Author: tirana

Volodymyr Zelensky deklaroi se pas vdekjeve së shefit të mercenarëve Yevgeny Prigozhin qëndron presidenti rus Vladimir Putin. Kjo është deklarata e parë e tillë e presidentit ukrainas për këtë çështje. “Fakti që Putin vrau Prigozhin, të paktën ky është informacioni që ne të gjithë kemi, jo ndonjë lloj tjetër, tregon gjithashtu mënyrën e tij të të menduarit dhe se ai është i dobët,” tha Zelensky. Avioni në të cilin Prigozhin po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg u rrëzua më 23 gusht në veri të Moskës, duke vrarë të 10 personat në bord, mes tyre edhe kreun e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Read More

Shërbimet e Policisë Rrugore Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Bulqizë, pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në kryqëzimin mes dy qyteteve në Bulqizë, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi i shtetasit A . Sh . , që shafqet në video. Për kundërvajtjen e kryer, ndaj tij u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit…

Read More

Këngëtarja Enca Haxhia konfirmoi vetëm pak muaj më parë lidhjen e saj me masazhierin afrikan, Mickey Neblett. Çifti ndan vazhdimisht foto nga përditshmëria e tyre. Ndërkohë, së fundmi ajo dhe i dashuri i saj po kalojnë disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë. Ata kanë njoftuar ndjekësit e tyre se po shijojnë disa ditë pushimi në Dhërmi, nga ku po postojnë foto të shumta të vendit. View this post on Instagram A post shared by Mickey Neblett (@khaidems_way)

Read More

Lufta brenda PD-së është thelluar edhe tej duket pas mbledhjes së përbashkët mes grupit të Berishës dhe atij që mbështet Gazment Bardhin pas thirrjes së këtij të fundit. Krahu i Bashës është riorganizuar me qëllim sulmin ndaj mbështetësve të Berishës dhe atyre të Bardhit, të cilët tentuan një mbledhje me qëllim ribashkimin e partisë, por pa ish kryetarin e saj. Krahas mesazheve pajtuese të Bardhit dhe Berishës, të cilët në parim folën për një veprim opozitar të koordinuar, gjatë asaj mbledhje pati edhe disa ngjarje që nuk u panë në ekran. Burime bëjnë me dije se edhe pse ishte i…

Read More

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Laprakës. Paraprakisht mësohet se një makinë tip “Mercedes” e drejtuar nga një femër, ka qenë me shpejtësi kur ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka kapërcyer bordurën duke u përplasur me një makinë tjetër. Të paktën dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur nga përplasja e “Mercedesit” me mjetin tip “Golf 5”. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për menaxhimin e situatës.

Read More

“Dramat” në vilën e dashurisë kanë nisur që në javën e parë. E krahas kësaj kanë nisur edhe pëlqimet, flirtet por edhe mospëlqimet në “Love Island”. Së fundmi, ka qenë Ilda e cila, e ndikuar nga të gjitha situatat e ndodhura ka bërë një deklaratë të papritur. Ajo u shpreh se nëse askush nuk ka pëlqim për të, është e gatshme të dalë nga shtëpia. Por këtë situatë ajo nuk e mbylli këtu! Ilda thumboi edhe një pjesë të banorëve të tjerë pa përmendur emra specifikë. “Nuk e di sesi rrinë një pjesë këtu”, është shprehur ajo. Kjo gjë trazoi…

Read More

Ish-ministri Ylli Manjani ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në aeroportin e Athinës ku kompania Ëizz Air ka braktisur udhëtarët në mes të rrugës duke mos u dalë për zot për asgjë. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Manjani thekson se familja e tij ishte mbajtur peng për orë të tëra në aeroport duke shtyrë fluturimin dy herë dhe më pas avioni nuk u nis fare. Manjani shkruan pasi u nxorën nga avioni, udhëtarëve nuk iu dha mundësia e hotelit por iu tha se duhej të flinin ku të mundenin. “Asnjë mirkuptim nuk mund të…

Read More

Është 22 vjeçe, nënë e një vajze të mitur. Sytë i drejton nga shteti që t’i mbrojë jetën por dhe për ta ndimuar. Ndihet e kërcënuar nga familjarët e ish-bashkëjetuesit të saj 24 vjeçar, Ramis H., të cilin pak ditë më parë e denoncoi në polici se e dhunonte. “Njerëzit e tij më thonë hiq denoncimin se do të kesh pasoja. Më merr i vëllai e më thotë tërhiq denoncimin”– rrëfën e reja në një intervistë televizive. Megjithë këto kërcënime që pretendon, 22-vjeçarja nuk ka frikë të denoncojë situata edhe më të rënda. Ajo ngre gishtin e akuzës ndaj ish-bashkëjetuesit duke…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti sot Koordinatorin Special të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Migracionin e Paligjshëm, Gjeneralin Stuart Skeates. Balla gjatë takimit deklaroi se rezultatet e Task Forcës së Përbashkët për Migracionin janë mjaft domethënëse me një ulje prej 92% të rasteve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar. “Rezultatet e Task Forcës së Përbashkët janë domethënëse me një ulje prej 92% të rasteve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar. Rasti më i fundit i riatdhesimit të 5 emigrantëve të paligjshëm shqiptarë brenda javës të cilët kishin udhëtuar drejt Britanisë…

Read More

Monedha shqiptare ka fituar përsëri terren ndaj valutave të huaja gjatë kësaj jave.Monedha europiane ka mbyllur javën me një trend në rënie dhe tashmë po këmbehet me 107 lekë.Vlerën më të lartë gjatë kësaj vere euro e preku në fund të gushtit ku u këmbye me mbi 110 lekë. Që prej asaj periudhe ka pasur një trend rënës duke humbur rreth 3 pikë. Ndërkohë nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se monedha europiane është nënçmuar me rreth 10 pikë. Në shtatorin e vitit 2022 një euro këmbehej me 117.7 lekë. Gjatë javës…

Read More

Ministri Niko Peleshi priti sot homologun e ri të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci si dhe delegacionin që e shoqëronte. Peleshi vlerësoi faktin që vizitën e parë zyrtare si Ministër i Mbrojtjes Maqedonci e zhvilloi në Tiranë, duke demonstruar dhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve, miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy shteteve tona. Ministri i shprehu Maqedonci urimet më të mira për emërimin në këtë detyrë. Diskutimet mes dy ministrave u fokusuan në bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe vlerësimin e mundësive mbi intensifikimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Gjithashtu dy ministrat biseduan për situatën…

Read More