Author: tirana

Ishulli i Maligradit në Liqenin e Prespës, 20 minuta me varkë nga fshati Pustec, një destinacion shumë i veçantë i qarkut të Korçës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video me pamje nga ishulli i Maligradit, pjesë e parkut kombëtar të Prespës. “Ishulli i Maligradit në liqenin e Prespës, vetëm 20 minuta me varkë larg Pustecit, ofron një eksperiencë të mrekullueshme, mes vlerave natyrore, arkeologjike dhe kulturore”, shkruan Rama. Ishulli i Maligradit karakterizohet nga një numër i madh shpellash, të përshtatshme për faunën e egër. Në brendësi të ishullit gjendet kisha e Shën Marisë. Një mbishkrim në faqen jugore,…

Read More

Me gjithë mbylljen e fundin e verës, në rrugët e Tiranës, bregdet e veri të vendit nuk mungojnë të huajt. Isabella dhe Mateo janë dy prej tyre. “Jam nga Madridi. Zgjodhëm shtatorin që të vijmë pasi është më qetë. Nuk kam shumë dëshirë të udhëtoj kur ka shumë njerëz. Jam bashkë me të fejuarin tim dhe planifikojmë të vizitojmë këto ditë edhe veriun e vendit, për të cilin kemi dëgjuar fjalë shumë të mira”, shprehet Isabella. “Bumi” i ardhjeve këtë vit duket se po ndihmon në tërheqjen e turistëve jashtë sezonit. “Këtë vit kemi një trend rritës për sa i…

Read More

Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka përgatitur me ekspertët e saj një Projektligj për ndryshimin e kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë për votën e diasporës, të cilin e ka prezantuar në një tryezë ku merrnin pjesë dhe përfaqësues të KQZ-së, OSBE-së, Avokatit të Popullit dhe institucione e organizata të tjera rëndësishme. Përfaqësuesi i “Diasporës për Shqipërinë e Lirë” Florjan Haçkaj tha se Gjykata Kushtetuese e ka njohur të drejtën e diasporës për të votuar dhe i ka dhënë kuvendit një vit kohë për të plotësuar kuadrin ligjor më 9 janar 2023. Ai theksoi se çdo palë zgjedhje pas këtij…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitoi një ish-shkollë fillore në Yahidne në Ukrainë, ku në fillim të luftës, trupat ruse mbanin të arrestuar dhe torturonin të burgosurit ukrainas. Zyrtari i lartë amerikan u informua për krimet e rënda ndaj civilëve të pafajshëm dhe kostot e tmerrshme njerëzore që ka shkaktuara agresioni rus në Ukrainë. Pas vizitës, sekretari Blinken tha se ajo që kishte ndodhur në këtë shkollë, ishte vetëm një tjetër shembull i mizorive të forcave ruse. Në ditën e parë të vizitës së tij në Ukrainë, sekretari Blinken prezantoi paketën e re të ndihmës ushtarake, e cila arrin…

Read More

Seanca e radhës për ish-ministrin, Fatmir Mediu sa i takon çështjes “Gërdeci”, nisi rreth orës 10:00 të së premtes. Mbrojtja kërkoi gjatë seancës, që pati debate të vazhdueshme edhe nga familjarët e të dëmtuarve në sallë, që për Mediun të dëshmonin 90 persona. Këta dëshmitarë duhet të pyeten dhe të sqarojnë të gjitha rrethanat e çështjes dhe detyrat që kryenin. Mes tyre: Pandeli Majko, në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes sepse ai ka miratuar dokumentet kryesore të sigurisë, urdhrat për menaxhimin e municionit të tepërt dhe shkatërrimin e tyre. Gjithashtu është përgjegjës për kontratën me kompanitë private të financuara nga…

Read More

Policia Kufitare në Kakavijë njofton se ka goditur dy raste të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas Policisë së Shtetit, për të dyja rastet janë vënë në pranga 4 shtetas të huaj, si dhe janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis në formë çokollate. Po ashtu, janë sekuestruar edhe dy peshore elektronike, 2 automjetet më të cilat lëviznin të arrestuarit dhe 4 celulare. Ndërkohë, mësohet se të arrestuarit janë banues në Zvicër, Izrael dhe Kroaci. Njoftimi i plotë Kontrolle intensive për të garantuar qarkullimin e ligjshëm të shtetasve dhe mallrave, në hyrje/dalje, si dhe për të…

Read More

CEO i Crypto Exchange Thodex është dënuar me 11 vjet dhe 196 ditë burg nga një gjykatë turke për krime të shumta duke përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash. Thodex ishte shkëmbimi më i madh i kriptove në Turqi, por u akuzua në prill 2021 për mashtrimin të mijëra investitorëve të kriptove në afro 13 milionë dollarë sipas aktakuzës së prokurorisë. Pas këtyre akuzave ai u arratis në Shqipëri. Dy vëllezërit dhe motra e tij të përfshirë në mashtrim morën gjithashtu dënime me burg. “Unë jam mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë.…

Read More

Fundjava do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe i favorshëm për të gjithë ata që kanë planifikuar t’i drejtohen bregdetit. “Nëse flasim për 15 ditëshin e parë kemi një mot i cili do të jetë mjaft i favorshëm. Do të kemi interval me kthjellime duke përfshirë këtu edhe këtë fundjavë ku do të kemi diell në zonat bregdetare, në qytetet e zonave të ulëta, por po ashtu edhe në zonat malore për ata që do të shfrytëzojnë turizmin malorë”,-thonë sinoptikanët temperaturat do të arrijnë vlera deri në 36 gradë Celcius. Në fundjavë shpejtësia e erës do të jetë problematike…

Read More

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu kërkon në Gjykatën e Posaçme pyetjen e 90 dëshmitarëve për llogari të procesit ndaj tij për “Gërdecin”në këtë gjykatë. Mes tyre kërkon që të merren në pyetje zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare. Mediu përballet me akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim dhe “shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Dosja “Gërdeci” u riaktivizua pas një kallëzimi në SPAK të familjarëve të viktimave të shpërthimit tragjik, gati 13 vjet pasi Gjykata e Lartë kishte pushuar çështjen ndaj ish-ministrit. Në…

Read More

Olta Xhaçka nuk do të jetë më ministre e Europës dhe Punëve të Jashtme post që e ka mbajtur që nga viti 2020, dhe media greke “Protothema” e ka lidhur me çështjen Beleri. Në një shkrim të gjatë, media greke sjell në vëmendje akuzat e opozitës për bashkëshortin e Xhaçkës, Artan Gaçin, i cili ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama. Shkrimi i plotë Largimi nga Ministria e Jashme i Olta Xhaçkës nga kryeministri Edi Rama, lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me paraburgimin e paligjshëm të kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, por edhe me biznesin e bashkëshortit të saj…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në selinë e PD-së, atje ku rri grupi i Rithemelimit. Meta do ketë një takim me Sali Berishën një ditë pas kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” në KQZ, në lidhje me zgjedhjet në Kukës më 24 shtator.

Read More

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka reaguar pas barazimit që Kombëtarja arriti të marrë në Çeki, i cili e mban ende në vendin e dytë të grupit E. Kreu i FSHF shprehet se nuk është ende koha për të festuar pasi janë dhe 4 ndeshje përpara për të bërë të mundur ëndrrën evropiane. “Na duhej gjithçka na dha kjo ndeshje në Pragë. Djemtë tanë na emocionuan me lojën, rastet e krijuara, paraqitjen e tyre dinjitoze, duke përballuar peshën psikologjike që kjo ‘finale e katërt’ kishte. Nuk është koha për të festuar ende, kemi edhe katër finale në…

Read More