Pamje të pazakonta po qarkullojnë në rrjetin social TikTok. Nuk dihet llogaria zyrtare që e ka shpërndarë por pamjet më pas janë bërë virale. Një luan i vogël qarkullon i lirë në disa lagje që thuhet se janë të qytetit Shkodër.
Author: tirana
Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete, ku një mjet tip “Opel”, i ka prerë rrugën dy makinave, duke u përplasur më pas me to. Për fat të mirë nuk ka të plagosur rëndë, ndërsa raportohet për dëme materiale në të tre mjetet. Pritet njoftimi i policisë për sqarimin e rrethanave të plota.
Kryeministri Edi Rama pritet t’i dërgojë sot Presidentit të Republikës Bajram Begaj për të dekretuar ndryshimet në qeveri. Një ditë më parë, Rama njoftoi 7 ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Emrat e 7 ministrave të rinj do të dërgohen sot në Presidencë për t’u dekretuar. Me ndryshimet e reja, nga qeveria largohen Olta Xhaçka, Evis Kushi dhe Milva Ekonomi. Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu Ministër i…
Marsela Pushani do të njihet sot nga Gjykata e Tiranës me masën e sigurisë pasi të shtunën e kaluar qëlloi me thikë të motrën, duke i shkaktuar vdekjen. Fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e Amanda Pushanit si vdekje natyrale, por pas këqyrjes së trupitdhe kryerjes së autopsisë, u konfirmua se ajo ishte vrarë me thikë dhe për këtë akuzohet e motra. Marsela në dëshminë e saj në polici e ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se nuk ka dashur ta vriste, por e kishte goditur në kushtet e vetëmbrojtës. Sipas familjarëve, Amanda, ishte person problematik dhe konsumuese e pijeve alkoolike.…
Një plagosje me armë zjarri pushkë ka ndodhur në malin e fshatit Matohasanaj. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mes 2 barinjve dhe për pasojë 30-vjeçari me iniciale B.L. ka plagosur me pushkë 59-vjeçarin me iniciale S.Z.. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Autori i krimit, 30-vjeçari B.L. është kapur dhe vënë në pranga. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. NJOFTIMI I POLICISË: Plagosi me armë zjarri në malin e fshatit…
Në mediat franceze u bë shumë viral rasti i një të riu shqiptar i cili edhe pse ka dhjetë vjet qëndrim në Francë iu refuzua nënshtetësia. Edhe pse me një diplomë profesionale, dy punë “me kontribute të dyfishta në buxhetin e shtetit”, 25-vjeçari nga Shqipëria, Antoine* (emër që mediat franceze i kanë vënë për të mos i zbuluar identitetin) … për prefekturën e Haute-Vienne nuk justifikon kulturën e përgjithshme të mjaftueshme për t’u bërë shtetas francez. 25-vjeçari shqiptar pas refuzimit më 25 korrik e ka apeluar rastin dhe historia i tij tashmë ka marrë vëmendjen mediatike dhe është kthyer në një…
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka dhënë një intervistë për BBC , ku ka folur për luftën dhe se si ka ndikuar në jetën dhe familjen e saj. Bashkëshortja e Volodymyr Zelenskyt thotë se ishte shumë e vështirë që të shihte fëmijët e saj të jetonin në pasiguri dhe mos të kishin asnjë mundësi për të planifikuar për të ardhmen e tyre. Lufta ka ndryshuar gjithçka, Olena Zelenska flet edhe për kohën e munguar që kalojnë së bashku si familje. “Kjo mund të jetë pak egoiste, por unë kam nevojë për bashkëshortin tim, jo një figurë historike, pranë…
Tre shtetasit nga Rusia dhe Ukraina që u kapën duke fotografuar në uzinën e Gramshit ende nuk kanë dalë para gjykatës, kur ka kaluar mbi një vit nga ngjarja. Ndërsa hetohen të lirë prej majit 2023, pasi paraburgimi humbi fuqinë, prokuroria e Elbasanit, zgjati hetimin edhe me 3 muaj. Hetuesit janë para një sprove kritike, pas dështimit për mungesë provash të një tjetër hetimi për spiunazh ndaj 7 shtetasve rusë dhe çekë. Këtë herë SPAK po “jep një dorë“ me ekzaminime që mund të kenë vlerë për të provuar akuzën ndaj Mikhail Zorin, Fedir Alpatov dhe Svetlana Timofeeva. Faktoje sjell…
Një 16-vjeçar shqiptar u rrëmbye në qendër të Brukselit, duke zbardhur e enjtja, raporton Het Nieuwsblad. Mediat e huaja raportojnë se ai u tërhoq zvarrë në një makinë nga katër persona. Dy orë më vonë, shumë pas orës 4 të mëngjesit, adoleshenti u gjet pranë qendrës tregtare Westland në Unazën e Brukselit. Ai ishte i zhveshur dhe kishte djegie. Sulmuesit i kishin shtypur disa bishta cigaresh në trupin e tij. Përveç këtyre dëmtimeve, të miturit rrëmbyesit i kanë thyer dhe hundën dhe e kanë goditur me grushte në fytyrë, ndërkohë që ai përfundoi në spital. Po ashtu mediat raportojnë se autorët, dyshohet…
Një kapsollë detonatore ka shpërthyer mbi çatinë e një banese në Krujë. Policia njofton se nga shpërthimi janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë. Po punohet për identifikimin e autorit/eve. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ngjarja. Krujë/Informacion paraprak Më datë 05.09.2023, rreth orës 02:05, në lagjen nr. 1, në Krujë, në çatinë e banesës së shtetasit B. K., dyshohet se është hedhur dhe ka plasur një kapsollë detonatore, dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Luizi do të konkurrojë për në Eurovision 2024. Ka qenë kompozitori Klodian Qafoku që ka publikuar një foto me Luizin, duke përmendur Eurovizionin dhe shton: “Së shpejti”. Për të shkuar në Eurovision 2024, Luizi duhet të marrë pjesë në festivalin e Këngës në RTSH në dhjetor. Kujtojmë që Luizi ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2006 me këngën “Zjarr e ftohtë”, prandaj kjo eksperiencë nuk do jetë e re për të.
Ditën e sotme pritet të mbahet takimi përbashkues me deputetët e koalicionit opozitar të thirrur nga kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi. Ftesa e Bardhit u është dërguar të gjitha palëve. Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar edhe grupimi i udhëhequr nga kryedemokrati Sali Berisha. Vetë ky i fundit, një ditë më parë, deklaroi për gazetarët se ftesën e Bardhit e konsiderojnë një hap pozitiv drejt bashkimit të demokratëve. Ndërsa Bardhi thotë se takimi është për të unifikuar një axhendë të përbashkët parlamentare dhe për të bërë bashkë të gjithë deputetët e opozitës. Kurse Lulzim Basha nuk…