Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia këtë javë, ku ka takuar edhe një zyrtare italiane drejtore e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Lombardi. Kjo e fundit është shprehur e mahnitur nga Rama duke thënë se “takimi me të ishte edukues”. Lucia Lo Palo ka rrëfyer me fjalët e saj një pasazh nga deklarata e Ramës në këtë event. “Njeriu me pasurinë e tij të inteligjencës dhe imagjinatës, – na tha ai pak ditë më parë, – “ka fituar fuqinë për t’i dhënë formë natyrës, duke e abuzuar atë në një mënyrë shpesh të…
Author: tirana
Një tërmet me magnitudë 4.0 goditi këtë të premte brigjet e Pesaros dhe Ankonës në Itali. Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet u regjistruan në orën 16:36. Epiqendra ishte 20 km larg brigjeve të Ankonës dhe Pesaros, raportojnë mediat e vendit fqinj.
Kosova pret të shtunën Zvicrën në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, teksa në konferencë për shtyp u paraqit trajneri Murat Yakin dhe kapiteni i helvetëve, Granit Xhaka. Ke luajtur kundër Shqipërisë, Serbisë dhe tani Kosova, cilat janë emocionet? “Është një ndeshje e veçatë për mua dhe familjen. Nuk krahasohen sepse është ndryshe, jam i kënaqur që jam këtu dhe pres nesër një ndeshje me shumë emocione”. Marrëdhëniet me Zvicrën dhe Kosovën janë pak ndryshe, a ke bërë ndonjë përgatitje ndryshe nga ndeshjet e tjera? “Ne e njohim mirë Kosovën dhe lojtarët e saj. Trajneri na ka përgatitur…
Askush nga institucionet e Kosovës nuk ka sqaruar ende nëse NATO-ja dhe misioni i saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, kanë eventualisht ndonjë kërkesë të re në lidhje me dërgimin e policisë speciale të Kosovës në veri – zonë e banuar me shumicë serbe. Dilema nëse kjo polici duhet të marrë miratimin e KFOR-it për dislokim atje, është ngritur një ditë më parë, pas një deklarate të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Duke iu referuar një dokumenti të vitit 2013, në të cilin Qeveria e Kosovës zotohet ndaj NATO-s se nuk do ta dislokojë Forcën e Sigurisë së Kosovës…
Autoritetet ruse po mbajnë këtë javë zgjedhje lokale në territoret ukrainase të aneksuara një vit më parë, në të njëjtën kohë me dhjetëra rajone të Rusisë që votojnë për të zgjedhur guvernatorët lokalë dhe ligjvënësit, përfshirë kryebashkiakun e Moskës. Votimi për legjislaturat vendore të krijuara nga Moska në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia do të zgjasin disa ditë për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Pasi banorët të kenë votuar, do të krijohet një legjislaturë rajonale, e cila në vazhdim do të emërojë guvernatorin rajonal. Në provincat Donetsk dhe Luhansk, mijëra kandidatë po konkurrojnë për vendet në këshillat bashkiakë dhe komunalë.…
Kryeministri Edi Rama shprehet se duhen rritur ndëshkimet ndaj njerëzve të papërgjegjshëm që ndotin ambientin. Si rast konkret merr shembullin e një zotërie në Golem që i hedh mbetjet në rrugë. “1 milionë lekë gjobë nuk mjaftojnë për zotërinë që në kulm të sezonit në Golem, i hedh mbetjet në rrugë, sepse sanksionet për këta ndotës të pacipë duhen rritur me se s’bën për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky soj kaq i papërgjegjshëm”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Ndër të tjera, kreu i qeverisë përgëzon dhe inkurajon policinë që të mos ulë vigjilencën ndaj këtyre akteve.
Kozak Braçi është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale, Tik Tok dhe Instagram. Ai ndan me mijëra ndjekës momente nga jeta e tij luksoze. Duke qenë se një pjesë e madhe e ndjkësve të tij janë adoleshentë, shpesh influencohen nga sjelljet e tij dhe përpiqen ta imitojnë. Por së fundmi, Kozak ka postuar në Instagram ku duket duke drejtuar makinën me shpejtësi të çmendur. Nga njëra anë rrezikon të bëhet burim aksidenti për të tjerët dhe nga ana tjetër, influencon adoleshentët që të bëjnë të njëjtin veprim si ai.
Lojërat Mesdhetare në vitin 2030 do të mbahen në Kosovë. Ky vendim u mor të premten nga Asambleja e Përgjithshme e Komitet Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG). Kandidatura e Kosovës ka marrë 58 vota pro, pra shumicën dërmuese të votave të të pranishmëve, derisa shtatë ishin kundër. Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka cilësuar si arritje të jashtëzakonshme. “Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve!”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Në Poloni është një situatë kaotike në prag të ndeshjes ndaj Kombëtares sonë, të dielën në “Air Albania”. Fitorja ndaj Ishujve Faroe nuk ka shuar zërat dhe polemikat, pasi kritikat kanë qenë të mëdha. Mbi të gjitha së fundmi ka spikatur një intervistë e dhënë nga Jan Tomaszewski për “Super Express”, ish-portier i Polonisë, i cili herë pas herë pëlqen të gjykojë, ofendojë dhe komentojë “pa kafshuar” gjuhën. “Çfarë nuk funksionoi në këtë ndeshje (Ishujve Faroe)? Santos tha pas ndeshjes: “Ne donim të luanim në krahë shumë shpejt, gjithçka ishte shumë shpejt”. Trajner, a e di se çfarë do të…
Jo një, por 2 ‘islanders’ do i bashkohen rrugëtimit në vilën e dashurisë. E para është Xhoana, ajo është 23 vjeç dhe vjen nga Durrësi. Nëse i duhet ta përshkruaj veten me 3 fjalë, sipas Xhoanës ajo është e bukur, spontane dhe impulsive. I dyti është Everaldo 31 vjeç dhe jeton në Modena të Italisë, por shpirtin binjak ka zgjedhur ta kërkojë në ‘Love Island Albania’. Pasioni i tij është kërcimi dhe gjithashtu ka marrë pjesë në spektaklin e njohur “Amici” dhe pjesë e disa formateve në televizionin italian.
Mikela Pupa shtohet në listën e personave që Luiz Ejlli ka hequr nga llogaria e tij në “Instagram”. Ish-banorja e BBV ishte duke bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, në momentin që një fans e pyet se përse Luizi e ka hequr nga Instagrami. Mikela duket se nuk ka qënë aspak në dijeni të këtij fakti dhe nuk ia kishte aspak idenë se pse Luizi nuk e ka më në listën e tij të shokëve në Instagram. “Tani e pash që më paska hequr”, i është përgjigjur Mikela ndjekësit, përgjigje të cilën e ka shoqëruar me ikonën se nuk…
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula thotë se në Shqipëri ka mbërritur një listë e re nga Britania e Madhe me persona të shpallur ‘non grata’. Sipas Sulës, 10 janë nga radhët e mazhorancës, ku ndër to përfshihen zyrtarë të nivelit të lartë si ministra e ish-ministra si dhe 2 nga opozita. ‘Ka ardhur një listë e re nga Britania e Madhe. Janë 12 emra, 10 mazhoranca 2 opozita. Tek opozita janë në nivel normal e në nivele të ulëta, ndërsa tek mazhoranca janë në nivele shumë të larta, deputetë, ministra dhe shumë të tjerë. E ka njoftimin qeveria! A…