Gazetari Reldar Dedaj, thotë se Lulzim Basha duhet të përjashtojë nga Partia Demokratike të gjithë deputetët që morën pjesë në takimin me Sali Berishën. Për të mbështetësit e Gazment Bardhit nuk përfaqësojnë filozofinë dhe aspiratën që ka Partia Demokratike dhe këtë e treguan me këtë takim të cilin ai e ka cilësuar një “gafë”. “Deputetët që shkuan në tryezë me Sali Berishën, duhet t’i përjashtojë nga Partia Demokratike. Në mënyrë urgjente Këshilli Kombëtar duhet të marrë vendimin që ata të përjashtohen nga Partia Demokratike, sepse nuk përfaqësojnë filozofinë dhe aspiratën që ka Partia Demokratike. Ata kanë bërë një gafë teknike,…
Author: tirana
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi teksa flet për situatën në parti, ka akuzuar si fajtorë të situatës së vështirë në PD ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Lulzim Bashën. Ndër të tjera Korreshi u ndal edhe tek ajo që Basha u shpreh se deputetët që po mbështesin Sali Berishën po shkojnë drejt bunkerit të anti-amerikanzimit. Deputeti u shpreh se kishte bindje se Basha nuk ka asnjë lloj marrëdhënie me Amerikën dhe nuk mundet ai t’i akuzojë për anti-amerikanizëm. “Sot po na nxjerr nga goja sikur ne kemi hyrë në bunkier antia-merikanizmi. Unë nuk e di si i ka marrëdhëniet ai me…
Të ngrënit vezë në mëngjes sjellë një mal me përfitime shëndetësore, falë proteinave dhe yndyrnave të shëndetshme që posedon. 5 arsyet përse duhet të hani vezë të ziera në mëngjes Vezët iu mbajnë të ngopur më shumë sesa tosti ose drithërat Proteina dhe yndyrnat në vezë sigurojnë nivele të larta energjie, duke iu mbajtur juve të ngopur deri në vaktin ushqimor të drekës. Vezët ndihmojnë në humbjen e peshës Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë vezë në mëngjes kanë më të ngjarë të humbin peshë sesa të tjerët që hanë ushqime të tjera në vaktin e parë ditor. Vezët…
Babai i 12-vjeçares nga Pogradeci e cila i dha fund jetës duke u vetëvar, ka rrëfyer ngjarjen e rëndë për emisionin “Me zemër të Hapur”. Ai ka tregua e vajza e tij ka takuar pas 7 vitesh të ëmën, por shton se në fillim ajo nuk ka dashur, për shkak se sipas tij, nuk e pranonte që ajo e kishte braktisur. “Unë isha në punë, kishin marrë në telefon kushërinjtë, por më thanë që është sëmurë gjyshi jo vajza. Atë ditë unë ika në mëngjes herët dhe e lash në gjumë. Në darkë folëm, biseda e fundit si çdo natë,…
Gjyshja e 12-vjeçares nga Pogradeci e cila i dha fund jetës pak javë më parë, ka rrëfyer në emisionin “Me Zemër të Hapur”, detaje nga tragjedia. Ajo ka treguar bisedën e fundit me vogëlushen, si dhe ato çfarë mbesa i pohoi pas takimit që e mitura kishte bërë me të ëmën, 7 vite pasi e kishte braktisur dhe ishte ndarë me të atin. Gjyshja thotë se në takim, nëna i kishte thënë se do të vinte dhe do ta takonte prapë e se do ta merrte me vete në Greqi. Pjesë nga intervista: Gjyshja e vajzës: Ish-nusja, se kuptuam pse…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi “aleatët e Rusisë” se përmes dezinformimit dhe sjelljeve të tjera dashakeqe në fushën kibernetike, po ndikojnë në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e mbajtur në samitin “Open Government Partnership” në Talin të Estonisë, ai paralajmëroi se këto veprime në Kosovë janë duke u intensifikuar. “Në Kosovë, përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetën, të kaluarën dhe të tashmen, janë të dukshme dhe po intensifikohen. Gjatë një momenti të rëndësishëm, kur shteti ynë është i përkushtuar në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e…
Policia në Mat, tha zyrtarisht të martën, se pas informacioneve që kishte siguruar se një 48-vjeçar dhunonte bashkëjetuesen 33-vjeçare si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht, ndërhyri dhe e arrestoi, ndërsa në banesë i gjeti 380 fishekë pa leje. Sipas policisë, gruaja kishte pësuar dëmtime të shëndetit mendor, dhe pa e ditur se dhunohej nga burri, familja e vajzës e kishte trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik në Tiranë. I vënë në presionin e familjarëve se përse 33-vjeçarja kishte përfunduar në këtë gjendje, burri, Dario Bruçi, pretendoi se asaj i kanë bërë magji, dhe për këtë kontaktoi dhe pagoi një 37-vjeçar nga…
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka dalë këtë të mërkurë para gjykatës, ku ka paraqitur konkluzionet e mbrojtjes në çështjen e inceneratorit të Fierit. Përmes avokatit, Lefter Koka pretendoi se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Sipas avokatit, Koka nuk ka pasur asnjë kompetencë vendimmarrëse. “Ministri ka vetëm një kompetencë, urdhrin për ngritjen e komisionit për dhënien e koncesionit. I pandehuri Koka ka nënshkruar kontratën koncensionare si titullar, jo si vendimmarrës”, tha avokati Julian Mërtiri. “Ka qenë Ministria e Financave që ka vlerësuar ligjshmërinë e procedurës dhe që ka lëvruar fondet publike. Nëse do të kishte konstatuar probleme le ta…
Deputeti i PD-së Gazmend Bardhi, ka folur në lidhje për uljen në tavolinë me Sali Berishën ditën e djeshme. I pyetur sesi do t’iu përgjigjet ndërkombëtarëve për bashkëpunimin me një të shpallur non-grata, Bardhi u shpreh se ai vazhdon të ketë çështje që i gjykon ndryshe nga Berisha. Ai tha se nuk mund ta mohojë se Berisha është një faktor i rëndësishëm në opozitë. “Unë bashkëpunoj me këdo që është në politikë, në kahun e opozitës. Ndajmë qëndrime të ndryshme për çështje të ndryshme. Qëndrimet e mia për të vazhdojnë të jenë aty. Por për çështje që jemi bashkë, nuk…
Ish-kryeministri Nano iu nënshtrua të Martën procedurës “Endoskopike” nëpërmjet “Trakeostomisë” për të aspiruar sekrecionet në rrugët e mushkërisë. Ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme, por parametrat e oksigjenit pësuan luhatje, ndërsa i është rikthyer temperatura. Por këtë të mërkure shëndeti i Fatos Nanos u përmirësua ndjeshëm, ku në intervale të ndryshme kohore, ai është shkëputur nga aparatura e aspirimit. Pas daljes nga intubimi, mjekët e spitalit privat po aplikojnë që prej një jave, procedurën e “Trakeostomisë”, që po rezulton efikase. Kjo procedurë lejon kalimin e ajrit dhe oksigjenit drejt mushkërisë nëpërmjet aparatit të vendosur. Gjithçka mundësohet nga një tub që është…
7 vite më parë, Stefi Prifti humbi bashkëshorten e tij e cila la pas edhe dy vajza. Herë pas here, Stefi e ka shprehur dhimbjen dhe brengën në intervista, por krejt papritur në jetën e tij ka ardhur një mundësi për një fillim të ri. I shoqëruar nga vëllai i tij, Endri në programin “Rudina” në Tv Klan për të folur mbi projektet e reja dhe verën që lamë pas, biseda u ndal në një postim shumë domethënës të këngëtarit. Më 23 Qershor, në ditëlindjen e tij të 55-të, Stefi postoi një foto ku shihen dy duar shoqëruar me një…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar pse deputetët e Partisë së Lirisë munguan në tryezën e përbashkët të zhvilluar mes grupit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishën. “Kanë qenë në vijën e parë të ballafaqimit me regjimit, në parlament dhe kudo dhe është e rëndësishme që 63 deputetë e opozitës t’i përgjigjen sakrificës të atyre që i kanë votuar në 2021 dhe të ndalojnë çdo lloj regjimi, që e ka parë si qëllim përçarjen e opozitës”, bëri me dije Meta. Në “luftën” e brendshme të Partisë Demokratike, se kush është kryetar i grupit, Lulzim Basha apo Gazment…