit të Përgjithshëm. Kam shpërblyer luftëtarët më të mirë dhe i falenderova të gjithë ata që luftojnë për Ukrainën”, shkroi Zelensky…
Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi është kapur duke vjedhur biçikleta. Blutë e kryeqytetit kanë zbardhur 5 raste të vjedhjeve të monopatinave dhe biçikletave, të kryera nga i njëjti person, një 33-vjeçar i dënuar më herët për të njëjtën veprimtari kriminale. Por ajo që vihet re nga pamjet e siguruara nga policia, vihet re që vjedhjet janë kryer në ambientet e jashtme të një ministrie. Policia e kryeqytetit informon se ‘shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve…
Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Roland Bejko i cili bën pjesë te grupimi i mbështetësve të Bashës, tha se nëse i japin një provë që Basha është i shitur te Rama, ashtu siç e akuzojnë dy grupet e tjera të demokratëve, ai është i gatshëm të japë dorëheqjen. “Unë dua një provë që Lul Bashën e ka vënë Taulant Balla në krye të PD-së, në rast se mua më epet një provë e tillë unë jap dorëheqjen nga ajo parti. Unë dua një provë që partia që mbështes unë është pro abuzimit që është bërë me inceneratorët. Nëse më…
Në listën “Most Wanted” të Europol, janë edhe Aleks Burreli, 55 vjeç, nga fshati Suç i Matit dhe Edinjo Pulti, 37 vjeç, nga Shkodra. Në këtë listë janë në total 45 persona nga e gjithë Europa që kërkon për vepra të rënda penale, pjesa më e madhe e tyre për krime kundër personit, vrasje dhe masakra me shumë të vdekur. Aleks Burreli i cili njihet edhe me emrin Gani, është në kërkim ndërkombëtar nga Qipro për vrasjen e një biznesmeni qipriot, dhe jo vetëm, më 23 qershor 2016. Në atë kohë 55-vjeçari Burreli hapi zjarr drejt një tavoline në një…
Kryeministri Edi Rama ndryshoi drejtuesit e 7 ministrive të kabinetit të tij gjatë takimit të Asamblesë së PS-së të së hënën. Kjo lëvizje e shefit të mazhorancës për politologët Afrim Krasniqi dhe Ilir Kalemaj lexohet si një vendim i ardhur për shkak të akuzave të cilat rëndojnë ndaj qeverisë sëtij. Për largimin e ministres në ministrinë e jashtme, të bujqësisë dhe të shëndetësisë, analistët mendojnë se Rama nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse t’i largonte nga vëmendja politike dhe publike. Emrat e rinj në qeveri, për Krasniqin dhe Kalemaj nuk lidhen me kontributin, por janë në formën e shpërblimit për besnikërinë…
Çështja e Fredi Belerit që ende është në burg, është rikthyer sërish në qendër të përplasjeve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kryeministri Edi Rama ka reaguar për një rezolutë të Partive Popullore Evropiane të cilat u kërkojnë autoriteteve shqiptare që të lejojnë betimin e Fredi Belerit nga burgu. Në platformën X, Rama thotë se këtë rast problemi nuk është rezultati i zgjedhjeve, por i gjykatave, të cilat e kanë refuzuar një kërkesë të tillë. Postimi i plotë Interesante! “Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”. Një thirrje pa specifikuar se për cilat autoritete dhe, me siguri, pa qenë të informuar se në…
Nga Artur ZHEJI Ndërkohë që Rama mbaroi punë me operacionet kirurgjikale në qeverinë e tij, duke ndërruar ministra e ministresha, Gaz Bardhi, një virtuoz i paparë i politikës së re, kish filluar negociatat me Berishën. Në të vërtetë deri ca kohë më parë, Bardhi njihej si një zbulim, apo si një shpikje e Lulzim Bashës dhe deri ca muaj më parë, Berisha dhe zgjatimet e tij politike apo mediatike, ishin të pamëshirshëm me dyshen Basha-Bardhi. Por edhe Bardhi, ja zbardhte faqen Bashës, duke ja nxirë Berishës me topa balte euroatlantike dhe akuza zymtake. Mirëpo ndërkohë që Lulzim Basha, u dorëhoq…
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç thotë se është kundër pranimit në një kohë në BE të të gjitha shteteve ballkanike. Milatovic u shpreh nga Kroacia pas takimit me homologun Milanoviçse progresi i secilit vend duhet të vlerësohet sipas meritave të tij nëpërmjet të ashtuquajturës “Parimi i Regatës” ”E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe progresi i secilit vend duhet të vlerësohet sipas meritave të tij individuale nëpërmjet të ashtuquajturës “Parimi i Regatës”. Unë me të vërtetë mendoj se e ardhmja evropiane. Unë punoj shumë që Mali i Zi të luajë një rol edhe më aktiv…