Author: tirana

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë ditën e nesërme kryeqytetin e Ukrainës, Kievin. Kjo u raportua nga burime diplomatike të cituara nga faqja ukrainase, Ukrainska Pravda. Hera e fundit që kreu i diplomacisë amerikane kishte ardhur në Kiev ishte në prill 2022, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Lloyd Austin. Vizita nuk ishte paralajmëruar më parë.

Read More

Ditën e shtunë më datë 9 shtator, Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Lulzim Basha do të zhvillojë mbledhjen në të njëjtën sallë ku u zhvillua sot takimi i Gazment Bardhit me Sali Berishën, pra në Hotel Tirana. ”Duke iu uruar për zgjedhjen Tuaj si anëtar të Këshillit Kombëtar në Kuvendin e PD më 2 shtator 2023, iu njoftojmë se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet ditën e shtunë, datë 9 shtator 2023, ora 11:00 për të zgjedhur strukturën drejtuese të Partisë Demokratike. Mbledhja do të mbahet në Hotel Tirana, salla Balsha, kati i dytë”,-njofton PD.

Read More

Nga Ergys Mërtiri Deri para një viti Berisha e akuzonte Bardhin si përgjegjës për vrasjen e Xhuvanit në Elbasan. Po ashtu mediat e tij, e etiketonin PD-në zyrtare si Shoqata Basha-Bardhi, duke iu referuar termit shoqatë si stigmë seksuale të huazuar nga një zhargon i vjetër, sipas të cilit, “i shoqatës” quhej çdo burrë me orientim seksual të dyshimtë. Ironikisht sot Berisha gëlltiti gjithçka (siç ka bërë vazhdimisht, me qindra herë) duke pranuar të bëhet tashmë lider i shoqatës Berisha-Bardhi. Nga ana e tij, Bardhi e ka akuzuar Berishën si vrasës të 26 njerëzve në Gërdec apo edhe si bashkëpunetor…

Read More

Aulona Musta ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku iu është përgjigjur pyetjeve që i kanë drejtuar. Një prej pyetjeve ka qenë nëse do të jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën. Musta i është përgjigjur fanses, duke shkuar: “Jo. Njësoj siç nuk do jetoja as me prindërit e mi. Unë dua të rri lakuriq në shtëpi! Të zihem e pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri. Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pastroj shtëpinë, etj, etj Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ka renditur ato që ai i cilëson si 3 fakte që duhet të zgjojnë çdo shqiptar. Ai shprehet se tashmë është fakt që parlamenti shqiptar është parlament i mafies, ndaj kërkon që të zhvillohen protesta, si i vetmi shpëtim për Shqipërinë. “Ky Parlament vetëm shqiptar nuk mund të quhet! Sb”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Read More

Tryeza e bashkimit të 43 deputetëve të PD-së, nuk është pritur mirë nga aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari. Ajo ka kritikuar ashpër deputetin demokrat Gazment Bardhi, i cili mori iniciativën për të bashkuar deputetët e kësaj force politike, ndonëse jo të gjithë. Kokalari e akuzon Bardhin si hipokrit, dhe thotë se ai po punonte për t’i hapur varrin Berishës. Ajo në fund të reagimit deklaron se të gjithë deputetët e PD-së që i quan “vemje të ulëta” do të zëvendësohen në zgjedhjet e 2025-ës. Postimi i plotë O Gaz Bardhi, po ty do të të besojmë ne? Përpara zgjedhjeve të 14…

Read More

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Korçë, pranë fshatit Zvirinë. Nga përplasja e fortë e makinës me një motor, humbi jetën drejtuesi i motorit. Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Ndodh edhe kjo në Britaninë e Madhe. Këshilli i qytetit të dytë më të madh të Mbretërisë së Bashkuar, Birmingham, shpalli falimentin, duke deklaruar shqetësimet financiare tashmë të pashmangshme. Udhëheqësit e këshillit të kontrolluar nga Laburistët, një nga më të mëdhenjtë në Evropë, e quajtën masën “një hap të domosdoshëm” për të rikthyer shpenzimet në një bazë më të fortë. Ndërsa në lidhje me këtë vendim opozita fajësoi qeveritë konservatore, për keqmenaxhimin e financave publike. Sipas tyre inflacioni i shfrenuar, krahas rritjes së kostos së kujdesit social për të rriturit dhe reduktimeve të të ardhurave nga normat e biznesit kanë…

Read More

Një muaj më parë, Vivien dhe Getinjo hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe madje fshinë të gjitha fotot bashkë, veprime që u lexuan si ndarje. Sot Vivien ka bërë një postim në InstaStory që është komentuar si thumb ndaj Getinjos. Ajo lë të nënkuptojë se e ka kaluar dhimbjen e ndarjes, e cila e ka lënë pa gjumë për një muaj rresht. “Pas një muaji, netëve pa gjumë i ka ardhur fundi”, shkruan Vivien.

Read More

Një punëtor u pushua pasi u largua nga grupi i WhatsApp-it të punës, në të cilin kompania dërgonte oraret me turnet, jepte informacione për çështjet e punës dhe nga ku kontrollonte veprimtarinë e personelit. Fjala është sektorin e hotelerisë dhe ka ndodhur në Cádiz të Spanjës Vendimi për t’u larguar nga grupi u motivua nga vendimi i kompanisë që punonjësit e saj të dërgonin foto dhe video të asaj që bënin çdo ditë. Pasi u largua nga grupi, punëtori deklaroi se kishte marrë presion nga kompania për t’u kthyer në grup. Së fundi, duke e ditur se kompania nuk mund…

Read More

Venecia planifikon ta bëjë me pagesë hyrjen për vizitorët ditorë nga viti i ardhshëm, në përpjekje për ta menaxhuar numrin e madh të turistëve që tërhiqen nga kanalet e saj historike, njoftoi të martën këshilli i qytetit. Pagesa për hyrje në Venecia do të jetë pesë euro për vizitorët ditorë. Pagesa do të vlejë si eksperiment për 30 ditë vitin e ardhshëm, dhe do të aplikohet në ditët e pushimit dhe fundjavat e verës kur numri i turistëve e arrin kulmin. Të gjithë vizitorët mbi moshën 14-vjeçare duhet të paguajnë hyrjen. Synimi është për ta gjetur “një baraspeshë mes të drejtave…

Read More

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli e ka quajti pa moral politik takimin e deputetëve të Gazment Bardhit e të Sali Berishës, me qëllim unifikimin e aksionit opozitar. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Kadillit tha se e gjithë lufta kundër Sali Berishës bie poshtë pas këtij takimi. “Sot mazhoranca merr lajmin me të mirë,. E gjithë opozita thithet në atë gropën e krijuar për dy vjet, antiperëndimor. Në amoralitet qëndrimesh. Nuk është fjala për akuza, që e quan vrasës të Gërdecit, babi i Zenit, qëndrimi politik i kësaj partie erdhi me në krye Bardhin, i…

Read More