Prokuroria e Posaçme përfundon hetimin dhe çon për gjykim dosjen për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe 10 personave të tjerë, ish-zyrtarë dhe biznesmenë. Alla është marrë i pandehur për “shkelje të barazisë në tenderë” dhe “shpërdorim të detyrës”. Sipas SPAK, Lefter Alla evidentohet se ka shkelur procedurat e prokurimit publik të 30 prillit 2021 për ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe të shpërndarës së ujësjellës-kanalizimeve, në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizës. Ish-kryebashkiaku së bashku me zyrtarë të tjerë përgjegjës të bashkisë kanë krijuar avantazhe gjatë procedurës së prokurimit në mënyrë që garën ta fitonte kompania që donin…
Author: tirana
Shtyhet për herë të dytë regjistrimi i nxënësve në arsimin parauniversitar. Sipas Ministrisë së Arsimit, shkak i shtyrjes është indicia që ata kanë marrë se ka ende nxënës të pa regjistrur ndaj një ditë më para janë njoftuar shkollat që janë shtyrë sërish regjistrimet e nxënësve. Afati i fundit i regjistrimeve, normalisht ka qenë deri më datë 1 shtator, u shty deri më 4 dhe tani nxënësit do të kenë sërish kohë për regjistrime deri më datë 10. “Në vijim të shkresës së Ministrit të Arsimit dhe Sportit me numër 5131/2 prot datë 06.09.2023, për regjistrimet në institucionet e arsimit…
Greqia tashmë ndodhet me një situatë tepër të vështirë si pasojë e motit të keq, shoqëruar me shira masivë dhe përmbytje. Situata në Kardicë të Greqisë, dhe më konkretisht në zonën e Palamasë mund të cilësohet si dramatike. Imazh personifikues të “luftës” së banorëve, është një grua që po përpiqet që të shpëtojë fëmijën e saj, të cilin e kishte vendosur mbi një kamerdare. Videoja është filmuar nga një qytetar dhe më pas është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Policia e Shtetit ka vënë në pranga shtatë punonjës të postës Shqiptare, pasi ata përvetësonin pensionet. Bëhet fjalë për një dëm të shkaktuar prej 33.000.000 lekësh. Lajmi bërë publik nga vetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. “Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7 zyrtarë para drejtësisë! Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit! Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin…
Vrasja e Andonis Kariotis, 36-vjeçarit nga Kreta që e hodhën në det oficerët e anijes “Blue Horizon”, ka shkaktuar revoltë. Ai u përpoq të ngjitej në anije, pak sekonda pasi ajo u nis nga porti i Pireut, mbrëmjen e 5 shtatorit. 36-vjeçari ishte një njeri tepër i varfër, që bënte punë të vogla për mbijetesë, dhe kohët e fundit kishte humbur edhe nënën, mbështetjen e tij. Viktima ishte i njohur tek të gjithë banorët e Agios Nikolaos Lasithi në Kretë si një njeri tepër i dashur dhe punëtor, por edhe nga personeli i anijeve të linjës Kretë-Athinë. Kjo ka vënë…
Është nëna e bashkëjetueses së Darjo Bruçit, 48-vjeçarit nga Mati i cili ra në prangat e policisë nën akuzën e dhunën në familje, ajo që nga Franca denoncoi dhunën barbare ndaj bijës së saj. Policia zbarkoi menjëherë në shtëpinë e tyre dhe gjeti me shenja dhune 33-vjeçaren, dhunë që është ushtruar nga vetë 48-vjeçari. Policia i gjeti në celularin e tij edhe materiale filmike të riteve fetare nga një sheh 37-vjeçar nga Kosova, Kujtim Popaj, i cili kryen rite fetare të çuditshme me kaçavidë në trupin e së resë. Nga deklarimet e Bruçit, gruas së tij i është bërë magji…
pas vendimit drastik për të lënë muzikën, Fero po i përkushtohet fesë islame, me synimin që tani e tutje të jetë një mysliman i devotshëm. E duket se këtij qëllimi, reperi po ia arrin mjaft mirë, pasi tashmë ka filluar t’i përkushtohet seriozisht riteve fetare. Ai ka publikuar këtë të enjte në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi, ku shihet duke falur namaz në mes të rrugës. Fero po kryen ritualin e faljes në autostradë, ndërkohë që e ka ndaluar makinën e tij luksoze të tipit BMW në rrugë. “Ai që drejton në punë të mira është si…
43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë. Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë zhvillim, teksa ndan foto me organizatorët duke thënë se ky është një tregues se Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri. Ai vë në dukje se me këtë organizim Shqipëria do të futet në hartën e këtyre garave, bashkë me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain, Indonezinë, Kinën. “Sot me organizatorët e FORMULA 1H2O për garat botërore të ujit 2024 kur Shqipëria do të hyjë me liqenin e Pogradecit në hartën e këtyre…
10 tërmete kanë goditur ishujt Kanarie në Spanjë gjatë 24 orëve të fundit. Banorët dhe turistët në ishujt kanë përjetuar momente paniku. Ata i frikësohen idesë së një lëkundje më e fortë mund të pasojë dhe për këtë arsye, shumë prej tyre e kanë kaluar natën jashtë. Autoritetet lokale kanë vijuar punën gjatë gjithë ditës për të verifikuar dëmet dhe iu kërkojnë banorëve që të shmangin panikun. Lëkundja më e fortë ishte 3.6 Rihter dhe u regjistrua në perëndim të arqipelagut, teksa tërmete më të lehtë e pasuan.
Fredi Beleri vijon betejën për liri në Gjykatën e Lartë. Në këtë gjykatë janë regjistruar dy rekurse të Belerit. Në një prej tyre kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë. Në rekursin tjetër, Beleri kërkon vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit të Prokurorisë së Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar. Fredi Beleri ndodhet në burg, i arrestuar për “korrupsion në zgjedhje” , për rrjedhojë nuk mund të betohet si kryebashkiak dhe rrezikon të humbasë mandatin e fituar në 14 maj. Kjo ka sjellë reagime të ashpra…
Stresi është një nga reperët më të përfolur në showbizin shqiptar. Pas një lidhje disa vjeçare me Keisin, Stresi duket se ka gjetur sërish dashurinë. Së fundmi ai ka publikuar një foto në Instastory, ku shihet i përqafuar me vajzën që atij i ka rrëmbyer zemrën. “Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”, ka shkruar Stresi në foto, ku fytyrën e të dashurës ia ka mbuluar. Mesa duket reperi është sërish i lumtur, pas dramave në lidhjen disa vjeçare me Keisin, të cilët ndaheshin dhe pajtoheshin shpesh herë.
Vijon rehabilitimi i infrastrukturës së brendshme të lagjeve të Elbasanit. Drejtuesi politik i PS për qarkun Damian Gjiknuri bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja inspektuan përfundimin e punimeve në rrugën “11 Nëntori”. Gjiknuri theksoi se projektet e rehabilitimit nuk janë thjesht për fushata elektorale, por janë një përpjekje e vazhdueshme e bashkisë për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Ai bëri të ditur se aktualisht janë të hapura edhe kantiere të tjera cilat do të përfundojnë shumë shpejt.“Njerëzit ndonjëherë kujtojnë sikur punët bëhen thjesht për fushata elektorale. Kjo është një punë e vazhdueshme e bashkisë, ka shumë plane…