Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla pret Koordinatorin Special Britanik, Skeates: Rënie drastike e numrit të emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe

15:09 / September 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti sot Koordinatorin Special të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Migracionin e Paligjshëm, Gjeneralin Stuart Skeates. Balla gjatë takimit deklaroi se rezultatet e Task Forcës së Përbashkët për Migracionin janë mjaft domethënëse me një ulje prej 92% të rasteve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar.

“Rezultatet e Task Forcës së Përbashkët janë domethënëse me një ulje prej 92% të rasteve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar. Rasti më i fundit i riatdhesimit të 5 emigrantëve të paligjshëm shqiptarë brenda javës të cilët kishin udhëtuar drejt Britanisë së Madhe në mënyrë të paligjshme është shprehje kuptimplotë e bashkëpunimit dhe punës së agjencive ligjzbatuese shqiptare në luftën kundër emigracionit të paligjshëm”, nënvizoi ai.

Ministri u shpreh gjatë takimit të Task Forcës së Përbashkët për Migracionin se rezultatet domethënëse dhe bashkëpunimi ekzistues me agjencitë ligjzbatuese britanike në fushën e emigracionit të paligjshëm, duhet të thellohet edhe në fusha të tjera si lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Nga ana e tij Gjenerali Skeates tha se “është e qartë se iniciativa e përbashkët ka mundësuar rezultatet domethënëse të muajve të fundit. Falë lidershipit tuaj është mundësuar ulja drastike e mbërritjeve të paligjshme të shqiptarëve në Britaninë e Madhe nëpërmjet gomoneve prej 92 % më pak”.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.